Tirana sistemon Luzin, Kamza lë jashtë Elbasanin

Tirana sistemon Luzin, Kamza lë jashtë Elbasanin

KUPA E SHQIPËRISË/ Skuadrat e forta kalojnë, Partizani nuk luan pasi nuk gjen fushë

U luajtën ndeshjet e kthimit të Kupës së Shqipërisë, në kuadrin e turit të parë të saj. Kamza është surpriza e turit të parë të Kupës së Shqipërisë, skuadër e cila ka eleminuar Elbasanin nga ky kompeticion.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve ka përfunduar në barazim 0-0, duke i dhënë mundësinë Kamzës të kalojë në turin tjetër, kjo dhe falë fitores së tyre në ndeshjen e parë 2-1. Kanë kaluar pa probleme ekipet e tjera të mëdha. Tirana me 10 lojtarë ka mposhtur Luzin 3-0, Dinamo ka fituar me Mamurrasin 2-0, Besa ka mundur 1-0 Pogradecin.

Rezultati më i thellë i turit të parë është ai i Apolonisë, ku fierakët kanë shkatërruar 5-0 Bilishtin. Vllaznia e ka pasur të lehtë të fitojë 5-1 me Tomorrin. Skuadra e Luzit ka reaguar me 5 gola, edhe pse përballë ishte skuadra modeste e Tomorrit. Sidoqoftë një lloj reagimi, që i plotë pritet të jepet këtë fundjavë në Korçë, në një transmetim jo pak të lehtë.

Ndeshje të cilat dhuruan bollëk golash, ku rekordin e mban ajo e zhvilluar në Korçë, mes Skënderbeut dhe Skraparit, që përfundoi 9-5. Fitore jo pa shumë mund ka marrë Tirana, ndaj Luzit të Kavajës 3-0, ndërkohë që në ndeshjen e parë ishte mundur 3-1.

Surpriza “luzitane” e fqinjëve të Kavajës ka vazhduar vetëm një 90 minutë, pasi në kryeqytet Tirana nuk e ka zgjatur shumë por ka mbyllur lojën me një 3-0 të pastër, për të menduar më pas për sfidën e së shtunës në kampionat me Shkumbinin. Dinamo ka fituar në kompleksin e vet, 2-0 ndaj Mamurrasit, duke kaluar në turin tjetër. Edhe skuadrat e tjera, të superligës, që iu bashkuan këtij evenimenti kombëtar në futboll në turin e parë, e shohin veten të kualifikuara.

Të mërkurën nuk u zhvilluan vetëm dy ndeshje kthimi, konkretisht Laçi-Besëlidhja dhe Partizani-Ada, për arsye objektive. Pas zhvillimit të ndeshjes së parë mes Vlorës dhe Teutës, tashmë bëhet shkak infrastruktura për shtyrjen deri më 11 nëntor të dy ndeshjeve të kthimit të turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Sikurse është bërë e ditur dje zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit, Partizani-Ada dhe Laçi-Besëlidhja nuk do të zhvillohen sot.

Sipas njoftimit të FSHF-së, të kuqtë, të cilët nuk munden të marrin më shumë se një barazim 0-0 në shtëpinë e Adës se Velipojës, nuk kanë fushë, kështu që janë të detyruar ta shtyjnë takimin për javën tjetër. Ndërkohë, i njëjti hall e ka zënë edhe Laçin, i cili ka probleme me fushën e tij.

Ndeshja Laçi-Besëlidhja ishte planifikuar të luhej në Lezhë, ku do të luhet kampionati i femrave, ndërsa në fushën e Laçit kanë hyrë makineritë e rënda për të rikonstruktuar tribunën e re të stadiumit.

Tashmë skuadrat elitare kanë kaluar turin e parë në të dyja grupet, teksa pas situatës në kampionat, duket se rrugën për në Evropë për edicionin e ardhshëm, Vllaznia, apo edhe ndonjë ekip tjetër e ka pikërisht te kupa.(Shekulli)

bASJheFkh7g

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25687. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25687

Top