Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

tntn

Primus registratum
Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

Besoj jeni ne dijeni te planit te improvizuar per mbushjen e gropes se Hajdin Sejdise me mbeturina inerte ne qender te Tiranes. Lidhur me kete, eshte mire qe te pakten te dihen ca gjera, aq sa duhet per te shprehur nje shqetesim thjesht qytetar:

Per firmat e ndertimit qe punojne ne Tirane s'ka me mire sesa ti hedhin mbeturinat e tyre inerte ne nje grope mu ne qender te qytetit. Kjo u kursen atyre goxha kosto, dhe behet fjale per qindra kamione me mbeturina qe duhet, sipas rregullave, te shkarkohen ne depozitat e inerteve ne vende te paracaktuara. Lul Bashes i kemi borxh shnderrimin e gropes se Hajdin Sejdise ne nje pike shkarkimi intertesh ne qender te kryeqytetit.

Plani francez per qendren e Tiranes parashikon qe gropa ekzistuese, (vetem volumi i punimeve per hapjen e saj ka kushtuar qindra-mijera dollare) te shnderrohet ne parkim te nendheshem disakatesh, me park persiper si dhe me nje qender tregtare. Lul Basha dhe Sali Berisha po hedhin inerte fare pa vizion dhe ne menyre te kundraligjshme (pa pyetur bashkine, pa marre leje ndertimi) ne qender te Tiranes. Ideja e ndertimit te nje "parku" thjesht park eshte teresisht primitive, ne mendimin tim ajo perben thjesht nje loje populiste malokesh. Halli eshte se ndersa Sala hap dhe mbyll vrima ne nje periudhe 10 vjecare, per Tiranen behet thjesht nje vrime ne uje...
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

/pf/images/graemlins/wave.gif....per informacion, gjithnje lidhur me Tiranen dhe problemet e saj, duke qene se kete postim e fshine "aksidentalisht", ne menyre transparente dhe demokratike...

Mesohet se ne mbledhjen e rradhes se KRT te Tiranes, te mbajtur pa pranine e perfaqesuesve te pushtetit lokal, Kryeministri Sali Berisha eshte shprehur (citoj): "te rezervohen vende per ndertimin e vilave ne Selite dhe Kashar te Tiranes, ne menyre qe aty te strehohen ciftet e reja qe do rrisin brezin e ri te Shqiperise, si dhe tu japin mundesine emigranteve qe kane kaluar gjithe jeten me pune jashte shtetit, qe te blejne shtepi ku te kalojne pensionin me dinjitet ne token e tyre" (shenim: citimi eshte bere nga fjalimi i Berishes ne origjinal) /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

Pervec kesaj, Kryeministri Berisha, urdheroi KRT te filloje punen per pergatitjen e nje plani rregullues per Tiranen, i cili parashikon zhvillimin e kryeqytetit drejt jugut (krejt ne kundershtim me masterplanin ekzistues, i cili parashikon zhvillimin e Tiranes drejt veriut, dhe qe eshte ne finalizim e siper pas nje pune 6-vjecare) /pf/images/graemlins/thumbsup.gif

Konkluzioni im:
Me ane te shtrirjes se Tiranes drejt jugut, arrihet synimi i pare i Kryeministrit aktual, d.m.th, te behet e kunderta e asaj qe eshte planifkuar deri tani, duke qene se planifikimi i deritanishem eshte produkt "i opozites". Z.Kryeminister do te bente mire te merrte parasysh faktin se planifikimi urban, dhe te gjitha fazat e tij, duke filluar nga projekt-idete, projektet e pjesshme, masterplanet dhe projektet ekzekutive jane procese qe zgjasin te pakten 4-5 vjet, dhe nuk kane aspak natyre politike, por rreptesisht teknike. Pavaresisht nga kjo, gjeniu Berisha, kthen permbys kahjen e zhvillimit duke thene: "Tirana do te zhvillohet drejt jugut", kur masterplani i deritanishem, ne perpunim e siper dhe i plotesuar me zgjidhje pjesore, thote ekzaktesisht te kunderten. Ne realitet, vendimi i paparashikueshem i Berishes perkthehet ne kaos dhe anarki urbane - ajo qe i duhet me pak Tiranes me afro 950,000 banore. Nje qeveri qe permbys prioritetet shumevjecare natyrisht qe s'mund ti paraprije zhvillimit urban dhe ekspansionit kolosal te Tiranes.

Une kam dyshimin se: zhvendosja totalisht autoritare e zhvillimit te Tiranes drejt jugut (nuk degjuam, as pame te zhvillohen tryeza ekspertesh, me urbanistet dhe palet e interesuara) eshte nje manover e shkalles se gjere, e cila le ne hije katastrofen me te madhe qe ka goditur Tiranen, duke e shnderruar ne nje Brazzaville: legalizimin perfundimtar te getove me vila 3-kateshe ne veri te Tiranes...dhe kjo pa asnje vizion urban, por thjesht per qellime afatshkurtra politike...duke e lene ne hije planin per Tiranen Moderne ne veri te Stacionit te Trenit, de facto ligjerohet pushtimi i tokes dhe sigurohet vota e pronareve te rinj, te legalizuar me rastin e zgjedhjeve lokale.

Dhe, mos harroni: nese keni nevoje per prova te metejshme amatorizmi, ja ku jane:

(nga agjensite e lajmeve)
Mesohet gjithashtu se Berisha ka bere thirrje qe ne fshatrat e Lundres, Kasharit dhe Selites te hartohen masterplane per ndertimin e fushave te golfit dhe tenisit..."Shqiperia eshte vend pa peme" ka thene shprehimisht Berisha, "ndaj eshte shume e pershtatshme per lojen e golfit"

(nga gazetat)
Ne perfundim te mbledhjes se KRT, Kryeministri Sali Berisha ka quajtur kryetarin e bashkise se Tiranes" nje zhgarravites te deshtuar", dhe ka urdheruar urgjentisht zotin Lulzim Basha, qe te filloje nga puna punes per ndertimin e parqeve dhe lulishteve per femije, te cilat i ka nenvleftesuar Edvin Rama.

Ketu ja vlen te shenohet se ndertimi i parqeve dhe lulishteve eshte nje nga kompetencat me te mirefillta te pushtetit lokal. Nuk di c'te shtoj, po me duket se objektivisht nuk mund te gjendet nje shprehje me e paster e injorances ne fushat e zhvillimit urban, social, te nderthurur me nje mungese te hatashme vizioni. Padyshim ne krahasim me Fatos Nanon, Sali Berisha eshte zgjidhja me e mire, por faktet e ketyre tre muajve tregojne qarte se Berisha nuk eshte aspak nje lider i ketij mijevjecari, por i mijevjecarit te shkuar, me te gjitha te mirat dhe te metat e tij.

...shpresoj mos ta censuroni perseri kete postim. /pf/images/graemlins/thumbsup.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

c'te shtosh

ke te drejte

vizion shpellar i administrimit te kryeqytetit.

meqe ra fjala, kush eshte pronar i asaj grope?

dhe kush ka te drejten e administrimit te asaj pasurie?

(terren + ore pune punetoresh + ore pune makinerish + kosto e projektimit + te tjera)
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

Pronar i gropës, me sa di unë, është akoma Hajdin Sejdia dhe prandaj është e pamundur të përdoret ajo gropë si parkim i nëndheshëm. Fakti që gërmimi i saj ka kushtuar qindra mijëra $ nuk e justifikon faktin që ajo gropë ka ndenjur e hapur për 13 vjet. Derisa të sqarohen problemet ligjore me Sejdinë gropa mbyllet dhe më pas, në varësi të vendimit të gjykatave veprohet në konsekuencë.

Për ate punën e Kasharit, Lundrës e Selitës jom plotsisht dakort me Berishën. Argëtimi i popullsisë duhet të jetë prioritet ashtu si edhe lufta ndaj korrupsionit. Të korruptuarit s'kanë pse të dalin jashtë Shqipërisë për t'u argëtuar. Ata mund t'i riqarkullojnë paratë brenda vendit! /pf/images/graemlins/smash.gif

Në veri të Tironës personalisht nuk më duket se ka shumë mundsi zgjerimi. Faktikisht, plani i parë i zgjerimit të Tiranës (92-96) ishte drejt jugut dhe perëndimit duke i kapërcyer kodrat e Selitës dhe duke ju sulur Ultësirës Perëndimore deri në Durrës. Me sa duket Sala vazhdon t'i qëndrojë kësaj ideje.
 

DriniS

Ecejak
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

Gafa me e madhe ketu me aq sa lexova eshte se do i beje zonat e Saukut dhe Selites (sipas gazetave) duke perfshire midis zonen e kopshteve botanike e zoologjike si "zonat e te pasurve" dhe me kete veprim ose me sakte neglizhence ndaj zones ne veri me Bathore e Kamez do krijoje vetvetiu dhe ne dukje "padashje" ne zona 'ghetto' ku mbizoteron varferia, papunesia dhe si rrjedhoje do lulezoje krimi ne mase te gjere. Nga ana ligjore keta njerez duhet te konsultohen me juristet dhe me pas me tekniket e inxhinieret per mundesite e masterplaneve te tyre qe i krijojne nga muhabetet neper kafene e restorante.

A thua s'kemi probleme te tjera me te rendesishme qe duhen ndrequr.

Shqiperi, e mjera Shqiperi
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Për ate punën e Kasharit, Lundrës e Selitës jom plotsisht dakort me Berishën. Argëtimi i popullsisë duhet të jetë prioritet ashtu si edhe lufta ndaj korrupsionit. (...) Në veri të Tironës personalisht nuk më duket se ka shumë mundsi zgjerimi. Faktikisht, plani i parë i zgjerimit të Tiranës (92-96) ishte drejt jugut dhe perëndimit duke i kapërcyer kodrat e Selitës dhe duke ju sulur Ultësirës Perëndimore deri në Durrës. Me sa duket Sala vazhdon t'i qëndrojë kësaj ideje.

[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/wave.gif ...Veriu i Tiranes eshte pikerisht vendi ku do te shtrihet qyteti i ri. Po te shohesh rrafshin tek Stacioni i Trenit, dhe te kesh ne dore nje harte te Tiranes, duket qarte se vazhdimi i Bulevardit "Zogu i Pare" kalon pikerisht ne ate zone, teresisht fushore. Edhe kandidati i atehershem per Kryetar Bashkie, Spartak Ngjela, premtoi "zgjatjen e Bul. Zogu I si arterien kyce te Tiranes" - gje qe eshte mese e vertete. Por, per fat te keq, Ngjela beri vetem nje premtim elektoral (qe eshte gjeja me e keqe e politikaneve tane) pa e bazuar deshiren e tij ne njohurine e masterplanit te Tiranes. /pf/images/graemlins/booki.gif

A thua se ndertimi i nje bulevardi kryesor si zgjatimi i Zogut te Pare qenka nje premtim qe i behet nje tribuje indianesh, dhe qe ndertohet keshtu, tak-fak, pa vizion, pa plan...Arterja kryesore e Tiranes eshte pikerisht Bulevardi Deshmoret e Kombit dhe zgjatimi i tij, i cili duhet te prese aksin e Unazes se Madhe te Tiranes ne veri.
/pf/images/graemlins/thumbsup.gif

Kjo qe thua ti Kontra, qe Tirana do zhvillohet ne drejtim te Dajtit, Kasharit dhe Selites eshte e vertete, sepse kryeqyteti zhvillohet ne cdo drejtim, por drejtimi kryesor i planifikuesve urbane eshte pikerisht Veriu i Tiranes. Veriu i Tiranes duhet te jete nje qender urbane dhe jo nje geto e legalizuar per qellime afatshkurtra politike.

Persa i perket mbushjes se gropes, perseri konstatoj kete qe thashe: Mungese Vizioni, Qellim Politik, Administrim territori ne funksion te politikes, jo te qytetareve.

Ne nuk mund te hapim e te mbyllim gropa kolosale ne mes te Tiranes, sepse kjo qe po bejme sot eshte nje vrime ne uje.

Masterplani i Tiranes shprehet qarte: Tirana do te kete disa parkime te nendheshme ne zonat e qendres (pikerisht te gropa e hajdinit, dhe pikerisht nen parkun rinia, i cili mbetet park, por me parkim te nendheshem).

Nuk kam kompetence per ceshtjen e konfliktit te prones mes pronareve, shtetit dhe Hajdin Sejdise, po nje gje e di: objekti qe ndertohet ne qender te kryeqytetit eshte pasuri kombetare dhe realizohet vetem kur ka si baze nje masterplan.

Arsyet qe permend ti me lart personalisht me duken justifikime koti ne mbulese te vendimmarrjejes qartesisht mediokre nga ana e Kryeministrit, i cili hap nje vrime sot per ta mbyllur neser.

Sa per punen e Tiranes qe do ti kacavirret Selites, kjo me ngjan me parullat e xhaxhit qe thoshte: "te leme fushat se mund ti pushtoje armiku, po tu qepemi kodrave qe ti bejme me pjellore se fushat"...e te tilla hajvanlleqe si keto.
Por Sali Berisha dhe Enver Hoxha nuk jane shume te ndryshem...
/pf/images/graemlins/smash.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

Tntn, çështja e gropës së Sejdisë i takon të zgjidhet nga qeveria shqiptare si palë kontratuese në momentin e shitjes së tokës. Ajo tokë si dhe çfarë mund të kishte ndërtuar apo gërmuar Sejdia në të mbeten pronë e Sejdisë përveç se në rastin kur një gjykatë jep vendim për çfuqizim të kontratës së shitjes së tokës për arsye të mos respektimit të kontratës apo ndonjë arsye tjetër teknike (se po dalim ke Zogu i Zi prap /pf/images/graemlins/laugh.gif). Masterplani i rregullimit të Tiranës nund të parashikojë ç'ti ketë qefi, gropën e Hajdin Sejdisë nuk e prek dot. Po kështu, ky masterplan që parashikoka edhe një parkim të nëndheshëm tek parku Rinia më duket se paska nevojë edhe për rishqyrtim. Kujt do t'i shërbente një parkim nëntokësor tek Parku Rinia? Dikastereve? Njerëzve që kanë nevoja për të përmbushur nëpër ministrira? Banorëve të pallateve përreth? Kafexhinjve? Taivanit? Të gjithë këtyre?
Nejse se u largum ka çështja.

Kur thash që personalisht menoj se Tirana nuk ka shumë vend për zgjerim nga Veriu pata parasysh ngushtimin e Ultësirës perëndimore drejt Veriut. Po ashtu kam parasysh popullsinë e rrallë ekzistuese përtej Kamzës.
Përsa i përket zgjatjes së Zogu I ajo mendohet që të mos jetë shuumë e madhe. Mendohet të përfshijë zonat deri tek bregu i Lumit, Alliasin, Linzën më lart e deri në Bathore më poshtë. Pra faktikisht ky plan nuk konsideron zgjerimin e Tiranës por thejsht sitemimin e territorit të saj aktual (unë i konsideroj këto zona që përmenda më lart si pjesë të Tiranës). Zgjerimi i Tiranës faktikisht do ketë dhe duhet të ketë një iniciativë industriale dhe për këtë arsye perëndimi dhe jugu janë 2 drejtimet më të përshtatshme (për vetë lehtësinë që këto dy drejtime paraqesin për transportin e mallrave si dhe afërsinë me portet kryesore të vendit përfshi edhe aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë).
Veriu i Shqipërisë duhet të zhvillohet si një bashkësi më vete me probleme specifike po ashtu siç duhet të zhvillohet edhe jugu.

Puna e Kodrave të Selitës ishte një përshkrim dhe jo një thirrje për t'i bërë ato më pjellore se fushat. Nëse Tirana do zgjerohet nga Jugu s'ka mënyrë tjetër përveç se të kapërcesh kodrat e Selitës /pf/images/graemlins/shrug.gif. Unë madje sugjeroj që të vendosim edhe ndonjë shkrim të madh të tipit HOLLYWOOD tek kodrat e Selitës /pf/images/graemlins/tipsy.gif.
 

DFV

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

uau, do ta bejme Tiranen si Mexiko city, prashikim gjenial, po varrezat sharres ku do cojme mor aman, apo mire e keni, ndertojme nje krematorium dhe zgjidhet dhe halli i njerzve qe shkojne e vizitojne e prehen per te afermit e tyre te ndiere, sepse helbete jetojme ne kohra "moderrne"!!!
Kondrapedal me pelqen edhe ai sugjerimi jote teper "origjinal"per te vendosur nje shkrim te madh te tipit HOLLYWOOD tek kodrat e selites si psh"Rrofte Sali Berisha"
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
(...) Masterplani i rregullimit të Tiranës nund të parashikojë ç'ti ketë qefi, gropën e Hajdin Sejdisë nuk e prek dot. Po kështu, ky masterplan që parashikoka edhe një parkim të nëndheshëm tek parku Rinia më duket se paska nevojë edhe për rishqyrtim. Kujt do t'i shërbente një parkim nëntokësor tek Parku Rinia? Dikastereve? Njerëzve që kanë nevoja për të përmbushur nëpër ministrira? Banorëve të pallateve përreth? Kafexhinjve? Taivanit? Të gjithë këtyre?


[/ QUOTE ]

/pf/images/graemlins/wave.gifPo kontra, te gjithe ketyre. Dhe shume me teper se te gjithe ketyre. Me shume se 150,000 personave qe frekuentojne gjate dites qendren e Tiranes. Personave qe vijne nga qytetet e tjera dhe kane pune ne qender, atyre qe vijne nga Kombinati, Lapraka, Ali Demi, Shkodra, etj etj.
Kontra, te lutem, c'jane keto qe thua?

Nuk e prek dot masterplani i Tiranes gropen e Hajdin Sejdise? Po si atehere na e prekin kamionat me inerte te vullnetareve te Lulit? Thuaj c'te duash, nga sa mbaj mend une, gjate mandatit te tij te pare, nga Berisha patem keto dhurata: vetem 5km autostrade, dhe nje grope te madhe ne qender te Tiranes. Gjate mandatit te dyte, Berisha shkaterron mbikalimin e vetem ne hyrje te autostrades, dhe mbyll prape gropen qe ishte hapur nen qeverisjen e tij.

Me kesi miqsh si Berisha, Tiranes nuk i duhen fare armiqte. /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif /pf/images/graemlins/smash.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

/pf/images/graemlins/wave.gif...sa per info: kjo Policia Ndertimore e ROBOKOPIT, /pf/images/graemlins/smash.gif me duket se nuk e ka pare nje kioske qe ka filluar te shese qofte zgare dhe birra me krikell ne buze te gropes se Hajdinit...nuk eshte kioske e vjeter, eshte fenomen i ri, i ndertuar nga ana e Bibliotekes Kombetare, dhe e mban biznesin duke ushqyer shoferet qe shkarkojne inerte te gropa...ja ku e keni edhe nje triumf tjeter te INISIATIVES se LIRE qe e mbushi Tiranen me kioska ne qender dhe me vila ilegale 3-kateshe ne periferi... /pf/images/graemlins/thumbsup.gif ju keshilloj ta frekuentoni kete bar tani qe eshte ftohte, se ne fasaden e tij me germa 1 meter te larta shkruhet "AIR CONDITIONED" /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

...se desh harrova: qoftja esht 15 lek copa, 80 lek birra e madhe me krikell. WC nuk ka, po mund te perdoret ajo qe ka mbetur nga gropa e Hajdinit. Mund te perdorer edhe parkingu i zetoreve te Lulit.

Ju boft mir dhe
Zoti ju Bekoft!
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

LAJMI I FUNDIT:


Agjensite e lajmeve na bejne te ditur se konflikti per zonen naftembajtese te gropes se Hajdin Sejdise ne Tirane po shkon drejt pershkallezimit. Gjate dites se sotme jane verejtur manovra te fadromave te renda te Bashkise ne afersi te "buffer zone" midis Rripit te Gazes dhe Pallatit te Kultures. Dje, ne oren 11.32 te mesnates, nje deshtament i Bashkise se Tiranes i perbere nga tre buldozere te lehte te tipit "Komatsu 34H" nisi nje sulm nga krahet kunder divizionit te pare te koracuar te Policise Ndertimore. Gjate ketij sulmi humben jeten dy punonjes se ndermarrjes se Pastrim-Gjelberimit. Me urdher te ministrit Basha, trupat e tyre u perdoren per mbushjen e gropes: "Le te behen bar dhe lule trupat e tyre...por edhe mesim per lulishtaret e pabindur", mesohet te jete shprehur Gjeneral-Kolonel Lulzim Basha. Nga ana tjeter e frontit, Ministri i Luftes prane Bashkise se Tiranes, Sir Edward Shalsi, deklaroi se "varrimi i punetoreve te pastrim-gjelberimit pa lejen perkatese ishte i jashteligjshem".

Korrespondentja jone e luftes, znj. Izaura Qershori, na ben te ditur se ne keto momente Bashkia e Tiranes ka nxjerre ne fushebeteje 4 fadroma te renda dhe dy zetore te marre me qira. Forces se sulmit te Bashkise i bashkangjitet nje divizion i armatosur lehte i perbere nga familjaret e punonjesve te komunales, te cilet kane krijuar nje "zinxhir njerezor" me kova dhe legene, te cilet do te heqin dheun dhe inertet e shkarkuara nga forcat kundershtare.

Ne kampin kundershtar, sulmit te Bashkise do ti kunderpergjigjet Divizioni i Pare i Koracuar i Policise Ndertimore, i udhehequr nga Kolonel Ibrahim Morina, i njohur edhe si "Dhelpra e Shkretetires". Forca elite e Policise Ndertimore perbehet nga 14 zetore, 3 buldozere, 20 kamione dhe si dhe nje numer i madh mbeshtetesish nga minoritetet etnike te kryeqytetit.

Vihet re se Policia ndertimore ka gjetur mbeshtetjen e nje numri te madh qytetaresh te Tiranes te cilet vijne dhe hedhin ne gropen e Hajdin Sejdise plehrat e shtepive te tyre. Te pyetur nga gazetarja jone mbi persene e nje veprimi te tille, shume qytetare jane pergjigjur: "Kemi mesuar se ketu do te ndertohet nje lulishte, ndaj erdhem te hedhim plehrat".

Korrespondentja Qershori ve ne dukje se tashme ne buze te gropes se Hajdin Sejdise mbreteron qetesia ne prag te shterngates. Ne rast se fadromat e Bashkise marrin urdher tu kundervihen zetoreve te Policise Ndertimore te cilet kane filluar te perparojne ne formacion sulmi,
asgje s'mund ta shmange ballafaqimi frontal, me humbje te medha ne pajisje dhe njerez.

Dje Kolonel Morina ka kercenuar se ne rast lufte "Gropa e Hajdin Sejdise do te mbushet me mbeturinat e rrenojave te Zogut te Zi dhe me veturat e djegura Policise Bashkiake". Mesohet se shpresa e fundit per shmangjen e luftes eshte nje takim in extremis qe pritet te zhvillohet ne teqen bektashiane buze gropes se Sejdise midis kolonel Morines dhe Sir Shalsit, me ndermjetesimin e Baba Mondit ne prani te kryenegociatorit nderkombetar Marti Ahtisari.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizion

tntn... me jep bindjen qe ti je koleksionist Pullash... ato njerez kur i kalon mosha fillojn e flasin me pullat... pak a shum si puna jote me ket mess.
 

ados

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

i_owu_u
dukesh qe je andej nga katundi..!!
 

i_own_u

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

po ados e ke gjet... per precizion jam nga Katund-Est... po ti ???
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

tntn ky artikull me shqeteson shume per komunitetin e gropes se hajdin sejdise...pastaj kam frike dhe dicka tjeter po te cohet dhe ta kerkoje hajdin sejdia te drejten mbi gropen????si do i behet halli pastaj...hahahahahahaha
ato emrat i ke shume te goditur..hahaha SIR EDWARD SHALSI.HAHAHAHAHAHa ore kot si nuk ka ndonje gazete ne shqiperi qe te qeshin njerezia...jo kunji ndonje me te madhe...:D
 

tntn

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

KUJTESE:

U bene 4 muaj qe nenkalimi te Zogu i Zi ndryshket dhe shembet para syve te te gjitheve. Rradhet e gjata te veturave ne hyrje te Tiranes rrine dhe bejne sehir kete "VEPER TE GJALLE" te politikes shqiptare. Ky hajvanllek i Sali Berishes dhe Lulzim Bashes eshte kaq skandaloz, sa veshtire te gjenden fjale per ta pershkruar, le me per ta perligjur. Ju kujtohet cfare tha Lul Basha: "Ky objekt nuk ka leje mjedisore" (!!!!) Po mire more hajvan, por vetem pluhuri dhe kanceri hengrem per kater muaj, a ka leje? E mori lejen mjedisore balta qe hengrem dhe benzina qe dogjem ne hyrje te Tiranes te Lufter Xhuveli?? Si mund te harrohet nje krim i shemtuar, i cili na vret perdite? Nese eshte kaq i keq nenkalimi, pse nuk e shemben me kohe, ta benin lulishte? Pse e lene aty? Pse nuk e shtetezojne, ta perfundojne ndertimin dhe meritat le ti marre Lulzim Basha? Ne cfare mut shteti jetojne? Pse nuk dine as te ndertojne dicka te ligjshme, as te shkaterrojne dicka qe e quajne te paligjshme? Pse nuk dine te ngulin asnje gozhde ne Tirane? Pse mbushin gropen e Hajdin Sejdise me mbeturina ndertimi? Pse s'pergjigjen per asgje?

(Pergjigja: sepse pala kundershtare vodhi gjithcka, OK /pf/images/graemlins/smile.gif))
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

Kur te vijne ndermend fjalet e urta qe perdoren te populli shqiptar,ske pse bon pytje!

Ja disa prej tyne:
"I yti ta fut"
"I joti mishin ta ha,por kocin ta ruan"(gjithsesi koci pa mish eshte nje kadaver)
"cfar deshiron,e pyeti Sulltani nje shqiptar,deshiroj qe tia prishesh shtepine vellait tim(ose kusheririt/komshiut)"

etj etj etj
Keto te gjitha jane pjese e formimit obskurantist-oriental shekullor te shqiptareve:
Lufto tendin!
Q..je tendin!
Mbyte tendin!
 

eddantes

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

une them qe fushat afer tiranes ti mbushim me bunkere dhe kodrat me taraca dhe shkrime te tipit PPSH, ca reparte ushtarake ne bute te rruges nuk do ishin keq ose ca "qytete" te zhvilluara te tipit Vore.
me kujtohet nje histori e vjeter: nje grup turistesh udhtonte me autobuz nga tirana ne durres.......perkthyesi thote tani po hyjme ne qytetin e vores....nje turist pyet po ku eshte.....perkthyesi i pergjigjet sapo dolem nga qyteti i Vores......hahaha
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Tirana - kryeqytet i humbur, qeverisje pa vizi

Politika/mentaliteti shqiptar eshte shum i mbingarkuar nga e kaluara e administrates Osmane.
Pra pyetjet dhe habitjet se /pf/images/graemlins/tongue.gifse jemi keshtu dhe ashtu i gjeni ne librat e historise.
Pa dallim feje,te gjithe marrin ryshfet(si ne kohen e osmaneve)te gjithe bejne korrupsion,te gjithe vjedhin....pa e ditur/kuptuar qe administrata turke ka 100 vjet qe ka ikur dhe Shqiperia u perket shqiptareve,pra skemi pse ta vjedhim!
Megjithse te varfera si ne,disa shtete te Ballkanit,nuk e kane ruajtur menyren osmane te qeverisjes,kane kriju nje menyre te tyre origjinale dhe dalngadale po bejne perpara!
Po ne?
Ne do te dish se si ka funksionu administrata turke ne Ballkan para 200 vjetesh;hajde e shiko Shqiperine!
 
Top