Tirana dhe rinia e saj

Tirana dhe rinia e saj

Ne konceptin e ekzistences se kryeqytetit, do te perfshija shume elemente te domosdoshem dhe te pazevendesueshem te tij. Nga keta elemente perberes te metropolit shqiptar, nje vend te rendesishem ze rinia apo brezi i ri sic preferohet te quhet sot. Nuk dyshoj se ne Shqiperi (kjo se pari duke e krahasuar me rinine e provincave te tjera shqiptare), te qenit pjese e rinise se Tiranes eshte kenaqesi dhe krenari ne te njejten kohe.
Por a eshte me te vertete e denje dhe perfaqesuese rinie e sotme ne Tirane? A i ndjek me te njejtin ritem ajo ndryshimet ne jeten e zbehte socilae dhe kulturore te kryqytetit. A eshte pjese e ndryshimeve dhe reformave relativisht te ngadalta?
Duke vizituar Tiranen (per arsye pune se shumti),pyetjet e mesiperme ngelen pa pergjigje dhe marrin trajte retorike.
Eshte fatkeqesi e cila do ndjehet shume ne nje te ardhme te afert fakti i mosleximit nga nje e madhe e rinise sone plot energji. Deshira e madhe per t'u ulur e shkuar kohe pa kohe ne clube e pub-e ben qe rinia e sotme per mendimin tim, me disa perjashtime, stonon shume me zhvillimin e Tiranes.
Nje shembull konkret jane forumet mediokre politike etj qe jane kthyer ne "alo konvikti" per cdo eveniment partiak.
Vazhdon akoma te shihet zhvillimi i infrastruktures dhe shtimi i orarit te dritave etj si nje eveniment... Viti 2004!?!?
Ku jane te rinjte shqiptare qe duhet te perfaqesojne Shqiperine ("Dua me shume Shqiperine" ) ne shume fusha ne arenen nderkombetare? Ku eshte deshira dhe puna e tyre e pazevendesueshme per zhvillimin shoqeror e kulturor te jetes se kryqytetit. Mos valle emigrimi i trurit po sjell pasojat e para, negative e shkaterruese per kombin?
Nuk dua qe forumi "Mendimi Juaj" te marre vetem trajten e kritikes, por gjykoj se ne duhet te perfaqesohemi me denjesisht kudo qe jemi, t'i japim nje impuls te ri zhvillimit shoqeror, larg politikes, larg klubeve ne menyre qe te mos infektohemi nga brezat e meparshem qe vazhdojne te bejne demagogji me fatin e nje kombi te lashte dhe me njerez te mrekullueshem.
Le te jene z. Rama, Klosi e Blushi si shembujt me te mire te rinise progresiste shqiptare dhe te jene ata qe te kontribuojne, mundesojne per ringjalljen e aktivizimin e rinise Shqiptare ne shume fusha te jetes Shqiptare dhe perfaqesimit te saj ne arenen nderkombetare.
Le te jemi ne, brezi i ri me aktiv, me veprues ndaj mediokreve dhe shkerdhatokrateve qe kane uzurpuar shtetin i cili me shume veshtiresi po merr trajtat e tij qe duhet.
Dhe se fundi, qe te mos shtohet me shume pyetja "te kthehem apo jo...." te bashkemoshataret e mi, le te jemi me optimiste per te ardhmen tone duke dhene sado pak kontributin dhe eksperiencen tone modeste dhe te fituar me shume sakrifica larg prinderve, miqve e njerezve tane te dashur ne Shqiperi.
 
Top