Tirana dhe Prishtina, afër apo larg?

Albforumi

Primus registratum
Tirana dhe Prishtina, afër apo larg?

Kosova, është tre orë afër, apo tre orë larg nga Tirana? Kufiri (?) mund të arrihet edhe më shpejt se kaq. Por infrastruktura e sapofilluar në Kosovë e bën po kaq të largët distancën për në Prishtinë, edhe pse gjeografikisht është shumë më afër.

Por, nuk është as çështje kohe, as gjeografie. Tirana dhe Prishtina janë më larg se kaq për shumë arsye të tjera.

Vërtet dy qytetet kanë historik fatkeq nënshtrimi për periudhën komuniste. Madje Kosova u rrënua 10 vite pas rënies së tij. Ama Shqipëria, që armik skishte e armike e vetes u bë, me 20 vjet shkëputje nga diktatura e pa asnjë cenim apo rrezik të jashtëm, është sot jo tre orë, as gjatë, por mbase miliona orë pas Kosovës e Prishtinës, jo vetëm në aspektin politik.

Politikë-bërja dhe qeverisja shqyrtohen tjetërqysh. E këto do ti lë mënjanë. Por në aspektin qytetar dhe qeverisjen në funksion të tij, krahasimi nuk ka si të mos vihet re me shqetësim. Dhe shqetësimi është për Shqipërinë.

Tirana e 20 viteve pas komunizmit, e kioskëzuar për 7 vjet nga Partia Demokratike, pastaj e ckioskëzuar, urbanizuar por edhe tërësisht e betonizuar nga Partia Socialiste, është një ndër kryeqytetet më stresuese në botë. Në shumë drejtime. Trafiku i rënduar, i parregulluar, i parespektuar. Ndërtimet pa kriter, pa formë, pa përmbajtje, pa leje, pa kokëçaraje. Reklamat dhe germat e tyre në çdo ndërtesë janë acaruese dhe gërricëse për muret e qytetit. Pemë ka pak. Të rejat rriten ngadalë e nuk janë ndryshe nga akaciet që dikur mbilleshin për të penguar rrëshqitjet e dherave në rrugët nëpër kodrina.

Kurse në Prishtinë ndërtesat ruajnë një lloj uniformiteti, kanë kuptim, nuk të shqetësojnë shikimin dhe nuk janë të dala boje, as të bojatisura për faqe të zezë. Urbanizimi është i dukshëm dhe ndihmës. Trafiku është i përqëndruar në një numër të vogël rrugësh dhe kjo vetëm për shkak të punimeve që kryhen me afat të përcaktuar në tabelën në fillim të tyre.

Semaforët punojnë të gjithë në rregull. Edhe shoferët e këmbësorët po ashtu. Në vijat e bardha i jepet prioritet këmbësorit, dhe nuk sheh asnjë syresh që të kapërcejë rrugën nëse nuk ka vija të bardha.

Kjo vetëm për infrastrukturën.

Po tek sjellja qytetare apo tek ajo e biznesit?

Në zonën e Bllokut në Tiranë, ka një rrugicë të vetme me pengues me censorë. Jo se është bërë rrugë këmbësorësh, por i shërben elitës që strehohet aty. Brenda zonës, kafenetë që as 1 mm nuk i ndan, i kanë çuar karriget deri në mes të rrugës nga të dyja krahët, duke mos iu lënë vend këmbësorëve as në rrugë, e jo më në trotuar.

Përveç kësaj, në ajër zihen e grihen valët e përziera të muzikës house, metal apo çelik që gjëmon nga secila kafene.

Në Prishtinë? Zona e këmbësorëve është në mes të qytetit. Nuk ka censorë dhe nuk kalon asnjë makinë, në asnjë minutë të ditës apo të natës. Kafenetë janë të gjitha me karrige brenda vijës së përcaktuar. Të gjitha nën pemë, jo nën çadra. Dhe çudia e veshëve që vijnë nga Shqipëria është Çfarë mungon këtu? Diçka nuk po më shqetëson aq sa duhet…?!. Muzika. Është volumi i pakontrolluar i muzikës që mungon. E në mes të Prishtinës, në një ditë pune, pavarësisht se papunësia në Kosovë është më e lartë se në Shqipëri, është e vështirë ta besosh. Sepse në të njëjtën ditë, në të njëjtën orë, në kafet e bllokut rrezik të ngelesh pa vend. Të gjitha të zëna!

Në Prishtinë jo. Në Prishtinë, klientët më të zakonshëm të kafeneve janë ndërkombëtarët e shumtë që po këputen në përpjekjet për ti zgjidhur hallet.

E duke folur për ndërkombëtarët, edhe sjellja ndaj tyre ndryshon mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Do you mind

Do I mind WHAT?

Paying the extra fee for using bar

Yes I mind

Well sorry sir. But I have to follow the hotels guideline. And I guess you have to do the same, since you were informed and agreed prior to getting your rom. Extra services are extra paid. Its 14 Euros. Thank you

Biseda bëhet në recepsionin e një hoteli, dhomat e shtrenjta të të cilit janë të mbushura me të huaj, njëlloj si të gjitha hotelet e shtrenjta në Prishtinë. Mysafiri është një Europiano-perëndimor që nxjerr në pah fytyrën e tij të vërtetë. Diplomacinë e ka lënë në zyrat e Kosovës dhe me recepsionisten, që si shumë kosovarë të tjerë flet rrjedhshëm anglisht, tregohet arrogant, i pasjellshëm dhe përçmues. Për të, si për shumicën e kolegëve të tij, recepsionistja, ashtu si edhe bashkëkombësit e saj në detyra të tjera, janë thjesht 2 milionë njerëz që nuk dinë çështë shteti, as diplomacia, as pavarësia, as anglishtja,as paraja. Ndaj vijnë aty. Jo tua mësojnë kosovarëve, por ti marrin vetë, se me sa duket është burimi i fundit me këtë bollëk prodhimi në Ballkan.

Kurse përgjigja e recepsionistes, ashtu si edhe përgjigjet që ndeshen në zyrat e shumta të institucioneve të shtetit të ri, është e gdhendur mirë. Duket sikur është e përulur, por në fakt është rezultative. Mund të duket çudi që kosovarët e pa-sprapsur nga shtypja etnike, të tërhiqen e përulen lehtë para mysafirëve, ekspertëve apo diplomatëve që kanë ardhur tiu ndërtojnë shtetin, por në fakt, mënyra kosovare e përgjigjes është e rafinuar, e plotë dhe rezultative.

Kurse në Shqipëri, i kushtohet akoma rëndësi ironisë dhe arrogancës në përgjigje, që në fakt, nuk të çon më larg se arroganca e bashkëbiseduesit, as nga budallallëku i tij.

Kosova ka çështje madhore për të adresuar dhe është në luftë për të gjetur vendin e saj morinë e shteteve. Ama shqiptarët që jetojnë brenda saj, e kanë bërë, e mbajnë dhe duket se e duan atë më shumë sesa  bashkëkombësit e Shqipërisë mëmë, që e lajnë, shpëlajnë, lyejnë, shqyejnë, shesin, përulin, çjerrin, përdorin, abuzojnë, shkatërrojnë e fundosin Shqipërinë me duart e tyre. Pa ndihmën e askujt që të vijë nga botëra jo-shqiptare.

Do doja të ishin afër, por janë larg, Tirana dhe Prishtina. Me gjithë njerëzit brenda tyre.

gjedlira@yahoo.co.uk

528
528
528
528
528
528
528
b.gif

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://edliragjoni.wordpress.com/?p=528

Top