Tirana bie në Fier, Vllaznia mbytet në Durrës
Luhen takimet e javës së 5-të të kampionatit. Besa e Dinamo vazhdojnë bashkëkryesimin me pikë të plota</p>
Superliga dhuron rezultate surprizë. Apolonia, duke mundur Tiranën në fushën e saj, zbukuron akoma më shumë kampionatin, çon veten e saj me 9 pikë së bashku me Skënderbeun e Teutën, në një kohë që Dinamos e Besës i jep një dorë të fortë në rrugëtimin e kreut. Apolonia fitoi dje pastër në “Loni Papuçiu”, 2-0, ndaj kampionëve në fuqi, çka tregon se skuadra fierake pretendon me të drejtë në këtë sezon të ri. Nga ana tjetër, ndeshja e luajtur në “Loni Papuçiu” ka nxjerrë në pah fytyrën e vërtetë të Tiranës, e cila tashmë e shikon veten edhe më larg kreut të renditjes. Natyrisht, mungesat e shumta përbëjnë njëfarë justifikimi për bardheblutë, megjithatë javët po kalojnë dhe pikët e humbura nuk mund të rikuperohen më si duhet. Tirana, edhe njëherë tjetër në mungesë të titullarëve shfaqi problemet e zakonshme në vijën e sulmit. Apolonia dominoi totalisht në pjesën e dytë, ku edhe gjeti dy herë rrugën e rrjetës, fillimisht me Agim Meton në minutën e 84-t e pesë minuta më pas me sulmuesin serb, Mlladen Bërkiç. Tirana pësoi humbjen e dytë sezonale në pesë ndeshje të zhvilluara dhe tani pozitat e trajnerit kroat Lonçareviç janë tepër të lëkundura. Apolonia u ngjit në kuotën e 9 pikëve, po aq sa Skënderbeu e Teuta, duke u renditur menjëherë pas çiftit Dinamo-Besa (nga 13 pikë).
Dy skuadrat e kreut, Dinamo dhe Besa, kanë ruajtur ritmin, duke fituar të dyja në shtëpi. Besa ka mundur 1-0 Skënderbeun, me golin e sulmuesit vlonjat Daniel Xhafaj, ndërsa Dinamo ka mundur Shkumbinin 2-1, falë një dopiete të Elis Bakajt. Në këtë mënyrë, kreu i Superligës vijon të jetë “me dy koka”, Dinamo dhe Besa, qysh në javën e parë. Si blutë, ashtu edhe verdhezinjtë, janë dy skuadrat më të suksesshme deri më tani, ndaj edhe kryesojnë me meritë, në pritje që të parakalojnë njëra-tjetrën javët në vijim.
Në Durrës, Vllaznia e Shkodrës ka treguar se ka probleme këtë sezon. Është mundur 1-0 nga goli i Hysës së “djemve të detit”, duke iu larguar akoma më shumë kreut, në të njëjtën kohë, duke treguar se pretendimet e trumbetuara nga drejtuesit e klubit janë të pabaza. Tashmë pozicioni i trajnerit Hasan Lika duket më shumë se kurrë i rrezikuar. Atëherë kur pritej kthesa e shumëpritur ndaj Teutës, skuadra e presidentit Valter Fushaj pëson një humbje tjetër këtë sezon, e treta në pesë javë, duke dëshmuar se kriza, jo vetëm e golit (1 në pesë takime), por edhe skuadrës në tërësi është e qartë. Teuta, nga ana e saj, e drejtuar nga një ish-trajner i Vllaznisë, Mirel Josa, pas fitores së bujshme në Vlorë, arriti suksesin e tretë sezonal. Golin e fitores e shënoi talenti i Kombëtares U-21, Vilfor Hysa, në minutën e 65-të. Fushaj është treguar i rreptë dhe i prerë gjatë përgatitjeve për ndeshjen kundër Vllaznisë, duke kërkuar pikë të plota në Durrës, por skuadra e drejtuar nga Hasan Lika dështoi në misionin e saj. Tashmë mbetet e paqartë se çfarë masash ekstreme do të ndërmarrë bosi i kuqebluve, nënkampione e sezonit të kaluar. Në Ersekë, Gramozi vendas i ka dhënë një tjetër goditje Flamurtarit. Humbja e kuqezinjve vlonjatë 2-0 tregon se e keqja te kjo skuadër nuk është vetëm te trajneri, por qëndron më thellë. Largimi një javë më parë i Eqerem Memushit dhe afrimi në stol i Gugash Maganit nuk ka ndryshuar asgjë, të paktën në javën e pestë, sepse Flamurtari ka humbur pastër, 2-0 në transfertën me Gramozin. Derbi i fqinjëve, Kastrioti-Laçi është mbyllur në “paqe”, sa i takon rezultatit të bardhë 0-0, por loja ka qenë shumë e luftuar, madje edhe e ashpër në disa raste. Të kënaqur nga kjo ndeshje kanë dalë laçianët, që kanë marrë një pikë në transfertë, duke shpresuar se tashmë ka mbërritur kthesa e duhur për ta.
Sa i takon kategorisë së parë, vijon marshimi i Bylisit të Ballshit, që ka fituar 1-0 në Skrapar, ndërkohë që është ndalur Lushnja, brenda në shtëpi, 1-1 me Pogradecin. Kamza, me mjaft pretendime, ka humbur 2-1 në Elbasan, ndërsa Partizani ka fituar 2-0 ndaj Besëlidhjes në “Selman Stermasi”. Vlen të theksohet se gjatë tërë kohës, tifozët e kuq kanë bërtitur në kor “Xhani ik”. Madje, policia nuk ka lejuar dhjetëra tifozë të kuq të hyjnë në stadium pjesën e parë, edhe pse të pajisur me bileta, vetëm se kishin një parullë në dorë. Paralajmërimet se do të gjuanin me vezë dhe domate, duket se i kanë detyruar drejtuesit e kuq të merrnin masa. Kjo u duk edhe në numrin e madh të forcave policore, por edhe të civilëve të ndryshëm, njerëz të afërt me presidentin Xhani, që kanë bërë çmos për moslejimin e hyrjes së tifozëve, madje edhe janë konfrontuar me ta. Është dashur ndërhyrja dhe monitorimi i situatës nga mediat, kryesisht televizionet, që policia t’i lejonte tifozët e shumtë të kuq të hynin në stadium në pjesën e dytë.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23060. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23060