Tirana-Besa, pulsanti titull?

Albforumi

Primus registratum
Tirana-Besa, pulsanti titull?

Java e 4-t e Kategorisë Superiore servir provën e vërtetë për Besën e re dhe Tiranën me mungesa

Ka shumë mungesa ende, por loja e skuadrës së Tiranës akoma nuk bind për një skuadër potente e të fortë. Duke kaluar një periudhë aspak pozitive dëmtimesh, skuadra bardheblu, aktualisht në kuotën e 6 pikëve, është ende e paqartë dhe aspak e stabilizuar.

Kanë marrë së fundmi një tripikësh tepër të vështirë në fushën e debutantëve të Ersekës, teksa nga ana tjetër vijon të shtojë radhët me të dëmtuar. Së fundmi, do të mungojë ndoshta gjatë Dabulla, që të hënën niset në Vjenë për një ndërhyrje në kryqëzimin e ligamenteve të gjurit.

Pak ka kënaqur trajnerin Loncarevic skuadra në përballjen me Gramozin, teksa vetë ai mendon se në momentin e fundit të aksionit finalizimi i saktë mungon: “Duhet më tepër përqendrim në fazën ofensive, pasi mungon finalizimi. Krijojmë mundësi shënimi, prodhojmë lojë e në fund shënojmë pak.

Gjithashtu, duhet të punojmë për të ngritur lojën edhe në repartet e mesfushës dhe mbrojtjes, pasi tani kampionati futet në fazë më delikate”. Muzaka e Muka nuk janë, teksa nga ana tjetër, edhe golashënuesi Memelli, akoma nuk i është bashkëngjitur skuadrës.

Dhe prova e vërtetë e një Tirane që do të mbajë peshë është e shtuna kundër Besës së modelit Duro. Për këtë përballje, Loncarevic thekson: “Ndeshje të tilla kanë koeficient të lartë vështirësie.

Kemi pasur një të tillë përballë Flamurtarit dhe këtë ndaj Besës e quaj të dytën si një përplasje të skuadrave me peshë. Kam besim që, nëse do të bëjmë më të mirën, do të marrim rezultat pozitiv.

Na mbetet të punojmë deri në fund të javës për të marrë më pas rezultatin e duhur. Kemi patur dhe kemi ende shumë mungesa, por kam besim se situatat do të ndryshojnë për mirë. Do të rikthehet Muzaka në fushë, por dhe disa lojtarë të tjerë që nuk kanë pasur kondicionin e duhur fizik janë rritur ndjeshëm.

Muka dhe Memelli kanë nisur stërvitjen të diferencuar dhe së shpejti do të jenë të gatshëm. Në krahun tjetër, lojtarë si Malindi dhe Karabeci kanë bërë debutimin e parë në ndeshjen që kaloi dhe besoj që janë të gatshëm për të kontribuar për skuadrën.

Duhet të bindem që janë në formë dhe nëse je i ri në moshë apo jo, ka vend në formacion për të gjithë”,- thekson kroati, që për hir të së vërtetës ka një respekt të mjaftueshëm nga futbollistët dhe një lidhje shumë interesante me ta. Edhe pse është shumë strikt me disiplinën në skuadër, sërish ata, futbollistët e Tiranës, e duan trajnerin e tyre.

Ndërkaq, infermieria, pas shtimit me Dabullën po shkon drejt “boshatisjes” me të tjerët. Devi Muka dhe Migen Memelli, ndryshe nga pjesa tjetër e skuadrës kanë bërë stërvitje individuale. Të dy futbollistët e bardhebluve janë në fazë riaftësimi dhe do të qëndrojnë edhe pak javë larg skuadrës, dhe jo në dispozicion të trajnerit kroat.

Nga ana tjetër, ai që nuk puqet aspak me mungesat e Tiranës është trajneri kundërshtar, Duro. Sipas tij, fakti që mungojnë disa, nuk cenon rivalitetin e garës dhe paraqitjen e një Tirane të fortë. Duro, pikërisht në këtë pikë thekson: “Tirana vërtet ka mungesa, por nuk duhet nënvlerësuar aspak. Është një skuadër me futbollistë cilësorë dhe me kualitete.

Edhe nëse ka mungesa, mendoj se kjo nuk ia ul forcën. Është ekipi kampion i Superligës dhe sigurisht që kërkon impenjim maksimal dhe shumë përqendrim. Ne po përgatitemi për këtë sfidë që është shumë e vështirë. Sigurisht, është ndeshja më e fortë në këto katër javët e para të kampionatit dhe mendoj se përveçse e fortë, do të japë edhe gola. Duhet bërë shumë kujdes, pasi Tirana godet”.(Shekulli)

wQI57LvPjEU

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22438. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22438

Top