TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

kastriot

Primus registratum
TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has sunk, killing 21, officials said Saturday.

Three women and 18 men were killed in the shipwreck, said Lt. Col. Antonio Passaro, a spokesman for NATO in Albania. Eleven people survived and handed over to Albanian authorities.

Police arrested two survivors on charges of organizing the trip.

Albanian police monitoring the sea with radar on Friday evening noticed a boat trying to cross rough seas to Italy from the Karaburun peninsula near Vlora, 140 kilometers (85 miles) southwest of Tirana, police spokesman Floriani Serjani said.

Albanian authorities immediately asked Italy and NATO for help in assisting the boat, as no available Albanian ships were able to handle with the waves.

The boat was found at 11 a.m. (1000 GMT) Saturday, Passaro said.

In Rome, Ferdinando Lolli of the Italian Coast Guard general command's press office told The Associated Press that no one was believed to be missing.

"The dinghy was full of water, and all these people aboard and the bad weather caused this accident," Lolli said.

Speedboats are a popular mode of transport for Albanians trying to sneak into Western Europe to get away from their country's poverty.


Marre nga CNN
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Gommone alla deriva: 20 morti, 11 in salvo
La Guardia di Finanza ha completato il recupero. Gli elicotteri e le motovedette cercano una seconda barca

Un sopravvissuto al naufragio (Reuters)
TIRANA - Sono 20 i cadaveri recuperati sul gommone carico di clandestini naufragato la notte scorsa al largo delle coste di Valona, nell'Albania meridionale: lo ha detto il capitano Santarelli, ufficiale della Guardia di Finanza che ha partecipato per tutta la notte alle operazioni di soccorso condotte dai mezzi del 28/o gruppo navale della Marina militare italiana. Il gommone con il macabro carico è stato trainato all'interno della base militare presso l'isola di Saseno, e ora toccherà alle autorità di polizia albanesi procedere all'identificazione delle vittime.

ASSIDERAMENTO - Testimoni hanno riferito che tra i cadaveri si vedono i corpi di molte persone giovani e si intravedono i resti di almeno una donna. «Riteniamo che queste persone siano morte per assideramento» ha aggiunto Santarelli, che tuttavia ha rinviato una valutazione più precisa alle autorità medico-legali. Il gommone risulta di recentissima fabbricazione e questo conferma le indicazioni fornite dalla polizia albanese, secondo le quali quello di ieri sarebbe stato il primo viaggio. La stessa polizia ha affermato che il gommone è stato acquistato in Italia. L'imbarcazione appare intatta, compresi i due potentissimi motori, che tuttavia sono andati in avaria, probabilmente a causa del grande carico di persone e delle pessime condizioni del mare, che ieri sera aveva raggiunto forza 6. Sul gommone, nel mucchio di cadaveri semisommersi dall'acqua entrata, si intravedono i bagagli e i pochi effetti personali che i clandestini avevano recato con loro nel viaggio verso l'Italia. Secondo gli 11 sopravvissuti, tratti in salvo dai mezzi italiani, a bordo del gommone ieri sera alla partenza c'erano 30 persone.

SECONDO SCAFO - Le ricerche stanno continuando anche da parte di un elicottero della Marina Militare partito dalla base di Grottaglie perché si sospetta il naufragio di un secondo gommone, circostanza quest'ultima che tuttavia non ha ancora trovato un riscontro.

ARRESTI PER OMICIDIO - La polizia albanese ha arrestato 5 persone ritenute legate all'organizzazione che ha gestito la partenza del gommone naufragato. Lo riferiscono fonti locali. Insieme ai due scafisti sono stati fermati anche due alti funzionari della polizia albanese parenti di uno dei trafficanti. Uno dei funzionari sul conto del quale sono in corso accertamenti, è il comandante del nucleo antiterrorismo del commissariato di Scutari, città dell'Albania settentrionale dalla quale provenivano gran parte dei clandestini. Secondo le stesse fonti il gommone era nuovo e quello di ieri sera sarebbe stato il suo primo viaggio verso l'Italia. Le persone arrestate saranno accusate di omicidio: lo ha detto il portavoce del ministero dell'Interno albanese.


10 gennaio 2004 - Corriere.it
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

21 Tote bei Untergang eines albanischen Flüchtlingsbootes

Tirana (AP) Beim Untergang eines albanischen Flüchtlingsbootes in der Adria sind 21 Menschen ums Leben gekommen. In dem Boot seien die Leichen von 18 Männern und drei Frauen gefunden worden, teilte NATO-Sprecher Antonio Passaro am Samstag in Tirana mit. Elf Personen hätten das Unglück überlebt. Die albanische Polizei entdeckte das Boot am Freitagabend auf dem Radarschirm. Es war bei schwerem Seegang offenbar auf dem Weg von der Halbinsel Karaburun nach Italien.

Die albanischen Behörden baten Italien und die NATO für die Suchaktion um Hilfe, das Boot wurde aber erst am Samstagvormittag gefunden, wie Passaro sagte. Ein Sprecher der italienischen Küstenwache in Rom teilte mit, das Boot sei voller Wasser gewesen. «All diese Leute an Bord und das schlechte Wetter haben zu dem Unglück geführt», sagte er. Zwei der Überlebenden wurden festgenommen. Sie sollen die Fahrt organisiert haben
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

TIRANE (10 Janar) - Forcat e policisë kanë arrestuar zv/drejtorin e portit të Vlorës I cili është vëllai I pronarit të skafit. Ndërkohë po punohet për kapjen e pronarëve të skafeve, të cilët janë përgjegjës të tragjedisë në det ku humbën jetën 21 persona nga të cilët 18 meshkuj e 3 femra. Sipas të dhënave të fundit masa të rrepta u morën dhe për familjarët e njërit prej drejtuesve të skafit. bm/bm(BalkanWeb)

TIRANE (10 Janar) - Ministria e Rendit përmes zëdhënësit të saj Florjan Seriani në një konferencë për shtyp ka dhënë shifrat e plota të viktimave dhe të mbijetuarve. Numri i viktimave ka shkuar në 21, 18 meshkuj e 3 femra ndërkohë që nga 11 të mbijetuarit, 2 janë në gjendje të rëndë.Sipas Serjanit, forcat e policisë kanë arrestuar dy skafistët Albert Alliu e Artur Rrokaj. Gjithashtu janë identifikuar pronarët e skafit 6 metra të gjatë, i cili u nis mbrëmë me 35 veta në bord,. Tetë nga të mbijetuarit kanë dëshmuar në polici gjithashtu po merren në pyetje dhe dy skafistët. bm/bm(BalkanWeb)


TIRANE (10 Janar) - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Bajram Ibraj, ka përjashtuar nga policia dy funksionarët Bardhyl e Ilir Rrokaj. Sipas News24, të dy vëllezërit janë përkatësisht shefi i antiterrorist të Shkodrës dhe tjetri insepktor i qarkullimit në Vlorë.Të dy funksionarët janë të afërmit e njërit prej skafistëve të gomones së nisur mbrëmë nga Vlora. Ndërkohë mësohet se kryetari i PDK Nikoll Lesi ka kërkuar që dita e sotme të shpallet ditë zie. Forcat e policisë kanë arrestuar në spital dy skafistët si përgjegjës të tragjedisë në det. bm/bm(BalkanWeb)
 

Erolina

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

...tragjedi qe duket se nuk do te mbarojne per nje kohe te gjate.
Te pakten jo deri sa nevoja urgjente per t'i shpetuar varferise do t'i detyroje shqiptaret te bejne lufte me detin ne njerin krah, te ftohtet dhe ushtaret greke ne krahun tjeter dhe me kucedrat qe grijne mijera dollare per t'i nxjerre njerezit nga Rinasi.
Ku, ku tjeter te kerkojne ndihme, te mbeshteten keta fatkeqe te harruar?
....Pritet qe Fatos Nano se shpejti te vizitoje Shqiperine....
 

DFV

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Eshte e temerrshme ajo qe ka ndodhur ne thellesit e detit Jon,pas kesaj c'fare presim me nga kryeministri Nano qe e ka spostuar zyren e tij ne Europen perndimore dhe vjen ne Shqiperi vetem per te vizituar aeroportin "Nene Tereza"(Rinasi)
Nuk na mbetet gje tjeter, vecse nga large dhe me lot ne sy te ngushellojme familjet qe humben te dashurit e tyre.
 

asim

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

koha jon E Diele, 11 Janar 2004


QEVERIA I VRAU NJEREZIT NE VLORE

Eglantina Nasi

Lideri i opozites Sali Berisha akuzoi dje qeverine shqiptare si shkaktare kryesore te tragjedise se shkaktuar ne brigjet e Vlores. Me nota te thella hidherimi per ngjarjen e ndodhur, kreu i opozites shqiptare pohoi se vetem reformat e cunguara te qeverise socialiste dhe varferia masive e shkaktuar prek tyre, jane arsyet per te cilat me shume se 30 qytetare shqiptare moren rrugen drejt brigjeve italiane. "Qeverisja e keqe qendron ne baze te kesaj tragjedie qe tronditi familjet shqiptare" deklaroi nder te tjera Berisha. Sipas tij, ajo po vret nga dita ne dite familje te tera me ligjet e pashpallura te monopoleve dhe trafiqeve ilegale te drejtuar madje edhe nga struktura te larta qe kane te bejne me shtetin. "Pronat dhe monopolet e kryeministrit Fatos Nano, ministrave Bashkim Fino dhe Arben Malaj jane ato qe shkaterrrojne cdo dite vendet e punes per shqiptaret. Jane ato qe i cojne te pashprese rrugeve te Evropes" shtoi kreu i selise blu. Nder te tjera, ai ka goditur edhe faktin e shtimit te nivelit te varferise per qytetaret shqiptare, qe po i con ata drejt vetevrasjes se sigurt.

12 janari te jete dite zie

Lideri i opozites ne deklaraten e tij te djeshme lidhur me ngjarjen e ndodhur dy dite me pare ne brigjet e Vlores u shpreh se Partia Demokratike ka vendosur qe data 12 janar te shpallet nje dite zie kombetare. Me nje fakt te tille, ka qene dakord edhe qeveria shqiptare, e cila nga ana e saj ka vendosur te njejtin fat. "Flamuri kombetar dhe i ai i selise se Partise Demokratike do te ulen ne gjysme shtize per te nderuar viktimat e tragjedise se Vlores" deklaroi Berisha. Me pasi, ai beri te ditur se ne oren 12 te dites se neserme ne te gjitha liqenet, detet apo lumenjte e vendit tone do te hidhen kurora dhe do te mbahet nje minute heshtje ne kujtim te gjithe te humburve te kesaj tragjedie. Nderkaq, lideri i opozites Sali Berisha nuk ka harruar te ngushelloje edhe familjaret e viktimave ne nje deklarate te posacme para mediave. Ai e ka quajtur diten e djeshme si e premte e zeze. Por njekohesisht ka akuzuar forcat e policise te cilet nuk shkuan menjehere ne ndihme te viktimave. "Fajtor eshte shteti qe nuk veproi menjehere" tha Berisha. Ne kete emenyre, ka vene ne pikepyetje eficencen e strukturave te policise per te reaguar ne raste te tilla emergjence dhe per te qene prane njerezve. Me pas ai ka falenderuar gazetaret e te gjitha mediave te cilet vune ne levizje gjithe strukturat e rendit per te parandaluar tragjedine qe gjithsesi mori 20 jete.
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Tragjedia, 20 të vdekur, 5 të zhdukur

“Shikoja duar që zgjateshin duke më kërkuar që t’i shpëtoja. Ishte e tmerrshme”


VLORË - Viktimat e tragjedisë së dy ditëve më parë “e paguan” vdekjen me 1500 euro. Adriatik Karabaci, njëri prej të mbijetuarve, i shtruar në spitalin e Vlorës pohon për “Shekullin” se ai dhe të gjithë bashkudhëtarët e tjerë janë nisur në drejtim të Vlorës ditën e enjte. “Pasi na lajmëruan se do të realizohej rruga drejt Italisë, të gjithë ne dorëzuam tek lidhësi në Shkodër 1500 eurot dhe u nisëm në drejtim të Vlorës”,-pohon Karabaci. Sipas tij, hallexhinjtë, pjesa më e madhe nga veriu i vendit, sistemohen vetëm për disa orë në qytet dhe më pas lajmërohen të nisen në drejtim të Himarës, pasi që andej do të nisej skafi “gjigant” me dy motorë në bord. “Unë lajmërova familjen se do të nisesha për në Itali dhe më pas shkova në Himarë”,-pohon i mbijetuari. Ai dhe klandestinët e tjerë kanë qëndruar një natë në Himarë, ndërsa të premten pasdite i kanë marrë me furgonin e skafistëve, brenda së cilit kishte edhe benzol.

Udhëtimi
“Kemi udhëtuar për 30 minuta derisa mbërritëm në Dhërmi, tek vendi i quajtur Rrugët e Bardha.E kaluam pa problem postbllokun e policisë rrugore në Himarë dhe iu afruam bregut të detit. Aty e kuptova se më në fund do të niseshim”,-thotë Adriatiku. Ai pohon për “Shekullin” se bisedën me skafistët vlonjatë ia kishte ndërmjetësuar një njeri i fuqishëm në Shkodër, para Vitit të Ri, pa dashur të përmendë emrin e tij. “Edhe pse ishte muzg, shikoja fytyra grash, fëmijësh, adoleshentësh e tre skafistë që jepnin urdhrat e zakonshme”,-rrëfen Adriatik Karabaci. Tregon se mbi vendin ku u nis skafi me rreth 36 klandestinë ndodhej një pikë vrojtimi, por që nuk i ka hapur aspak probleme skafistëve. “Kishte shumë dallgë në det, por skafistët kanë preferuar det me dallgë për t’iu shmangur rojeve italiane dhe atyre shqiptare. “Skafistët na thanë se vetëm të premten nuk ka kontrolle në det”,-shton i mbijetuari.

Defekti
“Nuk bëmë as 30 minuta rrugë nëpër detin me dallgë, kur dy motorat e gomones fiken njëkohësisht”,-thotë një tjetër i mbijetuar, Lulëzim Rexha nga Shkodra. Ndalimi i gomones në mes të detit është shoqëruar me ankth në ekuipazh. 27-vjeçari nga Shkodra tregon se skafistët u thanë pasagjerëve klandestinë se ishte veçse një avari e vogël që do të rregullohej shumë shpejt. “Deti sa vinte e rritej dhe ne ende nuk po ndienim motorat.Pas 30 minutash filluan të shqetësoheshin edhe skafistët, duke lajmëruar me telefon shokët e tyre për këtë problem”,-shton Rexha. Ai tregon për “Shekullin” se ka qenë një prej emigrantëve nga Shkodra ai që ka lajmëruar mikun e tij polic në Lezhë, Gjovalin Fronin, të cilit i ka sqaruar të gjithë ngjarjen. Lulëzim Rexha thotë se uji i detit ka filluar të futet në gomone duke marrë pak e nga pak jetë njerëzish.

I mbijetuari
Aleks Guraziu nga Shkodra pohon se forca e ujit ka hedhur në det trupat e parë. “Filluam të shtrëngoheshim fort pas litarëve të gomones. Dëgjoheshin shpesh ulërima fëmijësh e grash, të cilat shuheshin pas disa minutash. Shikoja duar që zgjateshin duke më kërkuar ndihmë edhe unë nuk mundesha që t’i shpëtoja. Ishte e tmerrshme. Nuk mund ta harroj sa të kem jetë këtë skenë makabre”,-tregon Guraziu. Sipas tij, të gjithë u mësuan me idenë e vdekjes aq pranë dhe secili mendonte të shpëtonte veten. Skafistët vazhdimisht këmbëngulnin që njerëzit të rrinin edhe pak në gomone, me shpresën se do të vinte një mjet për t’i shpëtuar. “Ndodheshim 5 milje larg Palasës dhe shohim që dy anije tregtare të mëdha na kaluan afër pa na parë. Aty i humbëm shpresat se do të na gjenin”,-tregon Guraziu.

Braktisja
“Asnjë ndihmë nuk na erdhi, edhe pse lajmëruam gjithë Shqipërinë me telefon”,-shprehet një tjetër i mbijetuar i tragjedisë. “Plot 3 orë në mes të detit shoh që shumica e njerëzve që ndodheshin në gomone ishin mbytur ose kishin vdekur dhe ne mundoheshim që trupat e tyre t’i mbanim në gomone që të mos i hanin peshqit”,-thotë Guraziu. U mësuan me trupa njerëzish pa jetë mes tyre, ndërsa lufta për mbijetesë ishte më e fuqishme. Dallgët e detit i spostonin nga Palasa deri në majën e gadishullit të Karaburunit, në pjesën perëndimore të tij.”Afroheshim në breg të detit dhe dallgët na largonin përsëri, por gjithnjë afër bregut”,-tregojnë të mbijetuarit. Ishte e pamundur që ata të notonin drejt bregut, nga dallgët e mëdha. Vetëm mëngjesin e djeshëm, 11 të mbijetuarit kanë parë anijen italiane në det dhe e besuan se kishin shpëtuar. “Kishim ngelur vetëm 11 të gjallë nga 36 vetë që ishim në fillim. I kemi gjymtyrët të djegura nga benzoli dhe të ngrira nga i ftohti, por mbijetuam”,-përfundon Lulëzim Rexha.

VIKTIMAT

Luiza Martini 35-vjeç
Liza Prenga 37 vjeç,
Paulin Pushimaj, 25 vjeç
Gëzim Kurtaj 32-vjeç, Shkodër
Gëzim Fusha 18-vjeç, Dukagjin
Oltion Jacaj 23-vjeç
Alfred Lleshi 19 vjeç
Agron Marku 27 –vjeç, Malësi e Madhe
Tom Gjoni, 18-vjeç Vau i Dejës
Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër
Mark Ndou 18-vjeç
Besmira Dibrati 16-vjec
Sadik Doci 25-vjeç
Dritan Ramadani 35-vjeç
Rrasim Mynuku 55-vjeç, Shkodër
Arben Prenga 24 vjeç, Shkodër
Tonin Toka 19-vjeç, Shkodër
Shpëtim Dizdari, 34 –vjeç, Shkodër
Marlen Mëhillaj, 20 vjeç, Shkodër
I paidentifikuar me trup mesatar

TË ZHDUKURIT
Ndue Gjin Canaj, 21 vjeç, Shkodër
Adrian Rrakip Xhelaj, 31 vjeç, Shkodër
Marjana Lue Lajeti, 18 vjeç, Shkodër
Kreshnik Bjeshka 27-vjeç, Shkodër
Fahrie Kodra, 34 vjeç


TË MBIJETUARIT

Adriatik Karabaci nga Shkodra
Fatbardh Pepnikaj nga Malësia e Madhe
Edmond Sykaj nga Kopliku i Malësisë së Madhe
Gentian Kurtmetaj nga Shkodra
Lulëzim Rexha nga Troshani, Lezhë
Miri Guri nga Shkodra,
Aleks Guraziu nga Guri i Zi
Paulin Lleshi nga Vau i Dejës.
Avni Cakaj nga Shkodra
Albert Alliaj nga Vlora, skafisti
Artur Rrokaj nga Vlora, skafisti


11/01/2004 Shekulli
 

Lu

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Sot te pakten le te mos flasim per Nanon e Berishen, pasi dihet puna e tyre, d.m.th njeri mundohet ta mbuloje ngjarjen e tjetri ta shfrytezoje.... Le ti ngushellojme familjaret e viktimave ne kete dite te zeze per gjithe shqiptaret...
 

llapaqeni

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

rosuja si nuk duhet te flasim per shokun NANO kur ai nuk e prish terezin edhe vazhdon akoma pushimet ne turqi..apo ai duhet te pushoj se eshte lodhur shume doke vjedhur edhe duke shkateruar popullin shqiptar per vitin 2003...po theniet e zv kryeministrit dokle i cili kur e pyeten se a do vij krymenistri diten e hene kur eshte caktuar dita e zise kombetare ai ju pergjigj: besoj se duhet te vij..
e ti thua mos te flasim per zoterinjt qeveritar..me thuaj ti per ke duhet te flasim.ateher le te flasim pewr qiellin si i qante dje te vdekurit
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Fillimisht postuar nga rosuja:
[qb] Sot te pakten le te mos flasim per Nanon ......... [/qb]
<span style="font-weight: bold">Po ti ke te ndrejte, se nuk u mbyten skafet e Nanos por ato te kompliceve te tij. &lt;img src=&quot;/pf/images/graemlins/laugh.gif&quot; alt=&quot;&quot; /&gt; </span>

url]



<span style="font-weight: bold"> Skafi i prodhuar pas Kongresit </span>

Nga Mero Baze

Detaji më i frikshëm i njoftimeve për tragjedinë ishte fakti se skafi kishte tri ditë që kishte hyrë në Shqipëri. Kjo mund të mos jetë e vërtetë, por konteksti ishte i frikshëm.

I bindur që ka fituar të gjitha betejat, Kryeministri po përpiqet të sigurojë gjithkënd që ka pas vetes, se nuk ka më mjete ndëshkimi që të dëmtojnë pushtetin e tij. Ai ka mbi dy javë që po përpiqet të dëshmojë se ka blerë Presidentin dhe parlamentin, ka nënshtruar opozitën e brendshme dhe të jashtme, ka mundur Lindjen dhe Perëndimin, pasi ka mundur të demonstrojë se nuk pyet për rregullat e lojës që rrëzojnë një qeveri të lidhur me krimin.

Kjo arrogancë politike e rrezatuar prej garantizmit publik që ai jep për pushtet, duke llogaritur votat e blera në parlament, janë një inkurajim i madh për botën e krimit. Vetëm ky garantizëm të çon tek liçenca më e tmerrshme që ka njohur ndonjëherë një shoqëri e organizuar në shtet, sikurse rezultoi liçensa e djeshme e Fatos Nanos për grupin kriminal të skafeve. Vetëm ajo shpjegon përse një ish oficer sigurimi me emrin Fatbardh Rrokaj, duhet të ishte Shef i Antiterrorit në Shkodër, vetëm pse është një nga miqtë e hershëm të njeriut më të afërt të Fatos Nanos në Ministrinë e Transportit Dhimitër Raftit. Kushuriri i tij po ashtu Drejtor i Policisë së Qarkullimit Rrugor në Vlorë, një post kyç që të transportohen 35 malësorë në një qytet jugor pa rënë në sy. Kushuriri tjetër Nëndrejtor porti që gomonia të hynte pa doganë në port. Si përfundim aksionet në këtë kompani kriminale, janë të ndara mes Shefit të Antiterrorit që rekruton viktima, Shefit të Qarkullimit që bën transportin tokësor të tyre, pronarit të skafit që ka siguruar mjetin lundrues dhe djalit skafist.

Kjo liçensë qeveritare për trafik, do të ishte e pavlefshme nëse Fatos Nano nuk jepte garancinë e tij të re &quot;Stabilitetin e pushtetit&quot;. Këta njerëz u hodhën në sulm se u ndien të sigurt. Ata e panë me sytë e tyre se demokracia vdiq, se rotacioni u bllokua, se demokracia nuk ka shanse të ndëshkojë mafian, dhe u hodhën në sulm. Betejën me ta dje e fitoi media, e fituan kolegët kurajozë të 'Top Channel'-it dhe më pas gjithë gazetarët shqiptarë. Shteti u kap rob nga shoqëria duke dhënë udhëzime kriminale për kapërcimin e detit, duke na kujtuar të gjithëve se ky vend duhet t'i prishë qetësinë qeverisë, parlamentit dhe ndoshta personalisht Kryeministrit që po dëfren në hotele luksoze. U bë shumë kujdes të thuhet se skafi që shoi dhjetëra jetë njerëzish, ishte prodhuar këtë javën e fundit, dmth., pas Kongresit të PS-së. Ky fakt vlen jo aq për skafin se sa për liçencën e kompanive të trafikut që po lulëzojnë pas këtij Kongresi, që prodhoi &quot;pushtetin stabël&quot; të Fatos Nanos.
 

Lu

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

....Thashe te mos flasim sot per Nanon e Berishen, ne shenje respekti per familjaret e viktimave...
Une nuk e ve ne dyshim aspak se cfare thoni ju per Kryeministrin Turist Shqiptar i cili edhe pas transmetimeve televizive rrenqethese te shfaqura ne te gjitha TV e botes, ai ben turizem!!!!!!
 

Lu

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

NJE VIZE

Nga Ylli Pango

Burri i madh i shtetit u perkul mbi te mjerin. Njeriu i ngrire, ende me drithmat e asaj nate makabre ne trup me veshtiresi hapi syte. &quot;c'mund te bej per ty?&quot;, pyeti burrri. &quot;Nje vize&quot;, mezi mundi te shqiptonte i shtriri, ofshajti dhe mbylli syte. Vetem kaq. &quot;Nje vize&quot;. Mund te kishte perfunduar ketu. Pa komente. Askush nuk mund te me thoshte &quot;shume shkurt&quot;.

Ne kete dialog te shkurter, te vertete te para dy diteve, prane kokes se nje shtrati, ne spitalin e Vlores, ne kete dialog te kryeshtetarit e viktimes permblidhet gjithcka. Ne ate pergjigje te shkurter, sa vete ofshama, te njerit prej te shpetuarve te paket te gomones te se premtes se zeze, permblidhet e gjithe drama e tragjedia shqiptare e ketyre viteve te shpreses e te zhgenjimit te madh. Mungon vecse ofshama e te gjithe shqiptareve, e nje populli, e cila natyrisht nuk mund te mbyllet as brenda nje shkrimi e as brenda mijera ton roman apo drame-leter. Ndaj ofshama vazhdon: Nje vize o mik, o vella, nje vize. As buke, as uje, as drite, as pune, e di s'mi jep dot, s'je zot, s'ke kohe, a je diku ne bote. Por me jep se paku nje vize, te shkoj vete aje, te punoj, te kem pak buke, drite, uje, o mik, o vella. &quot;Mjerimi s'do meshire, as lot a sy te bukur te trishte. Lotet ka kohe qe jane thare, nga dhimbja e pashterrur, nga ujet e paket, nga erresira. Lotet kane mbetur vetem per syte e bukur, per syte e lyer, per syte e ngopur. Ashtu per gusto, per mbushje, per variacion. Per t'u bere me te bukur. Per tu ndjere disi me njeri. Por nuk i do me as keto lot, mjerimi. Mjerimi s'don as meshire. As lypen krenare, sot tinzare a mekatare. Mjerimi sot Migjen vella, do vize, do vize, ve vize, o mik o vella, o qeveritar, te kam rixha&quot;. A e di Migjen e ti aktor, a regjisor a cilido artist i madh i filmit te madh per Titanikun e madh, se une, i mbyturi, une i shpetuari, une i afermi i tyre, une qytetari shqiptar, e jetova ate film shume me me tmerr madje edhe se ata qe vdiqen ate nate te ftohte dimri te fillim shekullit te kaluar, kur mbytej transoqeaniku i madh? A e di se me vdiq i afermi ne duar i ngrire, si i vdiq Leonardo Di Kaprio se dashures ne duar (natyrisht ai vdiq ne film). Mua me vdiq vertet dhe s'do ta harroj gjithe jeten. S'do t'ia harroj syte gjithe jeten. Nuk ka aktor t'i beje ata sy. A e dini, se ne vdiqem cift, cift i porsamartuar, e s'shpetoi anjeri nga ne, madje gruaja vdiq e para, e une i dyti pasi me vdiq gruaja e re ne duar. E vendosa atje ne skaj te gomones vete, stive mbi te tjeret e prita dhe vete vdekjen. Kurse ne film ajo shpetoi. Shpetoi e shkoi te tregoje. Une po u tregoj se ketejmi. Ketej nga bota e pertejme. A e di o mik e vella qe ke bere ate film se nuk drejtoja dot kufomen e djalit te bere kuspull nga te ftohtet, per ta shtrire ne arkivol? Nuk e shtrija dot. E laga me lot. A e kuptoni Migjen, Titanik, njerez, se nuk ka fantazi, artist, pene, te jetoje, t` perjetoje, te vuaje a jo me te pershkruaje ato qe jetuam, perjetuam, vuajtem ne? A e dini o njerez, o rruzull, o glob, se sot nje shekull pas mbytjes se Titanikut, drama qe zgjatet e zgjatet lengon prej 12 vjetesh e nje populli te vogel te braktisur, u mpiks nga Zoti brenda disa oresh ne nje nga tragjedite me te renda te perjetuara ndonjehere nga qeniet e gjalla te qujatur njerez, ne nje gomone te vogel, te permbytur e te tallazitur nga dallget, nje nate te acarte dimri. I gjithe Titaniku i madh, e gjithe dhimbja njerezore u fut, u mpak, u kruspullos, nga te ftohtet, nga dhimbja mbi dhimbje brenda asaj gomoneje. Ndofta per t'u kujtuar per here te fundit dicka, dikujt. Nuk ka pasur ndonjehere art makaber te servirur me gatshem, pa asnje nevoje per transformim, trillim, sajim, fiction. As shkrim, as drame, as film, as pikture. Pikture si ajo e njerezve te stivosur ne thase. Ne thase te kruspullosur. Te kruspullosur nga kufomat e kuspullosura nga te ftohtet, nga vete dhimbja. Ne thase ku kishte edhe 15-16 vjecare, edhe gra te porsamartuara, edhe djem te rinj. A e dini se aktoret e ketij filmi te tmerrshem, vazhdojne te jetojne nen uje, ne spital, ne malesi, ne varferi, ne lot. A e dini se regjisoret, dramaturgu, producenti, perfituesit e filmit jane ende gjalle, te lire, mund t'i intervistoni, mund t'i degjoni, tek fajesojne aktoret, te mjeret, te gjoret, qe nuk duhej ta luanin ashtu, nuk duhej, asesi nuk duhej, nuk duhej te gabonin. (&quot;Ah sa gabim, s'duhej kurrsesi te benin budallallekun qe bene&quot;. A iket ne nje nate si ajo?) Po a e dini si jetohet ne malesi, ne fshat, ne veri, kudo, ne Vaun e Dejes, fare prane hidrocentralit, prane drites, prane ujit? Shkoni e pyetini. Pyetini edhe disa nga ata qe u ngrine, dhe ca nga ata qe jane ende gjalle, shtatoret e mermerta te Migjenit, ku e ku me Lulin e vocerr, stergjyshin e vogel qe prapseprape me tollumat e veta mbulonte nje pjese te kembeve te ngrira. Pyetini dhe kthehuni perseri. Nuk do t'u thone gje. Nuk do te degjoni asnje ankese. As edhe nje. As drita, as uje, as buke e as meshire nuk do t'iu kerkojne. Jane mesuar pa to. Do tu kerkojne vec nje vize.




Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te
NJE VIZE

Nga Ylli Pango

Burri i madh i shtetit u perkul mbi te mjerin. Njeriu i ngrire, ende me drithmat e asaj nate makabre ne trup me veshtiresi hapi syte. &quot;c'mund te bej per ty?&quot;, pyeti burrri. &quot;Nje vize&quot;, mezi mundi te shqiptonte i shtriri, ofshajti dhe mbylli syte. Vetem kaq. &quot;Nje vize&quot;. Mund te kishte perfunduar ketu. Pa komente. Askush nuk mund te me thoshte &quot;shume shkurt&quot;.

Ne kete dialog te shkurter, te vertete te para dy diteve, prane kokes se nje shtrati, ne spitalin e Vlores, ne kete dialog te kryeshtetarit e viktimes permblidhet gjithcka. Ne ate pergjigje te shkurter, sa vete ofshama, te njerit prej te shpetuarve te paket te gomones te se premtes se zeze, permblidhet e gjithe drama e tragjedia shqiptare e ketyre viteve te shpreses e te zhgenjimit te madh. Mungon vecse ofshama e te gjithe shqiptareve, e nje populli, e cila natyrisht nuk mund te mbyllet as brenda nje shkrimi e as brenda mijera ton roman apo drame-leter. Ndaj ofshama vazhdon: Nje vize o mik, o vella, nje vize. As buke, as uje, as drite, as pune, e di s'mi jep dot, s'je zot, s'ke kohe, a je diku ne bote. Por me jep se paku nje vize, te shkoj vete aje, te punoj, te kem pak buke, drite, uje, o mik, o vella. &quot;Mjerimi s'do meshire, as lot a sy te bukur te trishte. Lotet ka kohe qe jane thare, nga dhimbja e pashterrur, nga ujet e paket, nga erresira. Lotet kane mbetur vetem per syte e bukur, per syte e lyer, per syte e ngopur. Ashtu per gusto, per mbushje, per variacion. Per t'u bere me te bukur. Per tu ndjere disi me njeri. Por nuk i do me as keto lot, mjerimi. Mjerimi s'don as meshire. As lypen krenare, sot tinzare a mekatare. Mjerimi sot Migjen vella, do vize, do vize, ve vize, o mik o vella, o qeveritar, te kam rixha&quot;. A e di Migjen e ti aktor, a regjisor a cilido artist i madh i filmit te madh per Titanikun e madh, se une, i mbyturi, une i shpetuari, une i afermi i tyre, une qytetari shqiptar, e jetova ate film shume me me tmerr madje edhe se ata qe vdiqen ate nate te ftohte dimri te fillim shekullit te kaluar, kur mbytej transoqeaniku i madh? A e di se me vdiq i afermi ne duar i ngrire, si i vdiq Leonardo Di Kaprio se dashures ne duar (natyrisht ai vdiq ne film). Mua me vdiq vertet dhe s'do ta harroj gjithe jeten. S'do t'ia harroj syte gjithe jeten. Nuk ka aktor t'i beje ata sy. A e dini, se ne vdiqem cift, cift i porsamartuar, e s'shpetoi anjeri nga ne, madje gruaja vdiq e para, e une i dyti pasi me vdiq gruaja e re ne duar. E vendosa atje ne skaj te gomones vete, stive mbi te tjeret e prita dhe vete vdekjen. Kurse ne film ajo shpetoi. Shpetoi e shkoi te tregoje. Une po u tregoj se ketejmi. Ketej nga bota e pertejme. A e di o mik e vella qe ke bere ate film se nuk drejtoja dot kufomen e djalit te bere kuspull nga te ftohtet, per ta shtrire ne arkivol? Nuk e shtrija dot. E laga me lot. A e kuptoni Migjen, Titanik, njerez, se nuk ka fantazi, artist, pene, te jetoje, t` perjetoje, te vuaje a jo me te pershkruaje ato qe jetuam, perjetuam, vuajtem ne? A e dini o njerez, o rruzull, o glob, se sot nje shekull pas mbytjes se Titanikut, drama qe zgjatet e zgjatet lengon prej 12 vjetesh e nje populli te vogel te braktisur, u mpiks nga Zoti brenda disa oresh ne nje nga tragjedite me te renda te perjetuara ndonjehere nga qeniet e gjalla te qujatur njerez, ne nje gomone te vogel, te permbytur e te tallazitur nga dallget, nje nate te acarte dimri. I gjithe Titaniku i madh, e gjithe dhimbja njerezore u fut, u mpak, u kruspullos, nga te ftohtet, nga dhimbja mbi dhimbje brenda asaj gomoneje. Ndofta per t'u kujtuar per here te fundit dicka, dikujt. Nuk ka pasur ndonjehere art makaber te servirur me gatshem, pa asnje nevoje per transformim, trillim, sajim, fiction. As shkrim, as drame, as film, as pikture. Pikture si ajo e njerezve te stivosur ne thase. Ne thase te kruspullosur. Te kruspullosur nga kufomat e kuspullosura nga te ftohtet, nga vete dhimbja. Ne thase ku kishte edhe 15-16 vjecare, edhe gra te porsamartuara, edhe djem te rinj. A e dini se aktoret e ketij filmi te tmerrshem, vazhdojne te jetojne nen uje, ne spital, ne malesi, ne varferi, ne lot. A e dini se regjisoret, dramaturgu, producenti, perfituesit e filmit jane ende gjalle, te lire, mund t'i intervistoni, mund t'i degjoni, tek fajesojne aktoret, te mjeret, te gjoret, qe nuk duhej ta luanin ashtu, nuk duhej, asesi nuk duhej, nuk duhej te gabonin. (&quot;Ah sa gabim, s'duhej kurrsesi te benin budallallekun qe bene&quot;. A iket ne nje nate si ajo?) Po a e dini si jetohet ne malesi, ne fshat, ne veri, kudo, ne Vaun e Dejes, fare prane hidrocentralit, prane drites, prane ujit? Shkoni e pyetini. Pyetini edhe disa nga ata qe u ngrine, dhe ca nga ata qe jane ende gjalle, shtatoret e mermerta te Migjenit, ku e ku me Lulin e vocerr, stergjyshin e vogel qe prapseprape me tollumat e veta mbulonte nje pjese te kembeve te ngrira. Pyetini dhe kthehuni perseri. Nuk do t'u thone gje. Nuk do te degjoni asnje ankese. As edhe nje. As drita, as uje, as buke e as meshire nuk do t'iu kerkojne. Jane mesuar pa to. Do tu kerkojne vec nje vize...
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Ne Shqiperi mjafton qe nje person krejtesisht i panjohur te te jape disa te dhena mbi veten dhe menjeher del se ate,ndonje te aferm te tij apo biografine e familjes se tij, e njeh.


Dua te them se nuk ka:
motorskaf,kile droge,tutor prostitutash,pare te piset,apo cfaredo gjeje tjeter qe te mos e dine policet,sherbimi sekret,qeveritaret,Nano.

Pra ata nuk mund te luajne rrolin e te paditurit.

Ata jane padrinot qe marrin per cdo veprimtari kriminel perqindje.


Fundi tyre po afron me cdo dite.
Per kete jam 100% i sigurt.
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

<span style="font-weight: bold"> Ja lidhjet e skafistëve me qeveritarët </span>

Gjinushi, Milo, Çeço e Majko kanë lidhje miqësore dhe familjare me shumë prej personave të implikuar në trafikun e klandestinëve drejt Italisë, nga i cili humbën jetën 28 persona. Gazeta &quot;TemA&quot; ka arritur të sigurojë të gjitha lidhjet e skafistëve dhe drejtuesve të tyre me personazhe të mazhorancës qeverisëse.

Skafisti Albert Alliu, nipi i deputetes socialiste

Albert Alliu, njëri prej skafistëve të gomones ku vdiqën 28 persona, është djali i kushërirës së parë të ish deputetes socialiste Luiza Hoxha që është bërë e njohur si drejtuese e Komitetit te Shpëtimit Publik në Vlorë në vitin 1997. Albert Alliu, është djali i kushurirës së Luiza Hoxhës. Burime të gazetës konfirmuan se Albert Alliu, personi të cilit i përket celulari që mori në telefon tek 'Top-channel'. Njerëz të afërt me drejtorin e Policisë së Vlorës, Josif Shtembari thanë se Albert Alliu dhe skafisti tjetër Artur Rrokaj kanë qenë duke u larguar, pasi Guardia Di Finanza, i kishte sjellë së bashku me 9 të mbijetuarit e tjerë, në bregdet. Burime pranë Policisë së Vlorës thonë se asnjë prej policëve nuk i ka shoqëruar ata. Ata janë lënë të vetëm në bregdet dhe kanë pasur të gjitha shanset që të largoheshin. Mirëpo, ata kanë qenë të dëmtuar e me këmbë të enjtura, prandaj nuk janë larguar dot.



Gjergj Rrobaj, njeri i afërt me Çeçon, Milon e Gjinushin

Ish nëndrejtori i Portit të Vlorës Gjergji Rrobaj, është njeri i afërt me nënkryetaren e Kuvendit Makbule Çeço. Është njeri i besuar i Kryetarit të Partisë Demokracia Sociale Paskal Milo ndërkohë që prej vitit 1997 ka qenë i lidhur me Skënder Gjinushin. Pas ndarjes së socialdemokratëve, mes Gjinushit e Milos, ka kaluar në partinë e Milos. Është një njeri i besuar i këtij të fundit dhe ka te dhena se gruaja e Paskal Milos ka nderhyre per emerimin e tij. Marrëdhëniet e Gjergj Rrobajt me këta tre personazhe kanë sjellë shumë përfitime për të. Ai është emëruar edhe nëndrejtor i Portit të Vlorës, me ndihmën e tyre. Ai eshte vellai i pronarit te skafit i cili ka hyre pa dogane permes portit.



Edmond Alia, njeriu i besuar i Majkos

Edmond Alia një ndër të ndaluarit e parë të policisë, pasi është pronari i hotelit ku kanë ndenjur klandestinët, është njeriu më i afërt i ministrit të Mbrojtjes Pandeli Majko. Burime të gazetës &quot;TemA&quot; në Vlorë, thanë se edhe Pandeli Majko ka qene krushk ne dasem ne shtpine e Edmond Alise. Edmond Alia ka qenë person i afërt edhe me grupin e “Tozos” ne vitin 1997. Ky i fundit është vrarë në vitin 1998 dhe i janë gjetur një shumë tepër e madhe parash. Tozo ka ndihmuar finaciarisht Aline kur ka drejtuar FRESH-in e Vlores dhelidhjet me Majkon kane qene me te forta ne ate kohe.

Këto janë edhe lidhjet familjare, miqësore dhe të interesave të tre prej pjesëtarëve të rrjetit të trafikut të qenieve njerëzore, i cili mbyti mbi 28 persona vetëm 3 milje larg nga Karaburuni, me qeveritarët dhe eksponentët e mazhorancës. Skafisti Albert Alliu është njeri familjar i deputetes socialiste Luiza Hoxha. Gjergji Rrobaj, nëndrejtori i shkarkuar i Portit të Vlorës, i akuzuar se ka qenë në dijeni të klandestinëve dhe nuk ka njoftuar, është familjar i Makbule Çeços. Ndërsa pronari i Hotelit të Dhërmiut, ku qëndronin klandestinët, Edmond Alia, është mik i ngushtë i ministrit të Mbrojtjes, Pandeli Majko. Ndërsa pjesa tjetër e personave të këtij rrjeti kanë qenë pothuajse të gjithë në Policinë e Shtetit. Familjarët e skafistit Artur Rrokaj, babai ishte shef i Antiterrorit në Shkodër, Fatbardh Rrokaj. Xhaxhai ishte shefi i qarkullimit të Vlorës, Ilir Rrokaj.



Babai i të zhdukurit Ardian Xhilaj fajëson shtetin për tragjedinë

&quot;Djali im ka qenë në gomone&quot;

&quot;Djali im ka qenë në gomone. Më ka lajmëruar në telefon 15 minuta para se të niseshin. Edhe shokët e tij më kanë thënë se është në gomone. Tani po mundohen me e fshehë këtë që e dimë të gjithë.&quot; Ragip Xhilaj nga Golemi i Shkodrës thotë se skafistët ndoshta nuk e linin djalin të hapte telefonin.

&quot;Nënë, unë po iki&quot;. Kjo është fjala e fundit që ka thënë në shtëpi njëri prej viktimave të tragjedisë së Otrantos, trupi i të cilit ende nuk është gjetur. Nëna e 29 vjeçarit nga Golemi i Shkodrës Fahrije Xhilaj tregon momentet e fundit me djalin e saj Ardianin. Ai është nisur në orën 6.00 të mëngjesit të së premtes nga shtëpia. Vetëm nëna e tij ka qenë në dijeni të këtij fakti. Babai e asnjë prej anëtarëve të tjerë të familjes nuk ka qenë në dijeni për largimin e djalit. Nëna ka jetuar me dhimbjen e largimit të birit, që prej mëngjesit të ditës së tragjedisë. Babai Ragipi nuk dinte se çfarë do të bënte djali. &quot;Bisedonim shpesh se çfarë do të bëhej me të. Djali ishte 29 vjeç, 100 kile burrë e nuk kishte ku të punonte. Më kishte thënë se do të ikte nga Shqipëria, po kurrë nuk e çoja nëpër mend të më shkonte me gomone. Nuk di çfarë të them tjetër, vetëm se dua trupin e djalit tim,&quot; shprehet Ragip Xhilaj, babai i Ardianit të zhdukur nga tragjedia e së premtes. &quot;E sigurt është që djali im ka qenë në gomone. Nuk e di se në çfarë gomoneje, po ai ka marrë në telefon nga ora 17:25 minuta e na ka thënë se sapo po nisemi me gomone. Unë u bëra merak dhe vazhdoja t'i bija telefonit. E dija që ishin nisur për të kaluar në Itali. Zilja e telefonit shkonte po askush nuk e hapte. Besoj se skafistët nuk e kanë lënë të flasë djalin. Më pas numri i telefonit nuk punonte më, telefoni ishte mbyllë.&quot; Ragip Xhilaj thotë se një prej të mbijetuarve i ka treguar se djalin e tij e ka parë në gomone. Ai është i sigurt për këtë. Por kjo bie në kundërshtim me disa deklarata të të mbijetuarve të tjerë. Avni Cakaj, po nga Shkodra thotë se nuk është hedhur nga gomonia asnjë njeri. Pretendimi i Ragipit, se djalin e tij e kanë parë në gomone, por trupi i tij nuk është kthyer as me të gjallët e as me të vdekurit, e komplikon edhe më shumë çështjen. Organet shtetërore nuk kanë predispozicionin më minimal për të qenë transparent. Ata ende vazhdojnë të mos konfirmojnë prezencën e gomones së dytë. Avni Cakaj, i mbijetuari thotë se në gomone kanë qenë vetëm 30 persona. Ndërsa numri i konfirmuar me emra i viktimave të tragjedisë shkon deri në 39. Ndër këta, 21 kanë vdekur, 11 kanë shpëtuar dhe për 7 të tjerë nuk dihet asgjë.



I mbijetuari Paulin Lleshi

&quot;Policia na pa kur po hipnim në gomone&quot;

Një nga të mbijetuarit e tragjedisë së Otrantos, Paulin Lleshi thotë se policia i kishte parë pak para se të hipnin në gomone. Të gjithë personat që tentonin të kalonin drejt Italisë, të ndodhur në Dhërmi kanë tentuar të fshihen. Ata u kanë thënë shoqëruesve se është policia dhe mund t'i ndalojë. Shoqëruesit u kanë thënë se nuk ka problem, pasi këto gjëra ishin rregulluar. E gjithë policia e Vlorës dhe e Dhërmiut e ka ditur për nisjen e gomoneve. Ata kanë pasur marrëveshje të heshtur me skafistët dhe nuk kanë ndaluar klandestinët.

Paulini thotë: &quot;Kur ishin Dhërmi, pak para se të hipnim në gomone, policia na kaloi fare pranë. Ne deshëm të fshiheshin e u thamë shoqëruesve. Ata na thanë se nuk ka përse, sepse i kishin rregulluar këto punë.&quot;

Një akuzë të tjetër e kësaj natyre vjen edhe nga prindi i një të mbyturi në tragjedi. Ai thotë se rrjeti u kishte thënë se gjithçka bëhet në bashkëpunim me policinë. Madje ata u kishin thënë se kalimi nuk bëhet me gomone, por me një mjet tjetër. Prindi thotë se nëse do ta dinin se fëmijët do kalonin me gomone, nuk kishin për t'i lejuar.



Të gjitha kontradiktat në kronologjinë e tragjedisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit, Bajram Ibraj

Radarët kanë kapur dy objekte lundruese. Janë vënë në lëvizje të gjithë mjetet që zotërojmë për të verifikuar këtë informacion.

Ministria e Rendit publik vetëm 30 minuta pas drejtorit të policisë

Është bërë e mundur pamja e dy objekteve lundruese në det të hapur rreth 3 milje larg nga bregu dhe janë përcaktuar kordinatat.

Ministria e Rendit publik një ditë më pas

Nuk ka informacion për një gomone të dytë. Kemi gjetur vetëm një gomone

Luan Grizha, xhaxhai i Gjin Grizhës, i zhdukur së bashku me të fejuarën e tij Ermira Grizhën nga Malësia e Madhe

Jam shumë i prekur nga kjo tragjedi dhe shumë i tradhtuar nga shteti im, i cili nuk erdhi dot në ndihmë të shtetasve të tij. Ata kërkuan ndihmë, por askush nuk ua dha një gjë të tillë. Ku është kryeministri, iku për pushime turp t'i vijë!

Paulin Pjetri nga Vau i Dejës, një nga të mbijetuarit

Gomonia ku ishim ne, pas shpërthimit të motorrit është prishur dhe është çarë nga poshtë

Shefi i Guardia Di Finanzës në Shqipëri, Santarelli

&quot;Gomonia është në gjendje të mirë. Duhet të ketë pasur një defekt në motorr, por më së shumti kjo ka ndodhur për shkak të detit jashtëzakonisht të trazuar, gjë që ia ka vështirësuar punën për të manovruar në ato kushte.&quot;

Fran Prenga, burri i Lizës dhe vëllai i Arbenit, që ngelën të vdekur në gomone

Me gruan time kam folur edhe në orën tetë të mëngjesit të datës 10 janar, një ditë pasi ishin nisur gomonet. Ajo ka qenë gjallë deri atëherë. Lidhjet i ka ndërprerë një person që ka qenë duke ecur afër nesh në mëngjes në Vlorë.

Unë shoh vëllanë dhe gruan me shenja djegieje në trup dhe në fytyrë, por jo në flokë apo vetull. Të afërmit e mi janë djegur qëllimisht, prandaj kërkoj hetime për këtë qëllim. Të afërmit e mi nuk janë djegur me rroba, por me ndonjë gjë tjetër. Me drogë. Kërkoj përgjegjësit të ndëshkohen e jo të mbulohen nga ana e qeverisë. Ata janë përgjegjës së bashku me ta.

Walter Marciota, komandanti i anijes që nxori të mbijetuarit

Njoftimin e kemi marrë në orën 21.00 të datës 9.01.2003 nga kapiteneria e Durrësit. Pas 5 minutash u nisëm për kërkim. Vazhduam kërkimet deri në orën 03.00 të mëngjesit të datës 10.03.2003

Njoftimi për shtyp i NATO-s në 10 janar 2004

Kërkimet filluan mbrëmë në orën 21.30 të mbrëmjes së djeshme 9 janar dhe vazhduan deri në orën 1.30 të natës, pastaj u ndërprenë për të rifilluar këtë mëngjes në orën 7.00

Një skafist që nuk identifikohet

Atë ditë, me datë 9 është nisur edhe një gomone tjetër. Ata janë munduar t'i ndihmojnë, por më pas janë larguar. Gomonia ka qenë me drogë dhe 4 klandestinë. Kjo gomone është kthyer në Vlorë pa probleme.

Avni Cakaj nga Shkodra, një nga të mbijetuarit

Në gomone kemi qenë vetëm 30 persona. Asnjë prej tyre nuk është hedhur në det. Ata kanë vdekur në gomone, pasi u mbush me ujë. Nuk kam parë gomone tjetër rreth e rrotull. Një anije na ka kaluar dy herë vetëm 100 metër larg, por nuk na ndihmoi.

Ragip Xhilaj, babai i Ardianit të zhdukur deri në këto momente

Djali im ka qenë në gomone. Ai më ka telefonuar vetëm 15 minuta para se të niseshin me gomone. Shokët e tij që kanë shpëtuar më kanë thënë se e kanë parë në gomone.

E dashura e skafistit Artur Rrokaj

Arturi më ka telefonuar në orën 18.20. Më tha në telefon se po mbyteshin, lajmëro policinë. Kam njoftuar policinë e Vlorës, kam dhënë numrin e Arturit, që nuk është numri me 20, por ai me 22 dhe deri në orën 21:00 kam marrë lajm shpesh nga Arturi, duke thënë se ne po mbytemi, pse nuk vjen njeri për ndihmë. Kur u shkëput lidhja me telefonin me numër 22, më merr në telefon me numrin me 20 dhe më thotë se kam 2 orë e gjysmë që kam thënë për ndihmë dhe s'po bën gjë. Në orën 21.45 kam pasur kontaktin e fundit me Arturin, i cili tha se po sheh një helikopter dhe po i bën me shenjë.

Babai i Arturit, Fatbardh Rrokaj, shefi i antiterrorit të Shkodrës, kur e kam marrë në telefon më ka thënë - ik qerohu se djali im nuk ka të bëjë me këtë histori.

Fatbardh Rrokaj, ish shefi i antiterrorit në Shkodër, babai i skafistit Artur Rrokaj

Nuk jam kapo i një rrjeti të ashtuquajtur Rrokaj. Arturi mund të ketë qenë i punësuar, por jo të jetë pjesë e një rrjeti të tërë trafiku.


Marre nga Tema
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Gazeta &quot;PANORAMA&quot;


Nano-Toska lënë seancën e mocionit për të darkuar

Kryeministri Nano dhe ministri i Rendit, Igli Toska, kanë darkuar mbrëmë te restorant “Karlzberg”, gjatë kohës që seanca e jashtëzakonshme vazhdonte punimet. Kryeministri është larguar nga seanca parlamentare, i shoqëruar nga ministri i Rendit, duke lënë mënjanë të gjitha akuzat e opozitës dhe të familjarëve të viktimave për tragjedinë e Vlorës. Gjatë qëndrimit në këtë restorant, një ekip i televizionit “Top Channel” ka tentuar të hyjë për të intervistuar Kryeministrin, por ata kanë hasur në reagimet e ashpra të ekipit të shoqërimit të Kryeministrit dhe ministrit të Rendit. Badigardët e Nanos dhe Toskës kanë lajmëruar policinë, e cila ka shoqëruar gazetarin e këtij televizioni në ambientet e Komisariatit nr.2, ku ka qëndruar për disa orë. Ministria e Rendit ka deklaruar më pas se gazetari është shoqëruar në momentin kur fshihej pas një peme dekorative të lokalit dhe nuk ka pranuar të paraqesë identitetin. Shumë shpejt është marrë vesh nga deputetët e opozitës në seancën plenare vendndodhja e Kryeministrit dhe menjëherë kanë filluar reagimet e ashpra të tyre, duke bërë që situata në sallën e parlamentit të tensionohej. Reagim i ashpër ka ardhur edhe nga familjarët e viktimave, të cilët vazhdonin të qëndronin në lozhen e parlamentit, duke ndjekur punimet e seancës së jashtëzakonshme. Nuk ka patur sqarime konkrete nga deputetë apo ministra që kishin mbetur në sallën e parlamentit për vendndodhjen apo largimin e Kryeministrit nga seanca parlamentare, e cila ishte mbledhur për mocion mosbesimi ndaj tij. Megjithë reaksionin që ka shkaktuar në sallën e Kuvendit, Kryeministri Nano dhe ministri i Rendit, Igli Toska, nuk e kanë ndërprerë darkën e tyre, duke lënë shteg për akuza ndaj tyre të deputetëve të opozitës. Nano dhe Toska janë dy figurat më të goditura nga akuzat e opozitës për tragjedinë e ndodhur në fundjavën e fundit në brigjet e Karaburunit në Vlorë, ku humbën jetën të paktën 21 shtetas
 

Lu

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

....Nano-Toska lënë seancën e mocionit për të darkuar....


...Dhe ne protestojme me qirinj e lule, d.m.th ata as qe e pjerdhin fare. Ne parlament grihet sallate, e Nano i fut nje dopio te Karlsberg...

...Po mire na e bejne ne, pasi nuk i terheqim zvarre me gjithe Karlsberg e ti fusim ne nje gomone e ti djegim ne mes te detit...

Vazhdoni ndizni qirinj!!!
 

asim

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

kaha jon E Shtune, 17 Janar 2004


IKNI, ZOTI NANO!

Kryeministri Nano po provon lekundje te forta keto dite duke qene se eshte krijuar fronti me i madh i oponences ndaj tij, qysh se mori qeverine me shume se nje vit me pare.

Ne te gjithe segmentin shoqeroro-politik, pervec kongresmeneve dhe deputeteve fanatike, nuk gjen asnje organizem tjeter qe te mbeshtese sot Fatos Nanon. Ajo qe e ben edhe me te forte dhe me tronditese per shefin e qeverise, shperthimin anti-Nano te ketyre koheve te fundit, eshte fakti se ne krye te kesaj levizjeje, jane pjesa me vitale e qytetareve tane.

Te rinj dhe te reja, te paindoktrinuar politikisht, po kerkojne me finese qe ai te reflektoje pas tragjedise se rende qe ndodhi ne detin Jon, ku humben jeten me shume se 20 qytetare ne nevoje. Eshte pikerisht kjo grupmoshe qe asgje nuk i dallon nga te rinjte e perendimit, qe ndjehen me te zhgenjyerit nga politika e Nanos, dhe per kete jane vene ne krye te reagimit.

Ata kerkojne nga Kryeministri, se pari qe te kerkoje ndjese per shkak te mungeses se tij ne detyre, diten dhe te nesermen e tragjedise. Dhe nga ana tjeter, kerkojne qe qeveria te kryeje reformat e duhura per te krijuar vende pune dhe per te siguruar levizjen e lire te shqiptareve.

Krijimi i nje koalicioni kaq te madh shoqeror kunder Nanos, ka krijuar nje precedent te papare ende ne zhvillimet politike ne vend. Kurre ndonje here me pare nuk ka pasur kaq shume aktore qe kontestojne nje kryeminister, qysh nga shpallja e pluralizmit. Packa se &quot;MJAFT&quot; dhe Zyra per Mbrojtjen e Qytetareve, nuk ndervaren nga ndonje parti, aksioni i tyre civil, nuk ka se si te mos jete edhe politik, perderisa kerkohet pikerisht permiresimi i qeverisjes dhe ndryshimi i sjelljes teper cinike te shefit tone te ekzekutivit.

Cili duhej te ishte reagimi i zotit Nano ne kete situate? Normalisht cdo kryeminister duhej te ndjehej keq ne keto rrethana, dhe do te bente dicka pikerisht te kundert me ate per te cilen kritikohet. Ky i yni, vetem thellon cinizmin dhe arrogancen duke ndjekur politiken e nenvleftesimit dhe percmimit te gjithckaje qe nuk eshte ne anen e tij. Kete e ben duke sulmuar te rinjte e Mjaftit, e ben duke braktisur parlamentin te thirrur ne seance te jashtezakonshme pikerisht per te, dhe ne kohen kur gjendet aty, luan me celular ose sheh albume me fotografi.

Dikush e genjen Kryeministrin tone, duke i thene se keshtu duket me simpatik. Nano realisht po punon shume mire qe pakenaqesia qytetare ndaj tij te rritet. Kalendari I reagimit dhe protestes qytetare tashme eshte shpallur dhe fakti qe masa e solidaritetit po shtohet nga qyteti ne qytet, deshmon qarte se zhvillime te reja do te kete mes pales qeveri dhe asaj qytetar. Ndersa Tirana dhe Shkodra, dje zien nga protesta paqesore, sot jane disa qytete qe percjellin protesta te tilla massive dhe te fuqishme. Ne Elbasan, Fier, Lezhe, Korce dhe Lac jane pralajmeruar tubime te tjera te &quot;MJAFT-it&quot;.

Per fat te mire, tani qytetaret dhe zgjedhesit nuk jane me delet e pagoja. Levizjet e fundit qytetare po tregojne se ka ardhur koha per te krijuar nje lloj garanti, perballe keqqeverisjes dhe arrogances se pushtetit. Dhe eshte e qarte qe zoti Nano nuk mund te vazhdoje me te qeverise, perderisa nuk gezon asnje lloj konsensusi. Ai mund t'i ruaje numrat ne parlament, por pervoja ka treguar se kur nje qeveri rrezohet moralisht, ajo nuk mund te qendroje ne kembe assesi.

Andaj, zgjidhja me e mire per Kryeministrin do te ishte te terhiqej vete, ne menyre fisnike, duke kryer me ne fund te vetmin akt te admirueshem, cka per here te pare mund ta bente ate te pelqyeshem ne publik, per shkak te imazhit te teperuar te papergjegjshmerise se deshmuar jo vetem ne sallen e Parlamentit, por edhe ndaj ngjarjeve qe lidhen me fatin e qytetareve te ketij vendi dhe gjendjen mjerane te shumices se tyre.

Re.Po
 

kastriot

Primus registratum
Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has

Opozita siguron dëshmi për Komisionet



Sigurimi i disa dëshmive private nga opozita për tragjedinë e gomoneve, duket se ka mbritur në veshët e zyrtarëve të lart të shtetit dhe drejtuesve të PS, të cilët po bllokojnë me çdo çmim Komisionin Hetimor për tragjedinë të kryesuar nga opozita. Po ashtu dëshmitë e siguruara për Shkallnurin që të çojnë në krye të qeverisë, janë kthyer në një makth për socialistët të cilët duan tia heqin nga duart opozitës me cdo çmim këto komisione. Ndërkohë dëshmitarët thonë se nuk janë të gatshëm të dëshmojnë para socialsitëve për faktet që kanë thjeshtë për arsye sigurie.


--------------------------------------------------------------------------------



Opozita siguron dëshmi private për tragjedinë e 9 Janarit dhe Shkallnurin



Opozita: Komisioni Apostoli, kapak arkivoli



Deputetët e opozitës nuk lejuan që të zhvilloheshin punimet e seancës së djeshme parlamentare, pasi kërkuan që të ngrihej komisioni për hetimin e aksidentit të Shkallnuerit. Ata nuk lejuan që të diskutohej për komisionin hetimor mbi ngjarjen e Karaburunit. Të gjithë ligjvënësit e djathtë të pranishëm në seancën e djeshme të Kuvendit janë larguar nga salla në momentin e votimit të Komisionit Hetimor për tragjedinë e 9 janarit, pasi kryetari Servet Pëllumbi ka hedhur poshtë kërkesën e tyre për diskutim të ngjarjes së Shkallnuerit. Kërkesa për hetimin ndaj kryeministrit është bërë nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, z.Bamir Topi gjatë zhvillimit të seancës parlamentare ditën e enjte. Kryeparlamentari Servet Pëllumbi ka kundërshtuar diskutimin lidhur me këtë çështje, pasi sipas tij ajo nuk ishte në rendin e ditës.

Deklaratës së zotit Topi i janë bashkuar edhe deputetë të partive të tjera të opozitës, veçanërisht deputeti demokristian Nikollë Lesi që është dhe iniciatori i kësaj ideje.

&quot;Ngritja e një komisioni hetimor për ngjarjen e Shkallnuerit, është e drejtë kushtetuese e deputetëve të Kuvendit. Opozita kërkon ngritjen e një komisioni të tillë dhe hetimin e ngjarjes, edhe pse ideja është hedhur fillimisht nga deputeti Nikollë Lesi,&quot; u shpreh zoti Topi gjatë fjalës së tij në Kuvend. &quot;Komisioni hetimor për ngjarjen e Shkallnuerit duhet të futet në rend të ditës. Është një ngjarje e kryer nga kryeministri i një vendi dhe duhet të zbardhet&quot;, tha deputeti Maksim Begeja. Deputeti ballist Shpëtim Roqi, ka kundërshtuar vendimin e zotit Pëllumbi dhe ka shtuar se &quot;Komisioni Hetimor për ngjarjen e Shkallnuerit është praktikisht i ngritur, pasi opozita është e vendosur për këtë hetim. Tashmë duhet të merremi të diskutojmë modalitetet e tij&quot;. Duke parë se nuk kishte më asnjë shpresë që kjo çështje të futej në rendin e ditës së punimeve në Kuvend, ka marrë fjalën kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha. Fjalimi i liderit demokrat ka patur në qendër kryetarin e Kuvendit, Servet Pëllumbi. &quot;Kryetari i Kuvendit, duhet të marrë përsipër rolin që i takon. Të mos bëhet palë me krimin, por të bëhet palë me rregullat kushtetuese&quot;, tha Berisha. Sipas tij, opozita kërkon një parlament funksional dhe nuk kërkon aspak të krijojë precedente provokuese siç deklarojnë disa deputetë. &quot;Kam frikë se miqësia e krijuar mes palëve në Kuvend do të sjellë pasoja të rënda. Ky komision është në interes të publikut dhe jo të opozitës&quot;, tha më tej Berisha. Nënkryetarja e Kuvendit, Makbule Çeço e ka cilësuar kërkesën e opozitës si provokim nga ana e opozitës. &quot;Komisioni Hetimor për ngjarjen e Shkallnuerit nuk ka fare lidhje me Kuvendin. Opozita po e përdor për provokime&quot;, tha zonja Çeço. Ndërsa, deputeti i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Ligoraq Karamelo, kërkoi që të mblidhet byroja dhe më pas kërkesa të futet në rendin e ditës. &quot;Nuk mund të vazhdojmë punimet në këtë mënyrë. Të mblidhet byroja parlamentare dhe të marrë vendimin për ta futur apo jo çështjen e Komisionit Hetimor të Shkallnuerit&quot;, tha zoti Karamelo. Ndërsa, iniciatori për ngritjen e Komisionit të Shkallnuerit, deputeti Nikollë Lesi ka premtuar se do të sjellë në Kuvend kaseta dhe prova të tjera për ngjarjen e ndodhur vite më parë. Ngritja e Komisionit hetimor sipas tij është e bazuar në funksionet Kushtetuese pasi për të janë mbledhur firmat e 1/4 të deputetëve të Kuvendit. Pas një pushimi për 30 minuta seanca ka rinisur sërish dhe është menduar që kryhej votimi për ngritjen e Komisionit hetimor për ngjarjen e Karaburunit. Ligjvënësit e opozitës, pasi janë siguruar për rrëzimin e kërkesës së tyre, janë larguar nga salla e Kuvendit. Debatet në Kuvend kanë zgjatur për më shumë se 4 orë dhe nuk është mundur të jepet zgjidhje për asnjë nga komisionet. Votimi pritet të shtyhet për ditën e hënë, në rast se pozita dhe opozita do të bien dakord të diskutojnë për kërkesat e njëri-tjetrit. Deputetët e opozitës, shprehen se nuk do marrin pjesë në Komisionin Hetimor për ngjarjen e 9 janarit, pasi ai drejtohet nga mazhoranca. Ashtu si seanca e jashtëzakonshme edhe komisioni hetimor parlamentar për tragjedinë e Vlorës duket se po humbet seriozitetin.


--------------------------------------------------------------------------------

Marre nga Tema
 
Top