Re: TIRANA, Albania (AP) -- A speedboat transporting Albanians trying to get to Italy has
NJE VIZE
Nga Ylli Pango
Burri i madh i shtetit u perkul mbi te mjerin. Njeriu i ngrire, ende me drithmat e asaj nate makabre ne trup me veshtiresi hapi syte. "c'mund te bej per ty?", pyeti burrri. "Nje vize", mezi mundi te shqiptonte i shtriri, ofshajti dhe mbylli syte. Vetem kaq. "Nje vize". Mund te kishte perfunduar ketu. Pa komente. Askush nuk mund te me thoshte "shume shkurt".
Ne kete dialog te shkurter, te vertete te para dy diteve, prane kokes se nje shtrati, ne spitalin e Vlores, ne kete dialog te kryeshtetarit e viktimes permblidhet gjithcka. Ne ate pergjigje te shkurter, sa vete ofshama, te njerit prej te shpetuarve te paket te gomones te se premtes se zeze, permblidhet e gjithe drama e tragjedia shqiptare e ketyre viteve te shpreses e te zhgenjimit te madh. Mungon vecse ofshama e te gjithe shqiptareve, e nje populli, e cila natyrisht nuk mund te mbyllet as brenda nje shkrimi e as brenda mijera ton roman apo drame-leter. Ndaj ofshama vazhdon: Nje vize o mik, o vella, nje vize. As buke, as uje, as drite, as pune, e di s'mi jep dot, s'je zot, s'ke kohe, a je diku ne bote. Por me jep se paku nje vize, te shkoj vete aje, te punoj, te kem pak buke, drite, uje, o mik, o vella. "Mjerimi s'do meshire, as lot a sy te bukur te trishte. Lotet ka kohe qe jane thare, nga dhimbja e pashterrur, nga ujet e paket, nga erresira. Lotet kane mbetur vetem per syte e bukur, per syte e lyer, per syte e ngopur. Ashtu per gusto, per mbushje, per variacion. Per t'u bere me te bukur. Per tu ndjere disi me njeri. Por nuk i do me as keto lot, mjerimi. Mjerimi s'don as meshire. As lypen krenare, sot tinzare a mekatare. Mjerimi sot Migjen vella, do vize, do vize, ve vize, o mik o vella, o qeveritar, te kam rixha". A e di Migjen e ti aktor, a regjisor a cilido artist i madh i filmit te madh per Titanikun e madh, se une, i mbyturi, une i shpetuari, une i afermi i tyre, une qytetari shqiptar, e jetova ate film shume me me tmerr madje edhe se ata qe vdiqen ate nate te ftohte dimri te fillim shekullit te kaluar, kur mbytej transoqeaniku i madh? A e di se me vdiq i afermi ne duar i ngrire, si i vdiq Leonardo Di Kaprio se dashures ne duar (natyrisht ai vdiq ne film). Mua me vdiq vertet dhe s'do ta harroj gjithe jeten. S'do t'ia harroj syte gjithe jeten. Nuk ka aktor t'i beje ata sy. A e dini, se ne vdiqem cift, cift i porsamartuar, e s'shpetoi anjeri nga ne, madje gruaja vdiq e para, e une i dyti pasi me vdiq gruaja e re ne duar. E vendosa atje ne skaj te gomones vete, stive mbi te tjeret e prita dhe vete vdekjen. Kurse ne film ajo shpetoi. Shpetoi e shkoi te tregoje. Une po u tregoj se ketejmi. Ketej nga bota e pertejme. A e di o mik e vella qe ke bere ate film se nuk drejtoja dot kufomen e djalit te bere kuspull nga te ftohtet, per ta shtrire ne arkivol? Nuk e shtrija dot. E laga me lot. A e kuptoni Migjen, Titanik, njerez, se nuk ka fantazi, artist, pene, te jetoje, t` perjetoje, te vuaje a jo me te pershkruaje ato qe jetuam, perjetuam, vuajtem ne? A e dini o njerez, o rruzull, o glob, se sot nje shekull pas mbytjes se Titanikut, drama qe zgjatet e zgjatet lengon prej 12 vjetesh e nje populli te vogel te braktisur, u mpiks nga Zoti brenda disa oresh ne nje nga tragjedite me te renda te perjetuara ndonjehere nga qeniet e gjalla te qujatur njerez, ne nje gomone te vogel, te permbytur e te tallazitur nga dallget, nje nate te acarte dimri. I gjithe Titaniku i madh, e gjithe dhimbja njerezore u fut, u mpak, u kruspullos, nga te ftohtet, nga dhimbja mbi dhimbje brenda asaj gomoneje. Ndofta per t'u kujtuar per here te fundit dicka, dikujt. Nuk ka pasur ndonjehere art makaber te servirur me gatshem, pa asnje nevoje per transformim, trillim, sajim, fiction. As shkrim, as drame, as film, as pikture. Pikture si ajo e njerezve te stivosur ne thase. Ne thase te kruspullosur. Te kruspullosur nga kufomat e kuspullosura nga te ftohtet, nga vete dhimbja. Ne thase ku kishte edhe 15-16 vjecare, edhe gra te porsamartuara, edhe djem te rinj. A e dini se aktoret e ketij filmi te tmerrshem, vazhdojne te jetojne nen uje, ne spital, ne malesi, ne varferi, ne lot. A e dini se regjisoret, dramaturgu, producenti, perfituesit e filmit jane ende gjalle, te lire, mund t'i intervistoni, mund t'i degjoni, tek fajesojne aktoret, te mjeret, te gjoret, qe nuk duhej ta luanin ashtu, nuk duhej, asesi nuk duhej, nuk duhej te gabonin. ("Ah sa gabim, s'duhej kurrsesi te benin budallallekun qe bene". A iket ne nje nate si ajo?) Po a e dini si jetohet ne malesi, ne fshat, ne veri, kudo, ne Vaun e Dejes, fare prane hidrocentralit, prane drites, prane ujit? Shkoni e pyetini. Pyetini edhe disa nga ata qe u ngrine, dhe ca nga ata qe jane ende gjalle, shtatoret e mermerta te Migjenit, ku e ku me Lulin e vocerr, stergjyshin e vogel qe prapseprape me tollumat e veta mbulonte nje pjese te kembeve te ngrira. Pyetini dhe kthehuni perseri. Nuk do t'u thone gje. Nuk do te degjoni asnje ankese. As edhe nje. As drita, as uje, as buke e as meshire nuk do t'iu kerkojne. Jane mesuar pa to. Do tu kerkojne vec nje vize.
Copyright ? KOHA JONE - E perditshme e pavarur Deklarate mbi Te
NJE VIZE
Nga Ylli Pango
Burri i madh i shtetit u perkul mbi te mjerin. Njeriu i ngrire, ende me drithmat e asaj nate makabre ne trup me veshtiresi hapi syte. "c'mund te bej per ty?", pyeti burrri. "Nje vize", mezi mundi te shqiptonte i shtriri, ofshajti dhe mbylli syte. Vetem kaq. "Nje vize". Mund te kishte perfunduar ketu. Pa komente. Askush nuk mund te me thoshte "shume shkurt".
Ne kete dialog te shkurter, te vertete te para dy diteve, prane kokes se nje shtrati, ne spitalin e Vlores, ne kete dialog te kryeshtetarit e viktimes permblidhet gjithcka. Ne ate pergjigje te shkurter, sa vete ofshama, te njerit prej te shpetuarve te paket te gomones te se premtes se zeze, permblidhet e gjithe drama e tragjedia shqiptare e ketyre viteve te shpreses e te zhgenjimit te madh. Mungon vecse ofshama e te gjithe shqiptareve, e nje populli, e cila natyrisht nuk mund te mbyllet as brenda nje shkrimi e as brenda mijera ton roman apo drame-leter. Ndaj ofshama vazhdon: Nje vize o mik, o vella, nje vize. As buke, as uje, as drite, as pune, e di s'mi jep dot, s'je zot, s'ke kohe, a je diku ne bote. Por me jep se paku nje vize, te shkoj vete aje, te punoj, te kem pak buke, drite, uje, o mik, o vella. "Mjerimi s'do meshire, as lot a sy te bukur te trishte. Lotet ka kohe qe jane thare, nga dhimbja e pashterrur, nga ujet e paket, nga erresira. Lotet kane mbetur vetem per syte e bukur, per syte e lyer, per syte e ngopur. Ashtu per gusto, per mbushje, per variacion. Per t'u bere me te bukur. Per tu ndjere disi me njeri. Por nuk i do me as keto lot, mjerimi. Mjerimi s'don as meshire. As lypen krenare, sot tinzare a mekatare. Mjerimi sot Migjen vella, do vize, do vize, ve vize, o mik o vella, o qeveritar, te kam rixha". A e di Migjen e ti aktor, a regjisor a cilido artist i madh i filmit te madh per Titanikun e madh, se une, i mbyturi, une i shpetuari, une i afermi i tyre, une qytetari shqiptar, e jetova ate film shume me me tmerr madje edhe se ata qe vdiqen ate nate te ftohte dimri te fillim shekullit te kaluar, kur mbytej transoqeaniku i madh? A e di se me vdiq i afermi ne duar i ngrire, si i vdiq Leonardo Di Kaprio se dashures ne duar (natyrisht ai vdiq ne film). Mua me vdiq vertet dhe s'do ta harroj gjithe jeten. S'do t'ia harroj syte gjithe jeten. Nuk ka aktor t'i beje ata sy. A e dini, se ne vdiqem cift, cift i porsamartuar, e s'shpetoi anjeri nga ne, madje gruaja vdiq e para, e une i dyti pasi me vdiq gruaja e re ne duar. E vendosa atje ne skaj te gomones vete, stive mbi te tjeret e prita dhe vete vdekjen. Kurse ne film ajo shpetoi. Shpetoi e shkoi te tregoje. Une po u tregoj se ketejmi. Ketej nga bota e pertejme. A e di o mik e vella qe ke bere ate film se nuk drejtoja dot kufomen e djalit te bere kuspull nga te ftohtet, per ta shtrire ne arkivol? Nuk e shtrija dot. E laga me lot. A e kuptoni Migjen, Titanik, njerez, se nuk ka fantazi, artist, pene, te jetoje, t` perjetoje, te vuaje a jo me te pershkruaje ato qe jetuam, perjetuam, vuajtem ne? A e dini o njerez, o rruzull, o glob, se sot nje shekull pas mbytjes se Titanikut, drama qe zgjatet e zgjatet lengon prej 12 vjetesh e nje populli te vogel te braktisur, u mpiks nga Zoti brenda disa oresh ne nje nga tragjedite me te renda te perjetuara ndonjehere nga qeniet e gjalla te qujatur njerez, ne nje gomone te vogel, te permbytur e te tallazitur nga dallget, nje nate te acarte dimri. I gjithe Titaniku i madh, e gjithe dhimbja njerezore u fut, u mpak, u kruspullos, nga te ftohtet, nga dhimbja mbi dhimbje brenda asaj gomoneje. Ndofta per t'u kujtuar per here te fundit dicka, dikujt. Nuk ka pasur ndonjehere art makaber te servirur me gatshem, pa asnje nevoje per transformim, trillim, sajim, fiction. As shkrim, as drame, as film, as pikture. Pikture si ajo e njerezve te stivosur ne thase. Ne thase te kruspullosur. Te kruspullosur nga kufomat e kuspullosura nga te ftohtet, nga vete dhimbja. Ne thase ku kishte edhe 15-16 vjecare, edhe gra te porsamartuara, edhe djem te rinj. A e dini se aktoret e ketij filmi te tmerrshem, vazhdojne te jetojne nen uje, ne spital, ne malesi, ne varferi, ne lot. A e dini se regjisoret, dramaturgu, producenti, perfituesit e filmit jane ende gjalle, te lire, mund t'i intervistoni, mund t'i degjoni, tek fajesojne aktoret, te mjeret, te gjoret, qe nuk duhej ta luanin ashtu, nuk duhej, asesi nuk duhej, nuk duhej te gabonin. ("Ah sa gabim, s'duhej kurrsesi te benin budallallekun qe bene". A iket ne nje nate si ajo?) Po a e dini si jetohet ne malesi, ne fshat, ne veri, kudo, ne Vaun e Dejes, fare prane hidrocentralit, prane drites, prane ujit? Shkoni e pyetini. Pyetini edhe disa nga ata qe u ngrine, dhe ca nga ata qe jane ende gjalle, shtatoret e mermerta te Migjenit, ku e ku me Lulin e vocerr, stergjyshin e vogel qe prapseprape me tollumat e veta mbulonte nje pjese te kembeve te ngrira. Pyetini dhe kthehuni perseri. Nuk do t'u thone gje. Nuk do te degjoni asnje ankese. As edhe nje. As drita, as uje, as buke e as meshire nuk do t'iu kerkojne. Jane mesuar pa to. Do tu kerkojne vec nje vize...