Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Kiri: Edhe Tufina, brenda një jave, do të ketë fatin e varrezave të Sharrës. Situata, arriti pikën kritike

Eglantina Bardhi

Kush vdes sot, nuk ka ku të prehet. Tashmë problemi i varrezave arriti pikën kritike, pasi Bashkia e Tiranës ka mbyllur dje zyrtarisht varrezat e Sharrës. E ndërsa alarmi është dhënë për të disatën herë, drejtori i kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Eduart Shalsi, theksoi se përgjegjësia është e Ministrisë së Brendshme. Por fatkeqësia vazhdon, pasi vetë kreu i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, deklaroi se brenda një jave të njëjtin fat do të kenë edhe varrezat e Tufinës. “Varrezave të Sharrës iu vu çelësi dhe kjo është një nga ngjarjet më të rënda ose, më e rënda, që të mos ketë tokë ku të varrosen të vdekurit në Tiranë”, - theksoi Kiri.
Varrezat e Sharrës
Tashmë varrezat e Sharrës mund të presin vetëm të gjallët për të vizituar varret e të afërmve të tyre, por në mënyrën më kategorike nuk bëhet fjalë për të pritur të vdekurit. Asnjë metër tokë, asnjë hapësirë dhe, aq më tepër, asnjë mundësi ku një të vdekuri mund t’i bëhet vend për t’u varrosur në Sharrë. Tashmë më shumë se alarm, kjo situatë është kthyer në tragjedi. Pikërisht mungesën e hapësirave për varret drejtori i kabinetit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Shalsi, e ka quajtur një situatë të paimagjinueshme, por, në fakt, reale. Ndërkohë, akoma më dramatike e ka cilësuar situatën drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale në Tiranë, Leonad Kiri, pasi ai theksoi se kjo është ngjarja më e rëndë që mund të ndodhë në qytetin e Tiranës.
Funerali i fundit në varret e Sharrës është zhvilluar gjatë ditës së hënë. Ndërkohë, mësohet se familjarët e tre personave që janë ndarë dje nga jeta, janë vendosur në varret e të afërmve të tyre. Ndërsa Shalsi ka folur me nota kritike, madje tepër të ashpra, kundër përgjegjësve, siç i quan ai, që kanë shkaktuar këtë situatë. “E paimagjinueshme, por, në fakt, ndodhi. Verbëria politike e kryeministrit dhe e ministrit të tij të Brendshëm, sjellin mbylljen e varrezave të Sharrës sot”, - thekson Shalsi.
Tufina
Edhe varrezat e Tufinës, shumë shpejt, drejt fatit të varrezave të Sharrës. Drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, theksoi se brenda një jave në Tufinë nuk do të ketë më asnjë metër tokë të lirë për varret. Kështu, qytetarët e metropolit shqiptar tashmë u duhet të përballen me situatën më të pazakontë dhe pikërisht me dilemën se ku mund të gjendet një varr nëse dikush i afërm ndahet nga jeta. Varrezat e Sharrës dhe të Tufinës janë të vetme për të gjithë qytetin e Tiranës dhe, sipas specialistëve, mbipopullimi i tyre ka ardhur për shkak të rritjes së numrit të popullsisë vitet e fundit të Tiranës.
Shpronësimi
Indiferenca e organeve kompetente për të bërë shpronësimin e tokave në varrezat e Sharrës. sipas Shalsit. ka sjellë këtë situatë alarmante. “Pas 9 muajsh përpjekjesh për të bindur qeverinë e kryeministrit dhe ministrin e tij për të bërë detyrën, duke bërë shpronësimin e territorit që do të lejonte varrime të mëtejshme, sot ne deklarojmë mbylljen e varrezave të Sharrës”, - thekson ai. Sipas tij, Bashkia e Tiranës është gati të sigurojë rreth 5 000 metra katrorë tokë, por Ministria e Brendshme nuk ka dhënë ende fonde për shpronësim. Ndërkohë, ai ka vazhduar të hedhe akuza kundër kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, Olldashi, si shkaktarët e kësaj drame të madhe që po vuajnë qytetarët e Tiranës. “Shtatë apartamentet që disponon kryeministri, me sa duket, i kanë verbuar shikimin dhe bllokuar dëgjimin, duke mos marrë në konsideratë, në këtë mënyrë, edhe nevojat për të vdekurit”, - thotë ai, duke shtuar se, për sa i përket ministrit Olldashi, të vdekurit e pavarrosur janë një kontigjent për regjistrin e përkohshëm zgjedhor. “Është jashtëzakonisht turp që kjo qeveri e la gjendjen të degradojë deri në mbylljen e varrezave të Sharrës”, - theksoi ai.

Mbyllja e varrezave në Sharrë, pa punë 110 punonjës

Mbyllja e varrezave të Sharrës ka lënë pa punë 110 punëtorë të këtij shërbimi. Pas mbylljes përfundimtare të varrezave, drejtori i Ndërmarrjes së Shërbimeve Funerale, Leonad Kiri, u ka kërkuar punëtorëve të largohen nga varrezat, duke e deklaruar të mbyllur. E ndërsa fatkeqësia e mbarimit të hapësirave për të varrosur të vdekurit në Sharrë ka trokitur, tashmë këtyre të punëtorëve u duhet të përballen me sakrificat për të siguruar mbijetesën. “Është vërtet dramatike fakti që tashëm nuk ka vend për të varrosur të vdekurit, por mua më vret më shumë fakti se nuk kam me çfarë të ushqej fëmijët”, - theksoi njëra nga punonjëset e varrezave të Sharrës. Sipas saj, rroga e saj ishte e vetmja e ardhur në shtëpi dhe humbja e vendit të punës do t’i kushtojë shumë asaj. Ndërkohë, punëtorët e këtij shërbimi theksojnë që të merren masa të menjëhershme, pasi nuk kanë asnjë faj që varrezat mbyllen për shkak të mosmarrëveshjes së institucioneve. Ndërkohë, ata pohojnë se shpesh u është dashur të shkulin pemë për të krijuar hapësira për varre deri sa gjendja degradoi deri në këtë pikë.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Turpi me i madh eshte se ne vend qe te merren me zgjidhjen e problemit, merren me identifikimin e "fajtorit" /pf/images/graemlins/laugh.gif
Harrojne qe paguhen per te bere ate pune e jo te jen opozitare e vetem te kritikojne /pf/images/graemlins/angel.gif
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

dhe nuk e mora vesh se c'hyn ministsria e brendshme me hapesirat e varrezave!!!!!

une propozoj te fillojme te varrosemi si japonezet (ne kembe) apo te bejme varre masive
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Do deshiroje ti te varrosnin ne menyre te tille .? /pf/images/graemlins/smile.gif

S'kuptoj diçka pse nuk japin leje qe te vazhdoje vargu i varrezave .? Eshte e thjesht ka plot vend mbrapa nga kodrat, shperbleje katundarin me nje shume te majme per token dhe ja , problem i tille nuk shfaqet per nje kohe te gjate.
 

MLK

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Si çdo problem tjeter dhe ky problem vjen si pasoje e moskokeçarjes se administrates dhe lennijes per momentin e fundit! Kjo ben pjese ne kulturen tone dhe zorr se do ta heqim pa nderruar disa breza.
Turp eshte qe çdo problem kthehet ne fushate elektorale, pasi drejtori i kabinetit te Edi Rames nuk ka se si te injoroje faktin se ky problem ka rreth 4 vite qe zvarritet e fajtor per kete nuk eshte vetem Berisha dhe qeveria e tij /pf/images/graemlins/angel.gif Por dhe ish qeveria e partise, kryetar i se ciles sot eshte vet Shefi i Shalsit /pf/images/graemlins/wink.gif
Ne vend qe te dalin e te komunikojne per zgjidhjet e mundeshme e ç'fare mendohet te behet per zgjidhjen e problemit, keta vazhdojne te gjejne menyra si te manipulojne popullin duke denoncuar fajtoret per te fituar pike ne zgjedhjet e ardheshme /pf/images/graemlins/smash.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

propozoj ti varrosim njerezit vertikalisht qe te kursejme siperfaqen e tokes /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

ameba

Forumium maestatis
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Ka zgjidhje edhe per problemin e varrezave o njerez...
Se fatkeqesisht ky problem nuk eshte vetem ne Tirane ku "lajmit" i behet nje reklame kaq pompoze, ne te gjithe qytetet e medha te Shqiperise eshte pak a shume e njejta situate me varrezat. Po te ndjekesh kronikat e lajmeve te televizioneve te vegjel lokale, qe ju duhen lajme me te vertete per te mbushur programacionin, nje here ne muaj do te hasesh ne nje lajm te tille... Shpesh lajmet qe transmetohen nga keto stacione televizive te duken si deklaratat e Kryeministrit te viteve 90-91 kur thoshte qe "Shqiperia ka vetem 7 dite buke".
Per te qene realist e gjithe bota perendimore ka kaluar ne te tilla situata si kjo e jona dhe kane gjetur zgjidhje shume te thjeshta e praktike, te pakten ne kendveshtrimin tim. Ne Itali ku me ka qelluar te shoh varreza te qyteteve te medha me ka bere pershtypje nje menyre shume e vecante e trajtimit te varreve ne truall. Andej nje trup lihej te prehej ne truall per nje numer te paracaktuar vitesh dhe pastaj zhvarrosej per tu ri-sistemuar ne nje varr me te vogel qe ndodhej ne murin rethues te varrezave, pra varrezat ndodheshin te vendosura ne kate dhe kishe qytete ku mund te gjeje varre shume te vjeter ne ato kate.
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Me date 28/08/2006 drejtori i sherbimeve funerale, Leodat Kiri ne nje konference per shtyp beri te qarte se gjendja do te behet edhe me dramatike nese qeveria nuk do te mare masa per shpronesimin e tokave te lira. E njejta gje ndodh me duket edhe ne Bashkine e Tiranes qe japin po te njejtin lajm qe varrezes se Sharres po i vjen fundi dhe se shpejti dhe asaj te Tufines.E njejta gje ndodh dhe ne Librazhd me sa di une , dhe nje gazete thoshte se : "Ne varrezat e ketij qyteti ka vend vetem per 2 vete , ndersa te tjeret i pret fati i keq i jetes, i pret dhe fati i keq i mosgjetjes se nje vendi per tu prehur ne paqe per ne banesen e fundit!"
Pra i bie qe me ane te shpronesimit te tokave te lira mund te zgjidhet ky problem, qe qeveria jone e dashur nuk ka ndermend te beje as levizjen me te vogel. /pf/images/graemlins/shrug.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Mos e mari vesh Sala se ai e zgjidh mrena dites problemin /pf/images/graemlins/laugh.gif te piramida i fut te gjith /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Sa idé gjeniale. Ça kriteresh do përdorshe ti MLK për t'pas fatin e rrallë për t'u varros aty /pf/images/graemlins/laugh.gif?
 

pompa

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Duhet filluar inkurajimi i 'cremation' - ta shqiperosh kete del kremimi...degjohet si embelsire lol
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

e ku jane varrosur ata qe kane vdekur keto dite??? /pf/images/graemlins/idea.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Sa idé gjeniale. Ça kriteresh do përdorshe ti MLK për t'pas fatin e rrallë për t'u varros aty /pf/images/graemlins/laugh.gif?

[/ QUOTE ]

My name is Treminator /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Arco mos u merzit, ty te cojme ne turren e druve /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Do nai gjob për prerje pyjesh pa leje /pf/images/graemlins/laugh.gif?
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

Sharra u mbyll, ndersa politikanet po mundohen ta perdorin me i bo gropen njoni tjetrit. /pf/images/graemlins/laugh.gif

Zgjidhja me optimale e problemit do ishte qe njerezit te mos vdisnin me deri sa qeveria te ket zgjidhur problemin e varrezave. /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
S

Scorpion

Guest
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Do nai gjob për prerje pyjesh pa leje /pf/images/graemlins/laugh.gif?

[/ QUOTE ]

Aman mos na prish biznesin Kondre, se per buken e gojes punojme /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

VoGeLuShI

Primus registratum
Re: Tiranë, mbyllet zyrtarisht Sharra

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Arco mos u merzit, ty te cojme ne turren e druve /pf/images/graemlins/laugh.gif

[/ QUOTE ]

mos ma qaj hallin se ti e di qe nuk jetoj ne tr une /pf/images/graemlins/grin.gif
 
Top