TIRANE- Pas superskandalit të vjedhjes së Bankës së Shqipërisë, një tjetër skemë vjedhjeje është zbuluar në një bankë të nivelit të dytë në kryeqytet. Burime policore bëjnë me dije se arkëtari Besmir Laja, prej afro 3 muajsh ka përdorur metoda të ndryshme për vjedhjen e afro 100 mijë eurove nga arkat e bankës.
Sipas hetimeve paraprake, 29-vjeçari mendohet se brenda ditës ka nxjerrë nga banka shumën prej 1 milionë lekësh të vjetra, me raste edhe më shumë. Sipas të dhënave të grupit hetimor, arkëtari i cili tashmë është shpallur në kërkim, i ka nxjerrë shumë lehtë paratë nga banka pa u diktuar njeri. Sipas burimeve policore, si pasojë e eksperiencës së përfituar në punë, ai ka mundur që të gjejë edhe mekanizimin për të tërhequr para nga banka, pa u vënë re. Të njëjtat burime sqarojnë se në fund të ditës, Laja bënte llogaritë e parave që kishte grumbulluar nga klientët e bankës së nivelit të dytë dhe më pas ai i depozitonte në koli, të cilat janë të ndara në manceta. Këto të fundit janë pako me 100 prerje dhe gjatë futjes së lekëve tek ato, arkëtari mashtronte me shumën e parave që depozitonte.
Pasi, nëse brenda një mancete 29-vjeçari duhej të fuste 100 prerje 10 mijëshe, ai fuste vetëm tufën e parë të parave me këtë prerje dhe pjesën tjetër i fuste me prerje të tjera, për shembull pesëmijëshe, duke mos arkëtuar shumën e saktë të parave. E gjithë skema e vjedhjes është zbuluar pas një kontrolli që banka ka bërë muajin e fundit, nga i cili ka rezultuar se në bankë mungonin lekë dhe pas një hetimi të përgjithshëm është vërtetuar se në bankë mungonte një shumë e madhe parash. Gjithashtu, Laja ka mundur që të marrë nëpërmjet mashtrimit edhe 510.000 lekë të reja nga bankomatet. Ndërkohë, Brunilda Dura, me detyrë asistente/ shefe operacionale pranë kësaj banke dhe shtetasi Fezi Zeneli, me detyrë drejtor dege, dyshohen se përmes shpërdorimit të detyrës kanë lejuar që arkëtari të kryente vjedhjen.
/BalkanWeb