Tiranë, hapet shkolla profesionale austriake “Herman Gmeiner”

edi-rama3.jpg


Tiranë – Një shkollë austriake profesionale është hapur sot në Tiranë, pranë Fshatit të Fëmijëve “SOS” në Sauk që mban emrin e themeluesit të fshatrave SOS, Herman Gmeiner.
Kjo shkollë është vlerësuar maksimalisht sot nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj, që shenjuan hapjen e saj.

Rama tha se “tani kemi dalë nga sistemi arsimor me atë korsinë e rrëmujshme, sepse tani arsimi hyn në dy korsi: arsimin e lartë dhe arsimin profesinal. Sipas të dhënave, vetëm 15% e atyre me diplomë profesionale janë pa punë, sepse ata i kanë shanset e punësimit më të mëdha se të tjerët.

Rimëkmëbja e arsimit profesion ka filluar ndjeshëm, – theksoi Kryeministri, – sepse tani prekim 40% më shumë të nxënësve të regjistruar në shkolla profesionale. Kjo tregon se sesa në hava kanë qënë ata që e kanë kundërshtuar këtë nismë.

Në fund Rama falenderoi Ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, i cili “e ka ndjekur heroikisht e me durim fjalimin tim, sepse nuk di asnjë fjalë në shqip. Po të ishte një shqiptar në vend të tij, – tha Rama, – me siguri do të fliste tërë kohën në telefon.”
 
Top