Tifozishqiptar
Primus registratum
Tifozat Kuq e Zi
Kush janë "Tifozat Kuq e Zi"?
"Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërine tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën. Pos në Shkodër dhe në Tiranë, e kemi shoqëruar Kombëtaren kuq e zi edhe në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Evropës.
Qëllimi ynë është që t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.
Prandaj ju thërrasim që me ndihmën tuaj, me ndihmën e gjithkujt që e quan veten tifoz shqiptar, gjithkujt që e nderon fanellën kuq e zi, t'i ndihmojmë Kombëtares të na e zbardhë fytyrën dhe të na gëzojë me fitore të reja!
Eja, na u bashkangjit edhe ti - së bashku jemi më të fortë!
http://www.tifozatkuqezi.com