Tifozat Kuq e Zi

Tifozishqiptar

Primus registratum
Tifozat Kuq e Zi

tkz-red.gif


Kush janë "Tifozat Kuq e Zi"?


"Tifozat Kuq e Zi" janë grup i tifozëve më të flaktë të Kombëtares shqiptare në futboll dhe të të gjithë sportistëve shqiptarë në përgjithësi. Në këtë grup janë shkrirë të gjithë ata tifozë të cilët e kanë përkrahur Shqipërine tash e sa vjet në ndeshjet e saja në vend dhe në mbarë Europën. Pos në Shkodër dhe në Tiranë, e kemi shoqëruar Kombëtaren kuq e zi edhe në Cardiff, Leverkusen, Belfast, Newcastle, Dublin, Genève dhe në shumë stadiume tjera anë e mbanë Evropës.

Qëllimi ynë është që t'i mbledhim rreth vetes të gjithë sportdashësit shqiptarë në misionin fisnik të përkrahjes së Kombëtares dhe dhënies së kontributit në sukseset e saj. Duam ta zgjerojmë rrjetin tonë në mbarë botën dhe t'i organizojmë tifozët shqiptarë. T'i këndojmë Shqipërisë sonë me një zë, të jemi lojtari i 12-të i Kombëtares dhe të jemi dita ditës më të organizuar dhe më të koordinuar. Derisa çunat t'i zhvillojnë betejat e tyre në fushë dhe të luftojnë për flamurin kuq e zi, ne do ta zhvillojmë luftën tonë, njësoj të rëndësishme, atë të prezentimit dinjitoz të vendit tonë kudo që të shkojmë.

Prandaj ju thërrasim që me ndihmën tuaj, me ndihmën e gjithkujt që e quan veten tifoz shqiptar, gjithkujt që e nderon fanellën kuq e zi, t'i ndihmojmë Kombëtares të na e zbardhë fytyrën dhe të na gëzojë me fitore të reja!

Eja, na u bashkangjit edhe ti - së bashku jemi më të fortë!

http://www.tifozatkuqezi.com
 

Tifozishqiptar

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Live Ticker: www.tifozat.com


Shqipni-Suedia -:- (-:)

www.tifozat.com me ndihmën e http://shkembi.com edhe nji herë siguron komentimin e drejtpërdrejtë me shkrim të ndeshjes së Kombëtares shqiptare në futboll. Të mërkuren, më 18 shkurt 2004 tue ia fillue prej orës 19:45, komentatori ynë do t'ju mbajë t'informuem minut pas minuti lidhur me çdogja që ndodhë në "Qemal Stafa" të Tiranës në ndeshjem miqësore Shqipni-Suedia. Ejani t'i përkrahim bashkë djemtë tanë!

E kuqja, e kuqja...
 

iliriano

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

pershendetje te gjithe kuq e zinjeve kudo qe jane se na nderuan:thumbsup:
sidomos me ato fishekzjarret :lol:
bravo se i respektuat miqte tane suedezet /pf/images/graemlins/wink.gif

e kuqja e kuqja...
 

beshbossi

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Fillimisht postuar nga nxansi:
[qb] Ejani çuna, na u bashkangjitni - kemi nevojë për përkrahjen tuaj, sot më shumë se kurrë: www.tifozatkuqezi.com ! [/qb]
une desha me u bashkangjit po harrova se s'jam cun e ketu qenka thirrja vetem per cunat! /pf/images/graemlins/laugh.gif
kuq e zi?forza milan!!!! /pf/images/graemlins/laugh.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

nxansi

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

une desha me u bashkangjit po harrova se s'jam cun e ketu qenka thirrja vetem per cunat!
Perkundrazi babyangel!

Nese e shikon websajtin, e sheh qe e kemi bo edhe per gocat - osht gender neutral! /pf/images/graemlins/smile.gif

Gocet bile jane edhe me te mireseardhura!
 

iliriano

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Di ndonjeri ku mund te blihen nepermjet internetit fanellat e kombetares ose shallet kuqezi,se breket i kam /pf/images/graemlins/wink.gif
 

xhoni

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Ilirian po more vesh gje me lajmero dhe mua se jam i interesuar ti ble komplet.
 

iliriano

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Xhoni per komlete nuk di ku ka,kurse per fanellat shallat flamuj etj,mund ti blesh ne www.albaniashop.com te ngelen breket dhe corapet shiko ne ndonje gardh verdall se mos i gjen /pf/images/graemlins/wink.gif shndet
 

xhoni

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

:lol:
Tare e ka shpine me mur se po ta kishte me gardh do shkoja tja vidhja. /pf/images/graemlins/laugh.gif Apo si ka dhe firmato!!!!
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

2 Stadiumet ma te mir ne Shqiperi Qemal Stafa dhe Loro Boriqi kan marr qertifikaten nga uefa per ndeshje nderkombetare dhe keshtu 4 ekipet qe lozin per kupat e Europes Tirana per champ Dinamo e Partizani per uefa dhe Vllaznia per intetoto luajn pa shpenzuar asnje qindark
 

edoni

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Bravo tifoza ju jeni krenaria kombtare.Vetem perpara........te fala nga arraveci
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Jam KUQ E ZI si me 29 Mars 2003 kur kena rrah Rusin ne (NOW CAMP)te Shqiperise Loro Boriçi dhe ajo date ka hyre ne histori per te gjith KUQ E ZINJTE
 

rosela

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

une isha ne stadium ne ndeshjen me rusine...ISHTE NJE MREKULLI....gjithe tifozat kishin formuar nje flamur gjigand ndjenjash qe mbante ngjyrat KUQ E ZI ngjyra qe qyteti i Shkodres kishte veshur per ndeshjen e madhe. Ju betohem ishte nje gje e mrekullueshme te perjetoje nje moment te tille...pastaj çdo gje u be me e bukur edhe ne festen e organizuar ne shesh ku flamujt KUQ E ZI kishin pushtuar sheshin.....ishte e mrekullueshme...akoma sot emocionohem kur kujtoj ate dite dhe emocionet e provuara....
 

vllaznia 2001

Primus registratum
Re: Tifozat Kuq e Zi

Po dihet aja pune se ne piace hidheshin fishekzjarre kurse andej ka kirasi si ti Rosel e din delshin gjurmlansal po ska problem se jena atdhetar e bajm ket pune
 
Top