TIA: Partitë, jo transparente, fshehin donatorët e fushatës
Transparency International Albania ka publikuar raportin e saj të fundit për financat e partive, sipas të cilit partitë kanë fshehur shpenzimet dhe faturat e fushatës elektorale.

TIA bën thirrje që partitë t’i japin fund heshtjes së tyre të plotë lidhur me një transparencën që duhet të bëjnë për fondet e tyre.

“Partitë politike janë në mungesë transparence dhe nuk respektojnë Kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor”- thuhet në raport, madje në të ngrihen edhe dyshime se fushata mund të jetë bërë edhe me financime të paligjshme, apo me fonde publike.

“Informacioni ekziston vetëm për fondet e përftuara nga buxheti i shtetit por nuk ka asnjë të dhënë për të ardhurat nga donacionet private. Në asnjë nga mjetet e informimit publik partitë politike nuk kanë deklaruar shumën totale të shpenzimeve të tyre gjatë kësaj fushate elektorale. Për këtë i kërkojmë sa më parë partive politike të bëjnë publike sa më parë shumën e shpenzimeve të tyre pasi kjo është mënyra më e mirë për të verifikuar respektimin e Nenit 90 të Kodit Zgjedhor i cili parashikon ndalimin e shpenzimeve më të mëdha se 10 fishi i shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike”- thuhet në raport.

Publikimi i listës së kontributorëve të fushatës elektorale të partive politike, sipas TIA është mënyra më e mirë për të kontrolluar respektimin e Nenit 89 të Kodit Zgjedhor, i cili ndalon financimin nga subjekte të posaçme si investitorët me fonde publike, financuesit e huaj etj.

“Përdorimi i fondeve publike në fushatë është një shqetësim i shprehur si nga raportet e ndërkombëtarëve ashtu edhe media vendase, por publiku ende nuk di masën në të cilën është thyer ligji dhe përkatësisht Neni 3/pika 7 dhe Nenin 88 të Kodit Zgjedhor , i cili ndalon përdorimin e fondeve publike për qëllime elektorale”- thuhet më tej.

Transparency International Albania propozon hartimin e një ligji të plotë për financimin e partive politike (ligj që përfshin jo vetëm çka ndodh në fushatë, por edhe midis dy fushatave) duke synuar respektimin e Nenit 9 të Kushtetutës.

Dt 17 shtator
GRECO për Shqipërinë: Problem korrupsioni dhe financat e partive

Strasburg- Grupi i Shteteve Kundër Korrupsionit (GRECO) ka vënë në fokus të raportit të saj për vendin tonë, kriminalizimin e korrupsionit dhe transparencën e financimit të partive politike në Shqipëri. Raporti konstaton se megjithë përparimet në sferën ligjore ka ende mangësi në legjislacionin aktual shqiptar për korrupsionin, ndërkohë që sugjeron ngritjen e një mekanizmi të posaçëm për mbikëqyrjen e financave politike në përgjithësi.
Korrupsioni
Sipas raportit janë identifikuar probleme siç është aplikimi i kufizuar i neneve ekzistuese përsa i përket korrupsionit të punonjësve publikë të huaj dhe ndërkombëtar; nivelin e dobët të sanksioneve të mundshme për vepra korrupsioni të kryera në sektorin privat ; dhe disa boshllëqe në raport me kompetencën në raste shkeljesh me korrupsion dhe trafik influence kryer jashtë shtetit. Vënia në praktikë e legjislacionit penal të duhur duhet të forcohet.
Transparenca e financimit të partive
Lidhur me transparencën e financimit të partive politike, raporti dëshmon se Shqipëria është tashmë e angazhuar në procesin e reformave premtuese, me qëllim përmirësimin e nivelit të ulët të transparencës në financimin e partive politike shqiptare. “Kodi i ri elektoral, në fuqi që prej janarit 2009, futi një sistem të ri për të siguruar transparencën dhe kontrollin e financimit të fushatave zgjedhore. GRECO nënvizon se është e nevojshme të miratohen tani masa konkrete për të vënë efektivisht në punë rregulloret e reja”- thekson raporti.
Sipas tij, si fillim, është e nevojshme të zhvillohet një mekanizëm i pavarur i pajisur me pushtete të mjaftueshme për të mbikqyrur një herësh edhe financimin e fushatave zgjedhore edhe financimin politik në përgjithësi – në kundërshtim me regjimin aktual të ndarjes së përgjegjësive mes shumë institucioneve.

“Për më tepër, duhet vënë në një linjë Ligji për partitë politike me normat e Kodit të ri Elektoral për sa i përket transparencës, mbikqyrjes, aplikimit të rregulloreve. Autoritetet shqiptare janë të ftuara të vazhdojnë përpjekjet e tyre me qëllim vendosjen dhe vënien në zbatim të një sistemi të plotë për të siguruar transparencën e financimit politik”-përfundon rekomandimi i raportit.

Ky raport është përgatitur në kuadrin e Ciklit të tretë të Vlerësimit të GRECO. Vënia në zbatim e këtyre rekomandimeve, do të përbëjë objektin e një shqyrtimi të ri nga ana e GRECO-s, nga fundi i vitit 2010, në kuadrin e procedurës së saj specifike të përmbushjes.(shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22665. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22665