TI: Vendet e zhvilluara të luftojnë korrupsionin
Raporti i fundit i Transperënsi Intërnejshënëll i bën thirrje vendeve të zhvilluara, të bëjnë më tepër për të luftuar korrupsionin, sidomos në sistemin bankar. Si më të korruptuarat, klasifikohen Afganistani dhe Somalia. Ndërkaq, Zelanda e Re, Danimarka e Singapori përfshihen në tre vendet “më pak të korruptuara”. Organizata jo-qeveritare me seli në Berlin, nuk i kursen shtetet e industrializuara. Transperënsi thekson se “paratë e pista, nuk duhet të gjejnë zona përdorimi dhe se duhet t’iu jepet fund kërkesave për falje”.

Raporti i TI, Shqipëria në vend të 95 për korrupsionin

Shqipëria zbret me 10 vende, përsa i përket luftës kundër korrupsionit, duke u renditur e 95-ta, në raportin vjetor të publikuar sot nga Transperënsi Intërnejshënëll. Dokumenti përcakton tregues të “perceptimit të korrupsionit”, për 180 vende mbi bazën e 13 sondazheve të realizuara nga 10 organizata të pavarura. Në 2008-ën, Shqipëria ishte e 85-ta dhe aktualisht gjendet e pozicionuar, si shteti i parafundit në Europë. Gjatë një konference në Tiranë, Transperënsi Intërnejshënëll Allbenia, shprehu sot shqetësimin se në vendin tonë, korrupsioni është më i lartë edhe se në Ruandë e Ugandë.
Maqedonia e 71-ta në botë sipas korrupsionit
Maqedonia shënoi zhvendosje të butë prej 0.2 pikëve të indeksit në rang listën e indeksit për perceptim të korrupsionit për vitin 2009 dhe gjendet në pozitën e 71-të që është për një pozitë më lartë se në vitin e kaluar.

“Nuk duhet të jemë të kënaqur, meqë jemi në shoqëri me vendet anëtare më keq të ranguara të BE-së, deklaroi kryetarja e Transparencë zero korrupsion, Sllagjana Taseva, e cila prezantoi raportin.

Nga vendet e rajonit, mësë shumti pikë ka mbledhur Sllovenia, e cila gjendet në pozitën e 27-të, pastaj Kroacia dhe Mali iZi, të cilat janë në pozitën e 66-të, gjegjësisht 69-të.

Në vendin e 71-të sikur edhe Maqedonia, është edhe Bullgaria, ndërsa menjëherë pas tyre janë Greqia dhe Rumania.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23925. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23925