Ti Shkolle R.Tuda

Albforumi

Primus registratum
Ti Shkolle R.Tuda

TI SHKOLLE

R.Tuda

Këngët e zogjve,

gjuhët e luleve,

I di vetëm ti,

burim që etjen shuan

melhem që lëngatën e ndal,

bar që zjarrminë e zhduk.

Ti fluturimn ua mësonë

dallëndysheve

Lulet , bimët i mëson

si të rritem

si të ngrihen

si të mplaken

si të shërohen

si të vdesin.

Ti iidi të gjitha gjuhët

dhe shkrimet

alfabetët e popujve,

urtitë e gjithësisë

ndaj njësoj të duan

zogjtë e Ballkanit,

të Evropës, të Amerikës,

të Azisë, të Afrikës,

të Australisë,

të tërë botës,

Prandaj akëcili të do

si buken, si ujin,

si zjarrin, si ajrin,

si dritën, si diellin,

si rriten, si jetën,

si gjakun

se je burim i diturisë.

Bisedë rreth vjershës:

Kujt i drejtohet poeti me këto vargje?
Cka fiton nxënësi në shkolle?
Cilat gjuhë i din shkolla dhe pse?
Pse shkolla i din të gjithë alfabetët dhe shkrimet?
Cilët janë ata që e duan shkollën?

Komentojmë:

Së bashku me mesuesen mundohuni te pergjigjeni se cka do të thotë poeti me vargjet : Ndaj njësoj të duan

Zogjtë e Ballkanit

të  Evropës, të Amerikës

të Azisë , të Afrikës,

të Australisë të tërë botës

Fjalori:

lengatën-dhembjen,lëngimin

akëcili- të gjithë, gjithësecili,

rritën- rriten, ngritjen.

Mësojmë:

Poeti në këtë poezi me mjeshtri ka përdorur figurën stilistike të krahasimit. Këtë e vërëjmë në vargjet : Prandaj akecili të do

si bukën , si ujin

si zjarri ,si ajrin

Në vargjet tjera mundohuni të gjeni këtë figurë stilistike.

Detyrë:

Vjershën mësoni në tre pjesë ( grupe)

deri te vargu: si të vdesin,
deri te vargu: të tërë botës
pjesën e fundit

Shënim:

Në klasë e recitojmë sipas grupeve : 1 ,2 ,3 dhe përsëri 1,2,3

Komunikim me shkrim:

Shkruani një hartim të shkurtër në temë : Shkolla, burim i diturisë.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqypnia.com/?p=213. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqypnia.com/?p=213

Top