Ti je prish

Ti je prish

(Dashi Ft. Zerooman & B Genius)

Dashi:
Je infektu moti shoq, tka nemun Zoti
Um vjen keq që po tthom, kurgjo st’nimon mo loti
Shka bone ja bone vetës ju afrove dekës
Çka me bo ski menu vet ja dhë fundin jetës
Skenarin vet e shkrujte tash luje shoq
E ki rolin kryesor tash luje shoq
Luje tash luje po mos shti tjerë aktor
Ndryshimet vinë prej teje se ti kejt i ki ndorë
Nashta osht pak von për kthim mbrapa
u dasht me menu kur i bone ato hapa
Mos le faj te shoqnia ti vetes i bone krim
A po don kthim, kthehesh n’qoft se ki vetbesim
Ti nuk je i keq po gjakin e ki tkeq
Ti nuk je n’trupin tond, n’trupin tond osht ni dreq
Kthjellu shoq kthjellu se moti ti je zbeh
Zemra ndryshe tka rreh e tash ndryshe po trreh
Qeli sytë ndaj jetës kthehu, kthehu nfamilje
Ata t’japin mbështetje, ata tjapin zgjidhje
Kthehu te nona shoq e qafe, fshija lotin
Për gabimet që i bone hej lute Zotin
Nashta t’qelet rruga po ty tu ka bo terr
Mu mytë napër vena shoq ti s’je gangster
Drita kuqe tu ka kall shumë koh ma përpara
Meno për sene tjera, jo n’trup me qelen varra

Ref. 2x
B-Genius:
S’je kërkah shoq ti je prish
Me ty s’po folet je bo sikur bishë
S’je kërkah shoq ti ke lujtë
Je ka um dhimesh se e keqja t’ka mujt

Zeeroman:
A po ta then flleshi garant shumë po ta then
A kur s’e ki mallin nuk ka ven që nuk dhem
A nashta ti krenohesh me veten se çka je
Unë t’kallxoj se çka je, mut je, sen s’je
Shokt e tu që i pate kejt kan kriju familje
A ti rrin i vetmum napër qoshe palidhje
Gabimin ti e bone, ai vet jo nuk ka lind
Besom se ki zgjidhje unë po du ty me t’bind
Ma mirë bonu mut për ata muta tjerë
Mos u bo mut te kejt, se plot njerz ki vlerë
E ki venin kthev ma shpejt e kurr jo mos u tut
Ngom, qisaj jete ti jepja ni shut
Nona po t’pret te dera, loti i ka pik n’tokë
Babën e ki s’mu, zemra moti koh e ka rrok
Kthev te motra hej vllaun e ki lonen vet
Ata kejt po ta falin shoq e di s’e ki leht
Ma mirë jepi fund qisaj, se fund jetës tonde
Merr frym niher thell e sheh se çka bone
Ki me kajt pi gzimit hajt se t’keqen e qet
Shoq ki me menu se ke linden apet

Ref. 2x
B-Genius:
S’je kërkah shoq ti je prish
Me ty s’po folet je bo sikur bishë
S’je kërkah shoq ti ke lujtë
Je ka um dhimesh se e keqja t’ka mujt

Ky artikull eshte marre nga: http://www.tekste-shqip.com/?p=4513. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.tekste-shqip.com/?p=4513

Top