Thyerja e notës në sjellje.

atman

Forumium maestatis
Thyerja e notës në sjellje.

Mund të integrohet në diskutimin mbi krijimin e një kulture të kontrollit të krimit, por edhe kështu, jashtë saj vlen për diskutim njësoj meqënëse nuk kemi shkolla të riedukimit.
Dikur, (në sistemin e mëparshëm), thyerja e notës në sjellje, ka qenë një nga mënyrat me të cilat kontrollohej sjellja ose mbahej nën kujdes.
Vepronte në shkollë, natyrisht përdorej në raste skajore por kishte pasoja, të tilla, të rrezikëshme për nxënësin sepse mbetej automatikisht në klasë, nuk futej në provimet e maturës e deri në përjashtim për një vit nga shkolla.
Nuk di nëse funksionon ende. Është fshirë si diçka pa vlerë, apo është lënë në harresë qëllimisht?
 

Guest
Re: Thyerja e notës në sjellje.

Nuk mendoj qe eshte pa vlere, ose eshte lene ne harrese, por nuk funksion me, per vete faktin qe ka humbur roli dytesor (ai edukativ ne shkolle).
Shkollat u shnderruan ne biznese.
 

Adeli

Primus registratum
Re: Thyerja e notës në sjellje.

Thupra eshte shkrue ne der te stambollit. Rrahni fmit me thuper sa te jen te vejl se kur te rriten kan me ju bekue durt.
Po mu kujtue nji histori qemotit ish kan nji grue e ve pa burr e kish pas nji fmi. Fmija po shkojke e vidhke kojshive vezet ne furrik te pulave. Kur po i bijke shpi nana nuk e rrihke aq qortue por as nuk po i thoke lum kosh biri jem. Djali qishtu u rrit pa u msue ca eshte e mir e ca eshte e keqe...
U ba djali 23 vjec e tash vidhke sixhade en pazar e thyte sarajet e egajve, po e kap xhandarmaria e venosin me e var para tan miletit. Mlidhet populli e para se me i vu konopin en fyt, po e pyt xhelati djalin cka po don me than per her t'funit.
Me mori nana ne qaf qe s'me ka pa rrah kur vidhsha vezet, se sot nuk isha kan ktu -tha djali...
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Thyerja e notës në sjellje.

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: AdelV</div><div class="ubbcode-body">Thupra eshte shkrue ne der te stambollit. Rrahni fmit me thuper sa te jen te vejl...

</div></div>

Kjo asht mnyra e allahut me than (fmis) 'te dua'

Merrni shembull si edukohet fmija ju tjert ok
/ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif
 

Adeli

Primus registratum
Re: Thyerja e notës në sjellje.

ha ha ha ha /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/grin.gif pse po i lun jaran se thash po e besojn
 

atman

Forumium maestatis
Re: Thyerja e notës në sjellje.

Kur u nisa te shkruaj diçka te tille, me ngacmoi nje diskutim ne tv italiane. Kohet e fundit ne Itali u bene protesta nga nxenesit e profesoret te te gjitha kategorive.
Nje nga pikat e reforms qe qeveria kerkon te beje ne arsim, eshte pikerisht rifutja e vleresimit te sjelljes me noten 5. Mirepo, per ta bere sa me efektive kete futje, menduan qe ajo te influencoje edhe ne rezultatin final, perfundimtar, dmth te mblidhet sebashku me notat e tjera duke ndikuar ne mesatare.
Kundershtohet diçka e tille dhe duan ta lene formalisht me pretekse te ndryshme, si diçka pa ndikim, por mua pak me intereson, ajo qe me beri pershtypje eshte se kerkohet me te gjitha menyrat te mbahet nen kontroll sjellja e nxenesve dhe e studenteve, (eshte bere shqetesim) per te cilen kam edhe une lekundjet e mija, por qe ne thelb nuk jane kunder ketij kontrolli.
Duke qene i shkeputur prej nje kohe te gjate nga Shqiperia, "detaje" te tilla i kane shpetuar vemendjes, ndaj edhe mendova se duhet diskutuar.
Madje fillimisht desha ta fut te tema e kontrollit te krimit, por e mbajata larg qellimisht duke shpresuar qe te integrohet vetiu.
Ne fakt ne Shqiperi nuk ka shkolla riedukimi, as edhe istitucione te tilla. Sidoqofte ekzitenca etyre nuk dihet se ç'pasoja mund te kete. mendoj se shpesh bejne gabimin fatal te gjykojne femijen njesoj si te rriturin dhe kjo demton me shume se sa korrigjon. Keshtuqe thyerja e notes ne sjellje mbetet nje rruge me vlere, nese dihet te perdoret.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Thyerja e notës në sjellje.

Me sa di unë, në Shqipëri ka ende shtëpi riedukimi por që kanë ndrruar emrin (nuk e di se si i quajnë tani). Edhe sjellja në shkollë vlerësohet por jo si më parë pasi është e vështirë të përcaktohet sot se çështë një sjellje e pahijshme. Humbja e vitit shkollor është një nga dënimet e mundshme ndaj një sjellje të pahijshme por ne shkojmë dhe më larg, ne përjashtojmë nga shkolla. Kjo mendoj se është tejet negative për një shoqëri. Në vend që të punohet më fort me një individ problematik ne e nxjerrim jashtë duke harruar që ai është sërish pjesë e shoqërisë.
Faktikisht, në Shqipëri mungojnë programet e riedukimit të fëmijëve e të të rinjve (adoleshentë ose jo). "Shkollat" që egzistojnë faktikisht nuk merren me riedukimin e individëve problematikë por thjesht e izolojnë atë nga pjesa tjetër e shoqërisë për një afat të caktuar, pra, luajnë rolin e burgjeve për të mitur. I takon Ministrisë së Arsimit të gjejë një rrugë zgjidhje për një problem madhor të shoqërisë shqiptare. Këta të mitur pa inkuadrim janë kriminelët e të nesërmes së afërt në shumicën e rasteve. Një aspekt tjetër që duhet korigjuar nga Ministria e Arsimit është edhe hapja e shkollave për të rritur në mënyrë që të rikuperohen ata të rinj të cilët janë privuar nga institucionet e riedukimit.

Së fundi, duhet që shoqëria shqiptare të kërkojë nga qeveritarët e nga politikanët e saj që ky problem madhor të fillojë të zgjidhet sa më shpejt.
 

gangsterja

Primus registratum
Funksionon kjo rregull vetem per ato qe prishin oret mesimore dhe per ato qe e bejne shkollen "arene boksi"
 
Top