Thunderbird-i në Shqip

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Ip-ja personal nuk hyn në këtë mes.

Nga FAQ për Thunderbird-in:

Can I access my Netscape WebMail or Hotmail accounts through Thunderbird?

No. Netscape WebMail and Hotmail use proprietary protocols. To access WebMail directly through an e-mail client requires you to use Netscape 6+ with AIM; to do so with Hotmail requires either Microsoft Outlook or Outlook Express. There are also freeware applications available that will let you do the same thing, such as Hotmail Popper.

Pra zgjidhja, dhe më e mirë se sa krijimi apo përdorimi i një llogarie Hotmail, do ishte një llogari tjetër (POP). Ka disa të tilla që janë falas. Unë përdor një të tillë të ofruar nga Spymac.

Nëse ke tashmë një llogari Hotmail...mund të bësh një hap të thjeshtë si lajmërimi i tërë korrespondentëve të tu për email-in e ri, jo Hotmail, dhe braktisjen e llogarisë Hotmail, ose përdorimin vetëm kur je diku në një Internet kafe të themi...
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Paketa për Windows pothuajse është gati. Duke e shkarkuar prej këtej do të keni një dosje self-extracting, brenda të cilës ka një program Setup. Klikoni mbi të dhe ndiqni udhëzimet që shfaqen në Shqip. Përfundimi do të jetë një Thunderbird që hapet e mbylllet i përkthyer pa pasur nevojë për -UILocale-t që kërkoni m më sipër
 

RecurrentDream

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Fillimisht postuar nga Besnik Bleta:
[qb] Kam frikë se Thunderbird-i nuk të ndihmon dot për llogari Hotmail...rast i mirë për rebelim ndaj MS. [/qb]
Jane shume te zgjuar keta te Microsoft. Fillimisht lejonin te kishe perdorim te llogarise se hotmail ne outlook. Tashme, kjo gje eshte e mundur vetem kundrejt nje pagese...! :smash:
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Thunderbird-i, edhe pse nuk përflitet aq shumë sa Firefox-i, është më tepër se një klient email-esh shumë i mirë. Në këtë lidhje do të gjeni udhëzime hap pas hapi se si mund ta bëni Thunderbird-in të sjellë në kutinë tuaj email prurje RSS nga çfarëdo burimi të tillë.

Së shpejti, përkthimi i Thunderbird-it do të jetë pastruar nga plot gabime drejtshkrimi që duken te ai që shkarkohet tani nga shërbyesit e Mozilla-s, dhe shkurtprerjet për tastierën do të jenë më të qëruar se rrëmuja e tanishme. (Fund i autokritikës.)
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Thunderbird-i, edhe pse nuk përflitet aq shumë sa Firefox-i, është më tepër se një klient email-esh shumë i mirë. Në këtë lidhje do të gjeni udhëzime hap pas hapi se si mund ta bëni Thunderbird-in të sjellë në kutinë tuaj email prurje RSS nga çfarëdo burimi të tillë.

Së shpejti, përkthimi i Thunderbird-it do të jetë pastruar nga plot gabime drejtshkrimi që duken te ai që shkarkohet tani nga shërbyesit e Mozilla-s, dhe shkurtprerjet për tastierën do të jenë më të qëruar se rrëmuja e tanishme. (Fund i autokritikës.)
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Vargjet e Thunderbird-it për Shqipen janë të plotësuara, nga dje, dhe të depozituara në degën trunk të zhvillimit të Thunderbird 3-shit. Me gati 4 vjetë vonesë, por më mirë vonë se kurrë. Nga fillimi i javës tjetër do të jetë gati edhe versioni Shqip i instalueshëm. Sapo të jenë gati, lidhjet përkatëse do t'i postoj këtu.
 

Besnik Bleta

Forumium praecox
Re: Thunderbird-i në Shqip

Në fakt doli më shpejt se sa e prisja. Versionin e përkthyer në Shqip mund ta shkarkoni prej këtej:

http://ftp.mozilla.org/pub/mozilla.org/t...ux-i686.tar.bz2

Ka ende nevojë për ndreqjet e rastit, por edhe gjendja si është tani e jep të plotë idenë. Besoj se deri nga fundi i kësaj jave do ti kem bërë edhe ndreqjet e rastit.

Një dorë fotosh nga Thunderbird-i në Shqip, në punë e sipër mund t'i shihni prej këtej:

http://picasaweb.google.com/BB.ose.bb/Thunderbird3ShiAlphaNShqip


Vërejtjet dhe këshillat, si gjithmonë, janë të mirëpritura.
 
Top