Thirrjet raciste të ushtarëve grekë, reagon Shkupi: BE po toleron.

HipHop-Girl

Papirus rex
92022.jpg


SHKUP -
Pas publikimit të një videoje në të cilën ushtarët grekë këndonin këngë me vargje antimaqedonase dhe antishqiptare, ka reaguar sot Qeveria e Maqedonisë.

“Është shqetësues fakti për raste të tilla jocivilizuese dhe të pahijshme që paraqiten me vite të tëra dhe përsëriten në Greqi, ndërsa opinion nuk kujton që ndonjëherë ka pasur ndonjë falje publike zyrtare apo distancim të autoriteteve greke. Sigurisht se i nuk pengon fakti kur maqedonasit, shqiptarët dhe turqit lënë paratë e tyre si turistë”, - thuhet në reagimin e qeverisë së Shkupit.

Qeveria e Maqedonisë thekson se po ndërmerr të gjitha hapat diplomatike për të përcjellë reagimin edhe në adresë zyrtare të Athinës.

Qeveria e Maqedonisë nënvizon se Bashkimi Evropian po heshtë dhe po toleron thirrje të tilla raciste dhe kërcënuese. Ndërkohë, Qeveria e Tiranës deri tani nuk ka bërë asnjë reagim lidhur me këtë provokim të ushtarëve grekë.

VIDEOJA E USHTAREVE GREKE
Në Youtube prej disa ditësh është duke qarkulluar një video, ku një repart ushtarak grek këndon me thirrje urrejtje ndaj shqiptarëve dhe turqve.
“Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari”, këndojnë ata.
Video është publikuar fillimisht nga mediat greke, sipas të cilave, tashmë duket qartë që në Forcat Ushtarake greke janë krijuar vatra neonaziste që nxisin urrejtjen ndaj fqinjëve, veçanërisht urrejtjen fetare.
Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi.
Reparti që e këndon këtë këngë urrejtje është i forcave komando greke LOK. Video ka pak kohë që është hedhur në rrjetin Youtube, por mbetet të vërtetohet sesa e vjetër është realisht, pasi hidhen dyshime që mund të jetë filmuar dhe vite më parë.
 

HipHop-Girl

Papirus rex
Po ku ka si Shqiperia jone!
Po fatkeqsisht nuk mund te themi te njejten gje , te njejten ndjesi qe nuk ekziston per te gjithe ata Shqiptare qe jetojne jashte dhe flasin greqisht me femijet e tyre, vendosin emra shqip...
 

Dreamer

Under the Dome
hahahahahhahaha e specifikova ne fillim ne fakt kujt i dedikohet :D
sorry per fjalorin pak banal ama ju pershtatet shume si qeverise edhe ushtrise greke :) dhe jo popullit e riperseris :)
 

scadarsko

Locus omnem
[quoteHektor12, post: 996891, member: 12350"]Shif rezolucionin dhe programet e PC une i shof pavaresisht kufizimeve[/quote]
Si me ordinateur n Pune, dhe laptop e tablette n shtepi,asgje nuk shikjoj..... Ka vidéo que rrjeti internet lokal nuk lejon viziualitet pa drejte autori. Kan fillu eshe ketu me na censuru ne shume hyrje page web. Casino international, nuk ka accès,shume vidéo YouTube Jan blloku sidomos propagande politique, ndoshta konsiderohen te tilla.
 

Hektor12

Locus omnem
[quoteHektor12, post: 996891, member: 12350"]Shif rezolucionin dhe programet e PC une i shof pavaresisht kufizimeve
Si me ordinateur n Pune, dhe laptop e tablette n shtepi,asgje nuk shikjoj..... Ka vidéo que rrjeti internet lokal nuk lejon viziualitet pa drejte autori. Kan fillu eshe ketu me na censuru ne shume hyrje page web. Casino international, nuk ka accès,shume vidéo YouTube Jan blloku sidomos propagande politique, ndoshta konsiderohen te tilla.[/quote]
Mbase mbase nuk di cte them pyet nga moderatoret a webmasterat ato i dine me mire ,,, une satisfied me cme jepet ... :D
 
Top