Theniet qe ndryshojne boten

Theniet qe ndryshojne boten

Thenie te ndryshuan(mund) te ndryshojne boten.

"Possunt posse vida videntur" -- Po e mendove do ta besh (Romans)
"Imagination is more important than knowledge" -- Albert Einstein
"Laserin e krijova nga magjija e yjeve" -- Alexander Prokhorov, shpikesi i Laserit
"Mendova qe i vogel se brenda kutise kishte njerez" -- Vladimir N. pionier ne krijimin e TV
"Do vije dita qe klonet qe ne filmojme do na sundojne" -- unknown Hollywood producer

"Shekulli 22 do jetojme pa infidele. Islami eshte e ardhmja" -- Osama Bin Laden
"Deri sot te tjere kane shkruar historine. Sot do ta shkruajme ne" -- George Walker Bush
 

une_une

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

korrigjim: Vladimir Zworykin (Z ne vend te N), Vladimir Zworykin ishte kryeinxhinjeri qe drejtoi projectin ne krijimin teknik te BBC. Atij i tribohen shume vepra.
 

une_une

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Thelbi i mesazhit ka te beje me irakun. Cdo kishte ndodhur sikur Gjermanine te e Sulmonin fa filluar lufta e II? Do kishte me pak viktima.

Cdo ndodhte Bin Laden me shoke, Organizaten e tij me kohe do i kishim vrare e prangosur? Nuk do ishte kjo potere e sotme mbi terrorizmin.

Sot eshte pyetja cdo ndodhe te lihet Sadami gjalle? Te lihet si eshte. I ndershmi Sadam qe thote se nuk ka arme. Kujt i besoni? Sadamit? Besohet Sadami? Kur ka dhene prove Sadami se besohet? prova me Kuvajtin ose me Iranin?

Shqiptaret nuk ngrejne peshe se cfare thone. Veprimet tona as kunder as pro nuk ngrene peshe. Cfare do gje qe ne themi ne forum ose ne parlamentin e Shqiperise nuk ngre peshe.

Pyetja qendon se shpirterisht si deshironi? Nuk besoj se ju deshironi Sadamin "e besueshem". Me luften nuk jam as une. Por eshte koha qe vetem nje lufte zgjidh problemet. Dua qe shpirterisht te mendoni se nuk eshte e keqe ne kete rast megjithese eshte veprim qe do kushtoje jete te pafajshme ne te njejten kohe.

A mund te ndalej Lufta e II? Mund te ndalej duke vrare ushtare naziste te Gjermanise. Duke i treguar vendin Hitlerit. Koha e tregoi se Hitleri dhe te tjere njohin vetem gjuhen e bombave me te cilet do vriteshin civile te pafajshem gjermane.

Ndryshe koha atehere dhe ndryshe koha sot. Sot kemi avantazhin te mesojme nga historia.
 

nike palkola

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Nga njëherë është më mirë që nuk e bën kur e mendon. P.sh kur ia mendon dikujt të keqen.
Për mua thënie që e ndryshojn botën do ishin:
-Urrejtja nuk shlyhet me urrejtje. Ajo shlyhet me dashuri. Buda(indus)
- Çka nuk dëshiron me ta bërë kush, mos ia bë kujt!- ?X
_ Jeto dhe lë të tjerët të jetojn. ?X

P.s. Sikur këto që shkrova të zbatoheshin, kishin me e ndryshuar civilizimin.
 

jula

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Ahhh, thenie qe ndryshojne historine...
Strettinius (nje nga njerezit me te besuar te FDR) i drejtohet Truman, mbi perdorimin e armes berthamore:
"Presidenti nuk do ta kishte bere kurre!"
Pergjigja: "Presidenti sapo e beri!"
 
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Nuk mund ti rezistoj dot....ahhhh

"History has been made in part by others in the past. From now on history will be made by us"
G.W.Bush

Duke levizur drejt empirit....jepi jepi o Jul Cezar
 

une_une

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Fillimisht postuar nga Dorm@nt:<br />[qb] Nuk mund ti rezistoj dot....ahhhh

"History has been made in part by others in the past. From now on history will be made by us"
G.W.Bush

Duke levizur drejt empirit....jepi jepi o Jul Cezar [/qb]
Nuk do mundohem te gjej artikujt por si permbledhje

Sipas CNN qe i referohet Revistes "Forbes" ka 247 miliardere ne bote, 222 jane Amerikane.

Sipas BBC 36% e kapitalit monetar nderkombetar eshte ne duart e Amerikaneve (si popullsi amerikanet perbejne 4.2% te globit ose "cdo Amerikan" zoteron 8-9 here me shume para se cdo banor i globit, kjo e fundit nuk qendron hic)

Sipas BBC ekonomia me e madhe ne bote eshte ajo Amerikane e pasuar nga ajo kineze.

Amerika eshte sot superfuqia ushtarake.
Po dobesohet por deri tani eshte dhe superfuqia monetare.
Eshte nr. 1 per universitet me te mira ne glob.
Eshte nr. 1 per industrine farmaceutike.
Eshte nr.1 per kerkimet shkencore ne glob.
Cmimet e karburanteve jane me te lira se ne cdo cep te globit(me lire eshte litri i benzines ne Amerike se ne Arabine Saudite).
Cmimet e ushqimeve jane me te lira se ne Europe.
Cmimet e pajisjeve shtepiake, industriale jane 50% me pak se jane ne Europe.
Amerika ka 50% me pak krime ne krahasim me Europen.
Amerikanet perdorin droga te lehta ne krahasim me Europianet.
Prostuticioni ne Amerike eshte i ndaluar me ligj (ska femra ne semafore).
Amerika (shumica e shteteve, Texas nr.1) kane vendimin me vdekje.
Amerika sfidon cdo dite boten.

"Te tjeret nuk duam te na thone cfare eshte e mire per ne. E dime vete." Julius Cesarius Walker Bush.

George W. Bush eshte Jul Qezari i botes moderne.

"Amerika shpetoi boten ne luften e II, Amerika shpetoi boten ne luften e ftohte. Plani Marshall Amerikan ngriti ekonomine Europiane. Amerikanet rregullojne konfliktet ne Ballakn. Europianet nuk kane te drejte te i thone Amerikaneve cfare te bejne" Collin Powell

Sikur Amerikanet te terhiqen nga Ballkani? Nje vater e re zjarri ne mes te Europes. Kjo eshte nje nder opsionet e "embargos" ndaj Europes qe po diskutohet. Nje termet qe do i jepet si ndershkim Europes. Mos kujtoni se Amerikanet nuk embajne fjalen.
 

Tupac

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

PO TE ISHTE SULMUAR GJERMANIA PERPARA SE TE FILLONTE LUFTEN; NE BOTE DO TE EGSISTONTE NJE REND I RI.
DO TE KISHTE VETEM 10 SHTETE:
AMERIKA E VERIUT
AMERIKA E JUGUT
EVROPA E BASHKUAR
RUSIA
KINA
JAPONIA
SHTETET ARABE (MAROK - AFGANISTAN)
INDIA
AUSTRALIA DHE AFRIKA E JUGUT
AFRIKA QENDRORE
DO TE KISHTE NJE QEVERI QENDRORE NE NEW YORK.
E GJITHE BOTA DO TE FLISTE ANGLISHT.
PO QE SE TE DUHEN DETAJE REFEROHU LIBRIT:

EN ROUTE
TO
GLOBAL
OCCUPATION.

A High Ranking Goverment Liasion
Exposes the Secret Agenda
for World Unification.

AUTOR:
Gary H. Kah
 
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Shadow,

Nuk me duket me vlere ti pergjigjem cdo pike, se do ishte humbje kohe per te dy. Ajo qe ke vene ti eshte nje liste, me statistika te lezetshme por qe ne fakt nuk adresojne fare as kuoten qe kam vene une dhe as temen. Nuk e di se cfare perfshin ti brenda konceptit Empir, dhe une nuk do te them se si e konceptoj une, po them nje perkufizim qe pranohet boterisht, dhe qe do mund ta gjesh ne cdo liber historie madje edhe fjalor te cdo gjuhe. Empir eshte nje entity e vetme politike, qe perfshin brenda vetes, nje sasi te madhe territori, dhe qe udhehiqet nga nje dhe vetem nje autoritet suprem. Ne baze te kesaj edhe matematikisht nuk del llogaria e jo me te vihet ne pune llogjika. Perballe kesaj une do vija edhe konceptin Superfuqi( A powerful and influential nation, especially a nuclear power that dominates its allies or client states in an international power block. A state powerful enough to influence events throughout the world ). Sipas ketyre te dyjave llogjika ime me thote se USA eshte nje superfuqi dhe jo nje empir. Dhe pikerisht fakti qe me dobsimin e superfuqive te tjera USA eshte duke ju futur me revansh nje konceptimi te botes ne menyre nje dimensionale(NE NE NE) eshte dic i frikshem. Aq me teper kur vjen direkt nga goja e nje presidenti. Amerika eshte ne mes te dy rrugeve dhe vetem e ardhmja do ta tregoje nese do vazhdoje te jete nje superfuqi ose zoti na ruajte do ti futet me hunde punes per te krijuar nje Empir. Ti mendon se ka ndryshim te madh midis Hussein dhe Bush? I pari therr popullin e tij per te realizuar idealin e vet, ndersa i dyti therr popujt e tjere. Eshte e trishtueshme te marresh "de facto" pallavra qe serviren perdite nga media dhe organizata shteterore. Me kujtohet ajo historia e Kuvajtjanes se mjere qe deshmoi para kongresit ketu e 12 vjete me pare, se si Sadami i vrau burrin e femijet para syve, dhe ushtaret e perdhunuan. Dhe ky ishte "fakti" me i fuqishem qe e beri jo vetem kongressin ta kalonte rezoluten per lufte, por edhe te ritej drastikisht mbeshtetja per presidentin nga populli. E verteta? AJo ishte e bija e nje ambasadori SAudi Arabic ne Amerike, qe s'kishte qene kurre ne Kuwait dhe ishte pergatitur mire nga CIA per "deshmine" e saj. Megjithate ti nuk me duket se ju pergjigje kuotes me deshiren e mire per te treguar se ne fakt Amerika eshte nje Empir, pasojat positive ose negative te dickaje te tille. Mendoj se erdhe me ide te priformuluara nga temat e tjera ku Amerika sulmohet, per te ridebatuar perseri madheshtine e Amerikes.
 

une_une

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

whatever, llafet jane pa bereqet e sidomos ne kete rast dal me humbje kohe sot.
 

Guest
Re: Theniet qe ndryshojne boten

ate shprehjen e bin ladenit do ta zhgarravisja fare
 

Tupac

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Ne qoftese Gjermania do te ishte sulmuar para se te fillonte lufta e dyte boterore, Bashkimi Sovjetik nuk do te ishte fuqizuar dhe nuk do te okuponte Evropen Lindore per 45 vjet.

Nuk do te ekzistonte lufta e ftohte qe shkaktoi gjithe ato luftra lokale qe i kushtuan njerezimit humbje te medha njerzore dhe materjale.

Evropa e Bashkuar do te ishte krijuar qe ne vitet 60 dhe bota do te hynte ne rrugen e unifikimit ekonomik global.

Ajo qe une citoj eshte nje harte e botes se ndare ne 10 regjone e paraqitur ne faqen No 42 te librit te autorit Gary H. Kah dhe ka te beje me unifikimin ekonomik global. Libri eshte botuar qe ne vitin 1991 dhe shume gjera e kane humbur kuptimin, por atje ka dhe gjera qe po i verteton koha dhe qe mua me duken interesante. Regjoni No 2 Evropa e Bashkuar jo vetem qe u krijua me nje monedhe unike dhe qeveri qendrore, krahas qeverive rajonale por procesi po vazhdon drej kufijve qe jepen aty qe ne vitin 1991.


Unifikimi Ekonomik Global nuk ka te beje as me Ameriken as me qeverine e SH.B.A. Globalizmi ka te beje me Investitore te medhej te Botes dhe ata nuk jane vetem amerikan. Atje ka Japoneze, Angleze, Franceze , Gjermane , etj ka dhe Kineze dhe Filandeze. Nuk ka asgje per tu habitur qe kanali i Panamase administrohet nga kompani Kineze , fabrika letre ne SH.B.A nga firma Filandeze etj. Investitoret nuk i lene kapitalet te flene ne bankat e shteteve te tyre por i
investojne atje ku ka me nevoje dhe eshte me efektivitet. Globalizmi nuk njeh kufij dhe qeveri. Globalizmi eshte nderkombetar. Shprehja (EMPIRE) qe ju perdorni jo vetem nuk ka vend ketu por historia po e hedh ne koshin e plehrave. Shembull tipik i Globalizmit eshte Kina te ciles investitoret e huaj ja ndryshuan faqen ne 10 vjet. Nje pjese e prodhimit konsumohet nga popullsia kineze dhe tani ata hane,vishen dhe strehoen me mire. Kina ze vendin e katert ne bote per importimin e automobilave dhe ne nje te ardhme te afert parashikohet te jete e dyta mbas SH.B.A. Perse procesi nuk po ecen ne Rusi? Perderisa Gardistet e Kuq do te vazhdojne te levrijne mbrapa kurrizit te presidentit Putin, Investoret hezitojne te derdhin kapitalet e tyre.

Pas unifikimit ekonomik sistemi boteror me 10 regjone i paraqitur nga autori, me duket si nje mundesi reale vetem pasi te zgjidhet ceshtja Arabe. Unifikimi ekonomik do te sjelle nje vetedije te re nderkombetare dhe sipas autorit krahas qeverive egjonale do te krijohet nje qeveri qendrore e ngjashme me ate te Evropes se bashkuar. Sipas autorit ko qeveri mund te vendose ne New York ose ne ndonje vend tjeter. Se cili sistem do dominoje pas unifikimit ekonomik as vete autori nuk e ka te qarte. Sipas tij mund te dominoje nje sistem i ngjashem me ate Amerikan , ose ndonje sistem tjeter por egziston rreziku qe forca te erreta te mundohen te dominojne dhe te krijojne konflikte me permasa katastrofike.

Deshira dhe opinioni im eshte per sistem amerikan i cili ka provuar vehten me efektivitet te larte ekonomik dhe demokratik. Ky eshte opinini im personal. Ju mund te mendoni cfare te doni por mos spekulloni.
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

"..........nafta eshte eshte aq e vlefshme per ameriken sa ajo s duhet ta lene kurre ne kontroll te arabeve........."
Henry A. Kissinger

e ka thene kur ishte sekretar shteti ne administraten e nixon vitet '70 kur cmimi i naftes kaloi nga 3 ne 22 $/fuci
 

Tupac

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

Nje fjale e urte popullore Amerikane thote:

LITTLE PEOPLE SPEAK OF THE PEOPLE.

THE BIG PEOPLE SPEAK OF THINGS.
 

arbi

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

ne lidhje me temen
I have a dream - Martin Luther King
 

gezim lame

Primus registratum
Re: Theniet qe ndryshojne boten

ne '95 ish sec. e shtetit amerikan m. ollbrajt ne ate kohe ishte ambasadorja e amerikes ne OKB dha nje interviste per nje tv amerikan
kur u pyet per gjendjen e popullit iraken dhe sipas te dhenave te organizatave humanitare embargo deri ne ate kohe i kishte kushtuar irakut vdekje e 150.000 femijeve ajo nuk kundershtoi shifren e dhene por u pergjigj
".............eshte nje cmim qe populli i irakut ia vlen te paguaje..........."
 
Top