Thenie ATEISTE

Dynamite

Forumium praecox
Ateist d.m.th njeri qe nuk ka feh edhe nuk beson ne ZOT...

Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.

— Napoleon Bonapart



Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.

— Lukiani



Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.

— Magelani



Një Galileo në dymijë vjet mjafton.

— Papë Piu XII



Po të them se jemi të dy ateistë. Unë thjesht besoj në një zot më pak se ty. Kur të kuptosh pse ti përjashton tërë zotat e tjerë të mundshëm, atëherë do të kuptosh dhe pse unë përjashtoj tëndin.

— Stivën H. Roberts



Shumica e njerëzve parapëlqejnë më mirë të vdesin se sa të mendojnë; e në fakt ashtu dhe bëjnë.

— Bertrand Rasëll



S'ka absurditet, sado i madh qoftë, që të mos t'i ngulitet njeriut fort në kokë, nëse fillon t'ia imponosh atë para moshës 5-vjeçare, duke ia përsëritur vazhdimisht me ton tejet solemn.

— Artur Shopenauer



Shiko njëherë parashikimin e motit para se të lutesh të bjerë shi.

— Mark Tuein



Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.

— Aristoteli



Besimi është më i thjeshtë se mendimi. Ndaj dhe ka më tepër besimtarë se mendimtarë.

— Pa emër
 

Narkomane

Valoris scriptorum
  • O njeri i patru, që nuk bën dot një krimb e megjithatë rri e bën zota me tepricë!
  • Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
  • Të arsyetosh me dikë që ka braktisur arsyen, është si t'i japësh mjekim një të vdekuri.
  • Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë
  • Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime
 

Narkomane

Valoris scriptorum
if-you-could-reason-wth-religious-people-there-would-be-no-religious-people-house.jpg
 

Narkomane

Valoris scriptorum
E njoh fort mirë këtë epope,
e vjetër është dhe na vjen rrotull;
me të e nanurisin, kur ankohet,
foshnjën e madhe që quhet popull.

Hajnrih Hajne.
 

Narkomane

Valoris scriptorum
*Cili eshte dallimi mes realitetit dhe besimit?
Njeri eshte i prekshem, tjetri i supozuar.
( Nuk e di se kush e ka than, thjesht e mbaj mend )

*Lutju Zotit por vazhdo te notosh ... ( Proverb Ruse )

*Ferri Krishter, Ferri Pajan, Ferri Islamik, Ferri Hindu, gjithkund vetem zjarr. Ti besosh fese, Zoti qenka mishpjeks. ( Victor Hugo )
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Thënie kundër fesë
Nëse do të më duhej të zgjidhja një fe, Dielli dhënësi i jetës do të ishte zoti im.
- Napoleon Bonapart

Mjeranët e shkretë i kanë mbushur mendjen vetes se do të jenë të pavdekshëm dhe do të rrojnë në përjetësi, nëse adhurojnë atë sofistin e kryqëzuar e nëse jetojnë sipas ligjeve të tij... e i marrin këto doktrina goja-gojës pa ndonjë provë të qartë. Kështu kur mashtruesit e sharlatanët hyjnë mes tyre, kaplojnë menjëherë pasuri të mëdha duke sunduar mbi këta leshko.
- Lukiani

Kisha thotë se Toka është e rrafshët, por unë e di që është e rrumbullakët, pasi kam parë hijen e saj mbi Hënë e më tepër besim kam tek një hije se sa tek kisha.
- Magelani

Njerëzit i krijojnë zotat sipas vetes, jo vetëm për nga pamja, por edhe për nga mënyra e jetesës.
- Aristoteli

Kur shoh detarë, njerëz të shkencave natyrore e mendimtarë, njeriu është më i urti mes gjallesave. E kur shoh priftërinj, profetë e shpjegues ëndrrash, asgjë s'më vështirohet më keq se njeriu.
- Diogjeni

Sa i përket fesë, tërë njerëzit pranojnë pa pyetur besimin e të jatit, sipas zakoni, të paaftë për të dalluar të vërtetën nga gënjeshtra.
- Abdul al Maari

Bota mban dy kategori njerëzish: njerëz inteligjentë pa fe dhe njerëz fetarë pa inteligjencë.
- Abdul al Maari

Tërë problemi me botën është se idiotët dhe fanatikët janë aq të sigurt ndaj vetes, ndërsa të mençurit plot me dyshime.
- Bertrand Rasëll
Feja është kryevepra e artit të stërvitjes së kafshëve, sepse stërvit njeriun në atë se çfarë duhet të mendojë.
- Artur Shopenauer

Kleriku i parë ishte mashtruesi i parë që takoi idiotin e parë.
- Volteri

Tërë fetë janë themeluar mbi frikën e të shumtëve dhe zgjuarsinë e të paktëve.
- Stendali

Feja konsiderohet prej popullit të rëndomtë si e vërtetë, prej të mençurve si e rremë dhe prej sunduesve si e dobishme.
- Seneka i Riu

Besim do të thotë të mos duash të mësosh çka është e vërtetë.
- Fridrih Niçe

Feja është nga sendet më të mira për të heshtur popullin e rëndomtë.
- Napoleon Bonapart

Tërë institucionet kombëtare kishtare, qofshin këto hebraike, kristiane a myslimane, s'më duken asgjë më shumë se krijime njerëzore, të ngritura për terrorizimin dhe skllavërimin e njerëzimit, për monopolizimin e pushtetit dhe të fitimit.
-Tomas Pein
 

Narkomane

Valoris scriptorum
"Pjesëtari i një fisi në Shqipërinë e Veriut në radhë të parë është shqiptar. Ai kurrë s’i ka përvetësuar mësimet e kristianizmit, as ato të islamizmit (flas vetëm për masat). Krishti dhe Muhamedi janë dy "gomerë magjikë" mbinjerëzorë, çdonjërin nga të cilët, po ta zbutësh, mund të bëjë çudira."
— Edit Durham

"Mos u çuditni me kundërshtinë, përplasjet dhe urrejtjen midis këtyre tri feve: judaizmit, krishterimit dhe myslimanizmit. Kundërshtitë e tyre të brendshme ideologjike janë shumë herë më barbare se çdo tjetër. Të gjithë rivendikojnë për veten e tyre dhuratën e perëndisë, të pagabueshmen, uniken, duke i konsideruar të tjerët “dhen flijimi”, ndërsa vetveten shpëtimtarë të perëndisë. Fanatizmi i tyre i drejton drejt veprës që pëlqehet nga zoti i secilit që të të “shpëtojnë” me çdo mënyrë, qoftë dhe me prerje koke!"
— Aristidh Kola

"Edhe sikur të kishte "zot", s'mendoj se do të ishte aq i fiksuar sa të fyhej nga ata që i vënë në dyshim ekzistencën."
— Bertrand Rasëll

"Fetë profetizojnë fundin e botës e mandej punojnë së bashku ta bëjnë realitet."
— Pa emër

"Njeriu gjithnjë kërkon të gjejë shpjegim për gjërat që s'kupton e kur ndodh që s'gjen, e shpik."
— Pa emër

"Hiqi kishës të mrekullishmen, të mbinatyrshem, të pakuptimtën, të paarsyeshmen, të pamundurën, të panjohurën dhe absurden e s'mbetet gjë tjetër."
— Robert Ingersoll

"Tre gjëra që feja i bën shumë mirë: Ndan, kontrollon dhe mashtron njerëzit."
— Pa emër

Jam poliateist, ka shumë zota ku s'besoj."
— Den Fauts

"Çka pohohet pa prova, mund të rrëzohet pa prova."
— Kristofer Hiçens

"Besimi i verbër është dhurata më ironike që do të mund t'i bëhej "krijuesit" të inteligjencës njerëzore."
— Pa emër
 

Narkomane

Valoris scriptorum
Përderisa feja gabon në atë se nga erdhëm, sa mund të dijë se ku po shkojmë?"
— Pa emër

"Për shqiptarin, liria është tejet e vyer. Krishterimi e zhvendos problemin e lirisë në botë të përtejme dhe të pasigurta. Liri do të thotë atje nënshtrim ndaj zotit, siç na tregojnë fletushkat e krishtera. Shqiptarët nuk e kuptojnë këtë dhe më kot do të lodheni t'ua shpjegoni."
— Aristidh Kola

"Fetë orientale karakterizohen nga reja e madhe e zotave hakmarrës e të tmerrshëm, prej të cilëve njeriu është i varur në përjetësi. Njerëzit atje janë të detyruar të kërkojnë mëshirën e shpirtmadhësisë së zotit, nën hijen e shpatës së tij, së cilës nuk i shpëton dot askush."
— Aristidh Kola

"Feja e krishterë, myslimane, judaike, madje dhe ajo indiane, bazohen në ideologjinë e mëshirës. Mendoj se mëshira është alfa dhe omega e feve me prejardhje judaike. I luten me përulësi mëshirës së "zotit", që do të thotë se i luten me përulësi dhe mëshirës së kundërshtarit, të fuqishmit, të pushtuesit."
— Aristidh Kola

"Besimtarët na thonë se çdo gjë duhet të ketë një krijues, por harrojnë të na thonë se si u krijua ky i fundit."
— Pa emër

"Njerëzit rrallë (në mos kurrë) ëndërrojnë zota më të epërm se ata vetë. Shumica e zotave kanë sjelljen dhe moralin një fëmije të llastuar."
— Robert Hajnlajn

"Ku është besimi im? Thellë-thellë... nuk ka tjetër pos zbrazëti e errësirë... Nëse ka zot - lutem të më falë. Kur përpiqem të ngre mendimin tim drejt qiellit, ka një zbrazëti aq dënuese sa vetë këto mendime më kthehen si thika të mprehta dhe më lëndojnë vetë shpirtin... Sa e dhimbshme është kjo dhimbje e panjohur - nuk kam besim. Krupë, zbrazëti, pa besim, pa dashuri, pa vullnet... Për çfarë punoj? Nëse nuk ka zot, nuk mund të ketë as shpirt. Nëse nuk ka shpirt, atëherë Jezus as ti nuk je i vërtetë."
— Nënë Tereza

"Kur është një, ai që vuan nga iluzionet, quhet çmendi. Kur janë shumë syresh quhet fe."
— Robert Pirsig

"Nuk kam frikë nga vdekja. Kam qenë i vdekur për miliarda e miliarda vite përpara se të lindja dhe s'kam pasur as shqetësimin më të vogël."
— Mark Tuein

"Frymëzimi i Biblës varet nga injoranca e atij që e lexon."
— Robert Ingersoll
 
Top