Themeluesit e Skype padisin eBay

Themeluesit e Skype padisin eBay

f.0918121638612_m.jpg

Themeluesit e shërbimit Skype padisin kompaninë eBay e cila aktualisht është pronare e Skype si dhe investuesit të cilët do të donin të blinin këtë shërbim për telefonata me anë të internetit, njofton agjencia e lajmeve Reuters.Arsyeja e padisë është shkelja e të drejtave autoriale, pohojnë themeluesit e Skype – Niklas Zennstrom e Janus Friis. Tërë këtë situatë e rëndon edhe më tepër fakti që aktualisht Skype është në shitje nga ana e eBay tek investuesit të cilët do të paguajnë 1.9 miliardë dollarë për të.

Zennstrom e Friis të cilët kanë një kompani me emrin Joltid Ltd, pohojnë se Skype e cila tani është nën pronësi të eBay, ka përdorë teknologjinë e tyre pa leje. Shtëpia më e njohur online e ankandeve hedh poshtë këtë gjë.

“Firma Skype vazhdon të shkel me të madhe të drejtuar autoriale të kompanisë Joltid. Çdo herë që firma Skype ofron softuerin telefonik për shkarkimin nga interneti, shfrytëzuesit e Skype shkarkojnë veprën autoriale të Joltid gjashtë herë në sekondë”, shkruan në padi.

eBay ka blerë të drejtat për teknologjinë peer-to-peer nga Joltid, por ka filluar të zhvillojë softuerin e vet alternativ në rast të humbjes së rastit gjyqësor.

“Këto padi nuk janë të vërteta dhe bazohen gabime faktike dhe ligjore, theksohet në deklaratën e eBay.

Përkundër këtyre komplikimeve, eBay ka njoftuar se ende ka për qëllim të shes 65 për qind të aksioneve të Skype gjatë tre muajve të fundit të këtij viti.

Ky artikull eshte marre nga: http://hulumto.blog.al/?p=224. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://hulumto.blog.al/?p=224

Top