The Guardian: Musolini, agjent britanik me pagë 6400 euro/java
Diktatori fashist, Benito Mussolini ka pasur një karrierë të shkurtër si spiun me pagesë në funksion të shërbimeve sekrete britanike, që e paguanin me një shumë ekuivalente të 6 400 eurove në javë. Lajmin e shkruan sot e përditshmja ”The Guardian”, e cila përshkruan kohën kur Musolini u rekrutua si spiun në shërbim të britanikëve.
Më 1917, atëherë gazetar 34 vjeç, Musolini u rekrutua nga MI5 për të bërë fushatë në mbështetje të Italisë, përkrah aleatëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore, sipas të përditshmes që citon Peter Martland, një historian që punon në Universitetin anglez të Kembrixhit.
”Aleati më i dobët i Britanisë së Madhe gjatë luftës ishte Italia, pas tërheqjes nga konflikti i Rusisë revolucionare”, shpjegon Martland.
“Duke nisur që nga vjeshta e vitit 1917, Musolini paguhej me 100 lireta në javë, që sot janë ekuivalente me 6 400 euro, për të bërë fushatë pro-luftës”, shtoi ai.
Pagesat autorizoheshin nga Sir Samuel Hoare, deputet britanik dhe përfaqësues i MI5 në Romë, i cili kishte përmendur në kujtimet e tij më 1945 rekrutimin nga shërbimet britanike të Duçes së ardhshëm. Por detajet financiare u gjendën nga Martland ndërsa studionte dokumentet e Hoares. (atsh)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24056. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24056