Thaçi: Procesi i kthimit, i pandalshëm
Asnjë ekstremist nuk do të mund të ndalë punimet për rindërtimin e shtëpive në lagjen Kroi i Vitakut në veri të Mitrovicës dhe kthimin e banorëve në shtëpitë e tyre. Kështu është shprehur kryeministri I Kosovës Hashim Thaçi pas incidenteve dhe shpërthimeve të fundit në veri të Mitrovicës duke prezantuar vendimin e kabinetit të tij për të ndarë edhe 300 mijë euro për rindërtimin e shtëpive të shqiptarëve.

E kam theksuar edhe më herët se ky proces është i pandashëm. Mund të ketë pengesa, mund të ketë zvarritje, por ju e dini se kanë qenë pengesa e zvarritje për dhjetë vite dhe vetëm para pak muajsh nga kjo qeveria ka filluar puna edhe në veri dhe janë mbi 6 milionë euro që janë investuar në infrastrukturë, në ndërtimin e shtëpive të reja, në kanalizime, ujësjellës dhe kjo mbështetje vetëm do të rritet tha Thaçi.

Kryeministri Thaçi ka ritheksuar qëndrimin kundër nënshkrimit të protokollit policor midis EULEX dhe Serbisë: Institucionet e Republikës së Kosovës do ta respektojnë plotësisht Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Kryeministri i Kosovës tha se qeveria do të marrë përgjegjësitë e saj në bashkëpunimin rajonal dhe do të pranojë edhe këshillat dhe rekomandimet e ICO dhe EULEX-it, por kur bëhet fjalë për çështje politike do të respektojë në tërësi Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Alsat

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22116. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22116
![hashim-thaqi.jpg](/proxy.php?image=http%3A%2F%2Fwww.shqipmedia.com%2Fwp-content%2Fuploads%2F2009%2F09%2Fhashim-thaqi.jpg&hash=cd7e83c18b005a95f8e76e85db4a60cf)