Thaçi priti të rikthyerit në PDSH

Thaçi priti të rikthyerit në PDSH

thaci_newsflash3_228643295-150x150.jpg
Nisën nga puna dy komisionet e përbashkëta të PDSH-së dhe të grupit të personave që kalojnë nga DR në PDSH. Anëtarësimi apo riantarësimi në PDSH i personave që përkrahin këtë parti do mbarojë brenda një muaji.
Vlerësuam tejet pozitivisht mbështetjen që dita ditës po i jepet PDSH, biseduam edhe për situatën politike, gjendjen në të cilën janë shqiptarët e cila dita ditës gjithnë e më shumë rëndohet për fat të keq për shkak të pozicionimit të dobët dhe pa kushte të BDI-së në qeveri. Po ashtu vlerësuam se kjo mbështetje që i jepet programit të PDSH platformës së re dhe marrëëveshjes së re e cila gjithsesi duhet të menaxhohet në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi të plotë, deklaroi Iljaz Halimi, nënkryetar i PDSH-së.
Ndërsa, kryetari i komisionit të personave që kthehen nga DR në PDSH, Ruzhdi Matoshi kthimin e tij në PDSH e arsyeton me faktin se rrugëzgjidhja e vetme e cështjes shqiptare në Maqedoni është platfortma e kësaj partie. Matoshi më tej shtoi se deri në 80 përqind e DR, kanë lënë këtë parti për tu kthyer në PDSH.
Sot çdo segment i jetës së shqiptarëve këtu është në regres, prandaj rrugëzgjidhja e problemeve të shqiptarëve ka vetëm një përgjigje, ajo përgjigje është platforma e PDSH-së e cila në mënyrë shumë praktike i zgjidh problemet e shqiptarëve. Prandaj edhe ne sot këtu u bëmë bashkë të dy komisionet për rritjen e rresurseve njerëzore në këtë parti, theksoi Ruzhdi Matoshi, i rikthyer në PDSH.
Grupi i personave që kalojnë në PDSH, në fillim u pritën nga kryetari Mendu Thaçi.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=21764. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=21764
 
Top