Thaçi: Enciklopedia të hedhet në shportën e mbeturinave

Thaçi: Enciklopedia të hedhet në shportën e mbeturinave

thaci-foto-300x198.jpg
Unë si Kryeministër i një vendi krenar, nuk dua të merrem me gjëra që duhet të hedhen në shportën e mbeturinave.
Ky ka qenë komenti i Kryeministrit Hashim Thaçi pas tërheqjes nga tregu të Enciklopedisë maqedonase.</p>


Sa i përket kritikave të opozitës se, Qeveria po ndikon në mediumin publik, RTK, shefi i ekzekutivit kosovar është përgjigjur duke thënë se, Një pjesë e opozitës ka kërkuar që edhe ta ndalim punën, por, agjenda shtetërore ka vazhduar dhe se, Kosova është shembull i mediumeve të pavarura.</p>


Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet në harmonizim edhe me Qeverinë e Shqipërisë për vizitën e kryeministrit Sali Berisha në Kosovës me datat 6 dhe 7 të këtij muaji, ndërkohë që ka shprehur përkushtimin e institucioneve të vendit për bashkëpunim me të gjitha vendet e rajonit.
Në fillim të mbledhjes së rregullt, Thaçi ka thënë se gjatë vizitës së kryeministrit Berisha do të nënshkruhen disa marrëveshje të rëndësishme.
Në këtë rast, ai ka falënderuar edhe autoritetet komunale të Prizrenit për shpalljen e kryeministrit Berisha, “Qytetar Nderi” i Prizrenit. </p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23437. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23437
 
Top