Thaçi: Enciklopedia, imitim qesharak i akademisë serbe

Thaçi: Enciklopedia, imitim qesharak i akademisë serbe

Menduh_Thaci_787934050.jpg
Një provokim i rradhës ndaj shqiptarëve dhe historisë së tyre. Kështu e ka cilësuar Enciklopedinë e parë Maqedonase kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi duke thënë se në këtë projekt famëkeq janë shtrembëruar faktet historike për shqiptarët dhe ata goditen rëndë në identitetin e tyre kombëtar. Me këtë rast Thaçi tha se ka ardhur për të ngritur Akademinë Shqiptare në Maqedoni ndërsa projekti i Akademisë Maqedonase, Enciklopedia sipas Thaçit është tentim për të emituar akademinë serbe.
“Imitim qesharak i Francuska 7 e Beogradit.(vendi ku ndodhet Akademia e Serbisë) Është i mjerë ai popull që ka një akademi të këtillë. Këta duke tentuar t’i vendosin vetulla popullit të vet, si duket ja nxjerën sytë. Sa u përket shqiptarëve nuk është kjo për t’u brengosë shumë, shqiptarët duhet ta kenë akademinë e vet shqiptare në Maqedoni, tash më është e qartë. E fundit mendoj se bash kryetar të vërtet të kësaj akademie janë zoti Gruevski dhe zoti Ahmeti, atë enciklopedi le ta marrin tek shtëpitë e veta se ndryshe nuk funksionon për askënd”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së.
Ndërkohë ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni, Arben Çejku tha se me vëmendje po përcjell reagimet rreth enciklopeidsë dhe sipas tij nga kjo mund të shihet se ka vend për debat.
“Kam përcjellë me vëmendje reagimet rreth enciklopedisë, por ende nuk kam lexuar enciklopedinë dhe nuk e dij, po shikoj reagimet, reagimet e ekspertëve, akademikëve dhe besoj se këtu ka vend për dialog për të gjithë dhe të gjithë mund të dijalogojnë rreth kësaj. Unë përderisa nuk e kam lexuar akoma, nuk mund të jap koment për një gjë që nuk e kam lexuar akoma”, thotë Arben Çejku, ambasador i Shqipërisë në Maqedoni.
Akademikët, studiuesit dhe historianët shqiptarë dënojnë veprën e turpshme dhe kërkojnë heqjen e saj nga qarkullimi meqë kjo Enciklopedi është cilësuar si provokim dhe fyerje e radhës ndaj shqiptarëve të Maqedonisë si dhe një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22632. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22632
 
Top