Thaçi: E drejta e Kosovës do të fitojë në GJND

Thaçi: E drejta e Kosovës do të fitojë në GJND

“Opinioni i GJND do të jetë një opinion në përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës. Ky vendim nuk duhet të politizohet”-, ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, duke u përgjigjur lidhur me zhvillimet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.</p>


Ndërsa në raportet Prishtinë-Beograd, sipas Thaçit, gjithçka ka përfunduar në qershor të vitit 1999 dhe me shpalljen e Kosovës shtet i pavarur, demokratik dhe sovran. “Ne mirëpresin njohjen e shtetit tonë nga autoritete e Serbisë por atje ka ende një hezitim”, ka thënë ai.</p>


Thaçi ka përsëritur qëndrimin e tij se, Kosova është tashmë shtet sovran dhe ka një mbështetje të fuqishme edhe nga SHBA edhe nga BE . “Tani po hapet perspektiva evropiane edhe për vendet e Ballkanit, për Kosovën, Serbinë, si shtete të veçanta”, ka shtuar ai.</p>


Kryeministri po ashtu ka thënë se, ekipi ynë në GJND është i përgatitur dhe është mjaft i fuqishëm profesionalisht, i përbërë nga ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë i cili do të mbrojë të drejtën e Kosovës. Ai ka thënë se “e drejta e Kosovës do të fitojë”. /Telegrafi/</p>
LVj4GEyHrZ8

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22756. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22756
 
Top