Thëniet e preferuara

Brilliant

Forumium maestatis
Dashuria per njerin eshte si qumshti per femine!
Dashuria lind nga besimi, jeton nga shpresa por vdes nga meshira.
Ikja eshte fitoria e vetme ne dashuri.
Dashuria eshte pelhure qe thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qendisje.
Dashuria eshte ceshtje e ndjenjave e jo e deshirave. Nuk mund te dashuroj pse dua, e me se paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar eshte e marre.
Qe te lirohem prej nje pjese tjeter te dhembjes qe s’e shterr puna krijuese dhe qe te frymezohem per pune.
Dashuria e pare eshte shume e madhe dhe njekohesisht shume e vogel.
Bukuria eshte letra qe i rekomandohet zemres.
Bukuria eshte dic shtazarake nese nuk pershkohet edhe me mencuri.
Bukuria e vertete, si dhe mencuria e vertete eshte shume e thjeshte dhe e kuptueshme per te gjithe.
Dashuria eshte e verber, por shihet prej se largu.
Barra e madhe mund per deve, dashuria e madhe mund per zemer
Dashuria e pare i ngjan bores se pare, rralle ndonjehere mbetet
Nese doni ti shtoni vetes belara, dashurohuni.
Dashuria nuk eshte te tjetri, por brenda nesh. Jemi ne ata qe e zgjojme. Por, qe te ndodhe kjo kemi nevoje per tjetrin.
Njeriu dashuron shume dhe gjithe jeten, dhe gjithmone me shume dhe me mire se cdo here qe kalon.
Te do ai qe te shikon ne sy e jo ai qe te thote une vdes per ty.
Nese do kerkoja dashurin dhe lumturin,ate do ta gjeja vetem te ti,dhe per ty do sakrifikoj e do te kerkoj derisa zemra te me punoj,sepse un smundem me te dashuroj.
Nese Do Me Kerkonin Te Zgjidhja Midis Lekeve Dhe Teje Do Te Zgjidhja Ty Thesari Im
Duaj ke te mundesh, duaj sa te mundesh,duaj si te mundesh, por duaj sinqerisht mundesh?
Dashuria eshte deshire per te qene dy, tmerri se mos behesh tre, frika se mos ngelesh nje.
E shkruajta emrin tend ne nje lule te thate, emri ishte aq i bukur sa lulja celi prape.
Djemte dashurojn sa dashurojn,pastaj martohen me mbleseri,kujtojn se ate qe do marin si ka dashuruar njeri.
Dashuria i ka vetem dy fjal …PO_JO…njera qe te sheron dhe e tjetra qe te lendon.
Dashurija eshte pelhure qe e endi jeta dhe e zbukuroi fantazia.
Ne dy syt e tu po e shoh nje livadh, ne ate livadh po kullot nje lop, e ajo lop je ti!
Dashurija eshte vete jeta, po te mos jete dashurija nuk ka asnje vlere.
Shikimi i syrit eshte dashuria e shpirtit.
Dashuroni dhe kurr mos u pendoni.
Dashuria eshte e veshtie per tu fituar,e lehte per ta humbur, por e pa mundur per te.
Kur njeriu dashuron nuk ka frike…
Miqesia e vertete nuk e njeh ziline dhe dashuria e vertete nuk i njeh nazet…
Qesh me Dashurine ai qe nuk ka qene kurre i brengosur prej saj…
Ne dashuri teper nuk eshte Mjaft….
Xhelozia lind me dashurine po nuk vdes gjithmone bashke me te…
Ne rini jetojme qe te dashurojme ne pleqeri dashurojme qe te jetojme…
Dashuria ben boten te rrotullohet ose e thene ndryshe
Love makes the world go around
Gold makes the world go around too
Dashuria eshte cmenduria e nje njeriu per aq kohe sa e jeton
Dashuria s’eshte egoiste
menyra me e mire per te dashuruar eshte te dashurosh sikur s’ke qene lenduar asnjehere
Kur je i trishtuar shih ne syte e atij qe dashuron dhe ne ato sy do te gjesh forcen per te buzeqeshur
Ndoshta eshte budallallek te qash per dike, por eshte e mrekullueshme te mendosh qe lotet mund te thone ate qe fjalet s’e thone dot kurre
Kurre mos ji i friksuar ti thuash dikujt qe e do, ata mund te ta thyejne zemren, por ti mund te thyesh te tyren nqs nuk ja thuaj
Dashuria sheron njerezit, te dyja palet, edhe ata qe e japin dhe ata qe e marrin
Dashuria nuk ka te beje me ate cfare ti pret te marresh, ajo ka te bej me ate qe ti do te japesh- e cila eshte gjithcka
Dashuria eshte si pianoja mesohet me gishta luhet me zemer.
Nje burre qe bie ne dashuri zbulon moralin nje grua qe bie ne dashuri e humbet ate.
Nuk ka rrobe qe i rri me keq gruas se deshira per te qene e urte.
Zemra ka arsyet e veta per te mos iu bindur arsyes.
Dashuria lind nga besimi jeton nga shpresa vdes nga meshira
Dashuria nuk do te thote te shohesh njeri-tjetrin, por te shohesh se bashku ne te njejtin drejtim. (Antoine de Saint Exupéry)
Nje dashuri e vertete nuk di te flase. (William Shakespeare)
S’është i mirë gardhi me ristela, as dashuria në fqinjësi të mirë; i mirë është gardhi me dërrasa dhe dashuria në largësi.
Sa më shumë gjykohet, aq më pak dashurohet.
Atje ku ka më shumë dashuri, atje edhe dhembja është më e madhe.
Për dashnorin s’ka gjë më të ëmbël se lotët kur fshihen në duart e së dashurës.
S’ka diell pa dritë, as njeri pa dashuri.
Mundet ndonjëherë të harrohet çka është dashuria?
Dashuria është një ngjarje botërore, por private.
Të ndahesh vetëm pse më nuk e do është budallallëk, njësoj si të martohesh me dikë vetëm pse e do.
Dashuria është përmbajtja e vetme e gjërave në këtë kohë të pakuptimtë.
Kur njeriu dashuron, dëshiron të bëj diçka, prandaj dëshiron të sakrifikojë, dëshiron të shërbejë.
Dashuria është si rrobat: kënaqësi është kur i ndërron shpesh.
Ta kërkosh me arsye rrugën tek dashuria, është njësoj si të kërkosh diellin me qiri.
Dashuria nuk ka vite (moshe) . Ajo lind çdoherë…
Dashuria eshte nje force e eger. Kur provojme ta kontrollojme,na shkaterron. Kur provojme ta burgosim,na ben skllever. Kur provojme ta kuptojme,na le te hutuar dhe te paqarte.
Në qoftë se askush nuk na do, atëhere as veten tonë nuk e duam.
Në dashuri është e mundur të falësh gjithçka, por jo edhe të harrosh.
Dashuria ka dy përcjellës: të mirën dhe durimin.
Dashuria ushqehet me shpresë.
Dashuria është si ngarja e automobilit: starton ngadalë, vozit shpejt, por frenon vetëm kur është, shumë vonë.
Kush ndalet të mendohet për dashuri, nuk dashuron më.
Dashuria bën çudira çdo ditë: ajo dobëson të fuqishmin, forcon të dobëtin, nga i mençuri bën budallain, i nga budallai të mençurin, favorizon pasionet dhe zhduk arsyen. Me një fjalë, i përmbys gjërat.
Të jesh i dashuruar do të thotë më tepër se të jesh i pasur, sepse do të thotë të jesh i lumtur.
Kam lexuar diku se dashuria është kapitulli i parë në librin e madh të mosmirënjohjes.
Dashuria është çështje e ndjenjave e jo e dëshirave. Nuk mund të dashuroj pse dua, e më së paku pse duhet, andaj dashuria e obliguar është e marrë.
Dashuria fitohet me dashuri.
O zot, kur të vdes, ruaje në qetësinë tënde vetëm një fjalë për mua: “Kam dashuruar”.
Dashuria çdoherë është fillimi i dijes, siç është zjarri fillimi i dritës.
Derisa dashuria është e verbër, s’ka arsye për ndarje.
Dashuria është ndoshta i vetmi shikim i përkryer që mund ta hedhim në amshim.
Gjendja e dashurisë si duket është e vetmja gjendje normale e shpirtit të njeriut.
Të dua më shumë se dje, e më pak se nesër.
Kam pirë që t’ju harroj. Por për fat të keq, kur jam dehur, ju kam parë dyfish.
Dashuria është një lindje e re.
Dashuria është pëlhurë që thuri natyra, e fantazia e zbukuroi me qëndisje.
Të bukurve çdo gjë u falet.
Bukuria gjithmonë u sjell femrave dhe meshkujve më shumë dhembje se sa gëzim.
Dashuria e parë është më e ëmbël se mjalti i bletëve.
Dashuritë e para janë si dhëmbët e parë: dalin pa dhembje dhe ua lëshojnë vendin të tjerëve.
Dashuria e parë është shumë e madhe dhe njëkohësisht shumë e vogël.
Nga të gjithë budallallëqet që bën një vajzë, më i madhi është dashuria e saj e parë.
Njeriu ka shumë dashuri të mëdha e të vogla në jetë, por ka vetëm një dashuri të parë.
Në dashurinë e parë gruaja do dashnorin, në të tjerat do dashurinë.
Ai që të detyron të qash, ai edhe të do.
Dashuria është kripa e jetës, jeta pa dashuri s’ka asnjë shije.
Kur njeriu e ka zemrën plot me dashuri, shpirti i ushqehet me shpresa.
Pse dashuron? Që të lirohem prej një pjese tjetër të dhembjes që s’e shterr puna krijuese dhe që të frymëzohem për punë.
Dashuria dyshon dhe beson me të njëjtën forcë.
Të dashurosh do të thotë të robërohesh nga vetvetja.
Kush nuk mund të tregojë sa dashuron, ka njohur vetëm një dashuri të dobët.
Dashuria është iluzion.
Mësoni, mësoni, mësoni dhe do të bëheni të arsimuar; dashuroni, dashuroni, dashuroni dhe do të bëheni të mëdhenj.
Në dashuri nuk është rritur askush.
Dashuria dhe fati ndërlidhen kështu që k’ush është imun në dashuri, imun është edhe në fat.
Kush dashuron nuk guxon të flasë për viktima.
Dashuria e parë i ngjan borës së parë, rrallë ndonjëherë mbetet.
Bukuria është si lulja kur lulëzon, por shpejt vyshket.
Bukuria është premtim i fatit.
Të bukura janë vetëm ato gjëra, që nuk na interesojnë.
Ishte e bukur si gruaja e huaj.
Ari është i bukur, por bukuria ia tejkalon.
Bukuria e vërtetë, si dhe mençuria e vërtetë është shumë e thjeshtë dhe e kuptueshme për të gjithë.
Bukuria është diç shtazarake nëse nuk përshkohet edhe me mençuri.
Bukuria frenon çdo zemërim.
Në gjumë dhe në errësirë çdo gjë është e bukur.
Bukuria e tërheq vjedhësin më tepër se ari.
Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër.
Bukuria është burimi i të gjitha dashurive dhe fatkeqësive të mëdha.
Vetëm e vërteta është e bukur.
Bukuria është letra që i rekomandohet zemrës.
Qeni për qenin është më i bukuri, ashtu si njeriu për njeriun.
Të bukurit janë të bukur vetëm pse janë të rrethuar nga të shëmtuarit.
Mbretëresha e vetme e vërtetë është bukuria e gruas: sundon posa të paraqitet.
Nuk është e bukur ajo që është e bukur, por e bukur është ajo që ju pëlqen.
Bukuria është burim i pashtershëm i gëzimit për atë njeri që di ta gjejë këtë burim.
S’ka dyshim që dashuria është fshehtësi e pashpjegueshme.
Asnjëherë nuk dashuron mjaft, në qoftë se nuk dashuron shumë.
Njerëzve u pëlqen më shumë dashuria se martesa, për këtë arsye romanet janë më argëtues se historia.
Të dashurosh do të thotë të duash një tjetër më shumë se veten.
Dashnorët në botë shohin vetëm veten, harrojnë se i shohin të tjerët.
Kur dashuron, edhe majmuni të duket i bukur, kur nuk dashuron nuk të pëlqen as lulja lotos.
Njerëzit më tepër mundohen për bukën dhe dashurinë.
Dashuria asnjëherë nuk lind në shpirtin e prishur.
Vajza më shumë i beson dashurisë, se sa nënës së vet.
Nuk është vështirë të dashurosh, vështirë është ta shprehësh atë.
Dashuria lind, jeton dhe vdes në sy.
Kush vjen për mirë troket në derë; kush dashuron, derën e gjen të hapur.
 

rikima

Forumium maestatis
Dashuria shikon jo me syte po me shpirtin.
W. Shakespeare
Te na doje dikush thellesisht na bene te forte te duam dike thellesisht na bene guximtar.
L. Tze
Nese ti nuk me dashuron ska rendesi jam ne gjendje te dashuroj per te dy.
Ernesto Hemingway
Dashuria ka te drejte te jete e pandershme ose genjeshtare vetem nese eshte e sinqerte.
Marcello Marchesi
 

Hektor12

Locus omnem
1907992_511108428995611_1092277194773961635_n.jpg
 
Top