Tetovë: Konfirmohet viktima e parë e gripit H1N1

Tetovë: Konfirmohet viktima e parë e gripit H1N1

iq_864701-300x213.jpg
Tridhjetë e dy vjeçari nga Tetova, i cili pardje është hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive te Shkupit me temperaturë të lartë dhe me vështirësi në frymëmarrje është viktima e parë e gripit të ri A (H1N1) në Maqedoni, konfirmoi sonte ministri i Shëndetësisë Bujar Osmani.

“Me keqarje mund te konstatoj se vonë pasdite ndërroi jetë pacienti i infektuar nga virusi i ri A (H1N1), i cili ishte i shtruar në Klinikë me shenja të rënda klinike. Ai  iu nënshtrua menjëherë terapisë adekuate, u vu në aparatin e respiratorit, por për fat të keq, të gjitha përpjekjet për ta ndihmuar përfunduan pa sukses dhe për më pak se 48 orë ai vdiq”, tha Osmani.

Ai informoi se nesër do të bëhen të ditura detaje për rastin pas takimit të Komisionit për gripin pandemik.

“Edhe para paraqitjes së këtij rasti edhe tani sistemi mbetet maksimalisht i përkushtuar dhe i angazhuar që t’i eleminojë të gjitha pasojat nga kjo pandemi e pashmangshme”, përmendi Osmani.

Sipas drejtorit të Klinikës infektive, Zvonko Milenkoviq, pacienti ka ndërruar jetë për 46 orë pasi u hospitalizua. Ai ka manifestuar një zhvillim të shpejtë, të vështirë dhe progresiv të infeksionit të rrugëve të frymëmarrjes, që ka përfshirë edhe muskulin e zemrës dhe organe të tjera.

“Nga momenti i hospitalizimit dhe deri në epilogun fatal për 46 orë, edhe përkundër zbatimit të të gjitha mjeteve disponuese dhe gjithçka që mendojmë se përdoret në situata të tilla, për fat të keq epilogu përfundoi në këtë mënyrë”, tha Milenkoviq.

Në Klinikën infektive, me formë më të rëndë të pneumonisë është edhe një pacient, një grua e cila ka lindur në vitin 1954 dhe e cila ka dobësi kronike të zemrës.

Në 24 orët e fundit janë hospitalizuar nëntë persona me simptoma të gripit A (H1N1). Pjesa më e madhe e tyre janë në gjendje stabile dhe trajtohen me terapi të zakonshme.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, katër prej pacientëve aktualë kanë dalë nga spitali, ku është konstatuar tërheqja e plotë e simptomave të gripit të ri.

Momentalisht në Klinikë janë mbajtur gjithsej 29 pacientë. Të gjithë marrin terapi adekuate.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24066. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24066

Top