Tetori Gjerman 2009

alinos

Forumium maestatis
Tetori Gjerman 2009

Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,
të dashur miq dhe mbështetës të kulturës gjermane,

në datën 9 nëntor 1989 Muri i Berlinit ra. Të kujtuarit e kësaj ngjarjeje për ne, gjermanët, është me rëndësi të veçantë. Rënia e Murit të Berlinit simbolizon në mënyrë figurative fundin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore dhe Juglindore. Në këtë kontekst 9 nëntori 1989 nuk është vetëm një ditë kujtese kombëtare për ne gjermanët, por ka rëndësi historike, që shkon përtej kufijve të vendit tonë. Pikëprerje të shumta rezultojnë edhe me historinë shqiptare.

20 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit - Ambasada Gjermane organizon me rastin e këtij përvjetori javët gjermane nën moton „Tetori Gjerman“.

Tetori Gjerman në Shqipëri ka krijuar tashmë një traditë: edhe në dy vitet e shkuara Ambasada bashkë me partnerë të shumtë gjermanë dhe shqiptarë, si dhe falë mbështetjes bujare të një sërë sponsorizuesish, kanë realizuar javët e kulturës gjermane.

Elementi qendror „20 vjet nga rënia e murit“ do të tematizohet në një sërë aktivitetesh:

Një ekspozitë posterash në gjuhën angleze (e cila hapet në përvjetorin e rënies së Murit në Ambasadën Gjermane) hedh dritë mbi prapaskenat e ngjarjeve të vjeshtës së vitit 1989 në Gjermani.

Pjesa teatrale „Mauerkinder – Fëmijë të Murit” në gjuhën gjermane dhe shqipe, në të cilën marrin pjesë nxënës dhe studentë shqiptarë, ua bën më të qartë temën shikuesve me anë të një kolazhi skenik tepër dëfryes.

Si e kanë ndryshuar hartën politike dhe kulturore të Evropës ngjarjet e Gjermanisë të vitit 1989, kjo pyetje është dhe objeki i një ekspozite artistike me artiste ndërkombëtarë në Hotel Dajti si dhe e një aktiviteti në formën e një diskutimi.

Me një sërë projektesh të tjera nga fusha e muzikës, artit figurativ, filmit, shkencës dhe letërsisë ju ftojmë të takoni edhe këtë vjeshtë kulturën bashkëkohore gjermane.

Një falenderim i përzemërt u shkon të gjithë partnerëve të Tetorit Gjerman! Pa mbështetjen Tuaj nuk do të ishte e imagjinueshme realizimi i një sërë aktivitetesh kaq të gjera dhe ambicioze.

Ju ftoj të zbuloni programin e Tetorit Gjerman dhe ju uroj një kohë të këndshme dhe interesante.


Bernd Borchardt
Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Tetori Gjerman 2009

Veranstaltungsübersicht - Pёrmbledhja e aktiviteteve
05. - 15.10.: Fotoausstellung „Ortszeit/Local Time” | Ekspozitë fotografike „Ortszeit/Local Time”
05. - 09.10.: Filme und Diskussionen: „Zeitenwenden - Systemtransformationen” | Filma dhe diskutime: „Ndryshimet e epokave – Transformimet e sistemit”
09. - 10.10.: adidas-NEHEMIA Challenge Cup 2009
14.10.: Lesung: „Nach Albanien. Bericht einer Reise“ – Jörg Dauscher | Takim letrar: „Drejt Shqipërisë. Shënime të një udhëtimi“ – Jörg Dauscher
15. - 17.10.: Journalistenreise | Udhëtimi me gazetarë
18./19.10.: Orchester- und Chorkonzert: „Die Schöpfung” von Joseph Haydn | Koncert për kor dhe orkestër: „Krijimi“ nga Joseph Haydn
19.10.: Jazz-Konzert: Gentian Rushi mit Schülern und Studenten | Koncert Jazz: Gentian Rushi me nxënës dhe studentë
20. - 25.10.: 18 Jahre Albanien. Eine photographische Retrospektive von Jutta Benzenberg | Shqipëria në 18 vjet. Një retrospektivë fotografike nga Jutta Benzenberg
22.10.: Präsentation: Physis Stadt Tirana | Prezantim: Tirana, Fizika e Qytetit
24./25.10.: 9. Deutschlehrerkonferenz in Albanien | Konferenca e 9-të e mësuesve të gjuhës gjermane në Shqipëri
27.10.: Zeitgenössische deutsche Literatur auf Albanisch I: „Adam und Evelyn“ von Ingo Schulze | Letërsia bashkëkohore gjermane në shqip I: „Adami dhe Evelina“ nga Ingo Schulze
29.10. - 15.11.: Ausstellung: Feedback '89 | Ekspozitë: Feedback '89
29.10. - 15.11.: Reflexionen – der Fall der Berliner Mauer in europäischen Schulbüchern | Refleksione – Rënia e Murit të Berlinit në librat shkollorë evropianë
30./31.10. - 1.11.: Theateraufführung: „Mauerkinder“ | Shfaqje teatrale: „Fëmijë të Murit“
31.10.: Podiumsdiskussion: Politik und Kultur 20 Jahre nach dem Mauerfall | Diskutim në podium: Politika dhe kultura 20 vjet pas Rënies së Murit
05.11.: „Albanien erzählt“: Ausgewählte albanische Prosa der letzten Jahre | „Shqipëria tregon“: Pjesët më të mira në prozën e viteve të fundit
07. - 09.11.: Wissenschaftliche Konferenz „Erinnerungsorte“ | Konferencë shkencore „Vende të kujtesës“
09. - 20.11.: Plakatausstellung: Von der friedlichen Revolution zur Deutschen Einheit | Ekspozitë posterash: Nga Revolucioni Paqësor tek Bashkimi i Gjermanisë
12.11.: Lyrikabend: moderne deutsche Lyrik in albanischer Übersetzung | Mbrëmje poetike: Poezi moderne gjermane në shqip
14.11.: Ortstermin Peshkëpi – Schüler entdecken ein Dorf | Vendtakimi Peshkëpi – Nxënësit zbulojnë një fshat
19./20.11.: Lesungen: „Der Verlorene“ von Hans-Ulrich Treichel | Mbrëmje letrare: „I humburi“ nga Hans-Ulrich Treichel
* Bilingualer Zweig am Gymnasium Sami Frasheri in Tirana | Seksioni dygjuhësh në gjimnazin „Sami Frashëri“ në Tiranë
11.12.: Fünfjähriges Bestehen der deutsch-albanischen Kulturgesellschaft Robert Schwartz | 5-vjetori i krijimit të Shoqatës kulturore gjermano-shqiptare „Robert Schwartz“
 
Top