alinos
Forumium maestatis
Tetori Gjerman 2009
Shumë të nderuar zonja dhe zotërinj,
të dashur miq dhe mbështetës të kulturës gjermane,
në datën 9 nëntor 1989 Muri i Berlinit ra. Të kujtuarit e kësaj ngjarjeje për ne, gjermanët, është me rëndësi të veçantë. Rënia e Murit të Berlinit simbolizon në mënyrë figurative fundin e regjimeve komuniste në Evropën Lindore dhe Juglindore. Në këtë kontekst 9 nëntori 1989 nuk është vetëm një ditë kujtese kombëtare për ne gjermanët, por ka rëndësi historike, që shkon përtej kufijve të vendit tonë. Pikëprerje të shumta rezultojnë edhe me historinë shqiptare.
20 vjet që nga rënia e Murit të Berlinit - Ambasada Gjermane organizon me rastin e këtij përvjetori javët gjermane nën moton „Tetori Gjerman“.
Tetori Gjerman në Shqipëri ka krijuar tashmë një traditë: edhe në dy vitet e shkuara Ambasada bashkë me partnerë të shumtë gjermanë dhe shqiptarë, si dhe falë mbështetjes bujare të një sërë sponsorizuesish, kanë realizuar javët e kulturës gjermane.
Elementi qendror „20 vjet nga rënia e murit“ do të tematizohet në një sërë aktivitetesh:
Një ekspozitë posterash në gjuhën angleze (e cila hapet në përvjetorin e rënies së Murit në Ambasadën Gjermane) hedh dritë mbi prapaskenat e ngjarjeve të vjeshtës së vitit 1989 në Gjermani.
Pjesa teatrale „Mauerkinder – Fëmijë të Murit” në gjuhën gjermane dhe shqipe, në të cilën marrin pjesë nxënës dhe studentë shqiptarë, ua bën më të qartë temën shikuesve me anë të një kolazhi skenik tepër dëfryes.
Si e kanë ndryshuar hartën politike dhe kulturore të Evropës ngjarjet e Gjermanisë të vitit 1989, kjo pyetje është dhe objeki i një ekspozite artistike me artiste ndërkombëtarë në Hotel Dajti si dhe e një aktiviteti në formën e një diskutimi.
Me një sërë projektesh të tjera nga fusha e muzikës, artit figurativ, filmit, shkencës dhe letërsisë ju ftojmë të takoni edhe këtë vjeshtë kulturën bashkëkohore gjermane.
Një falenderim i përzemërt u shkon të gjithë partnerëve të Tetorit Gjerman! Pa mbështetjen Tuaj nuk do të ishte e imagjinueshme realizimi i një sërë aktivitetesh kaq të gjera dhe ambicioze.
Ju ftoj të zbuloni programin e Tetorit Gjerman dhe ju uroj një kohë të këndshme dhe interesante.
Bernd Borchardt
Ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë