Tetë zv/ministrat e rinj të Berishës
Tetë zv.ministra të rinj të qeverisë “Berisha-Meta” u zyrtarizuan dje, duke i dhënë fund pjesës së dytë të marrëveshjes për bashkëqeverisje. Lënia vakant e vendeve të zëvendësministrave, për shkak se një pjesë e mirë e tyre mbajnë sot statusin e deputetit në Kuvend, por edhe shkarkimi nga detyra i disa zv.ministrave aktualë solli emërimin e tetë emrave të rinj. LSI-ja ka përfituar gjashtë mandate në këtë nivel përfaqësimi.

Në rolin e zëvendësministrit të Integrimit pozicionohet Edmond Hoxha, i cili ka spostuar Albert Gajon. Në Ministrinë e Mjedisit vendoset në vend të Aleksandër Garulit, Auron Meneri. Posti i zëvendësit të ministrit të Bujqësisë i është lënë në dorë një tjetër përfaqësuesi të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Tokli Thomai. Filloreta Kodra do të mbajë postin e zv.ministres së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. Një tjetër përfaqësues i LSI-së do të marrë drejtimin e një zv.ministrie të rëndësishme, siç është ajo e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Edmond Haxhinasto është emëruar në vendin e Stavri Ristanit në dikasterin e drejtuar nga ministri Sokol Olldashi. Zv.ministër i Financave, pas largimit të Florion Mimës dhe Sherefedin Shehut, është emëruar Alfred Rushaj.

Nora Malaj zë vendin e lënë bosh nga deputetja Adriana Gjonaj dhe Leonard Beqiri emërohet zv.ministër i Ekonomisë. Emrat që largohen nga përbërja e kabinetit qeveritar janë Albert Gajo, Aleksandër Garuli, Ndue Preka, Marjeta Zaçe, Stavri Ristani dhe Anton Gurakuqi. Këshilli i Ministrave i ka marrë të gjitha vendimet duke iu referuar nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2 të nenit 6 të ligjit nr. 9000, datë 30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”. Pjesa tjetër e zv.ministrave që nuk preken nga ky vendim do të vazhdojnë detyrën në zyrat e tyre deri në një urdhër të dytë. Kryeministri nuk ka preferuar të bëjë ndryshime rrënjësore në nivelet e dyta qeveritare. duke mbajtur ende në funksionin e zv.ministrave emrat si Edith Harxhi, Ferdinand Poni, Iva Zajmi, Kastriot Sulka, Jorida Tabaku, por edhe Neritan Alibali. i cili përfaqëson Partinë Republikane.

Kryeministri Berisha. pasi i ngarkoi Ilir Metës të gjithë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ka vendosur ti japë edhe 6 poste zëvendësministrash. Disa prej tyre ishin drejtues të lartë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në mbledhjen e djeshme, Kryeministri ka nisur zbatimin e marrëveshjes me aleatet e tij për emërimin në postet e zv.ministrave duke zbuluar emrat konkretë. Zv.ministrat që kanë paraqitur dorëheqjen përpara zgjedhjeve të 28 qershorit dhe kanë lënë detyrën për tu ulur në karrigen e deputetit janë Gent Strazimiri te Ministria e Brendshme, Adriana Gjonaj në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Florion Mima dhe Sherefedin Shehu te Ministria e Financave.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23801. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23801