Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

S

Scorpion

Guest
Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

Asnjë njeri në këtë planet njëjtë nuk e përjeton ne menyre te njëjtë dashurinë. Disa ëndërrojnë dhe vetëm ëndërrojnë. Të tjerët e dijnë se deri sa larg mund të shkojnë. Përvec këtyre ka edhe fataliste, për të cilët jeta dhe dashuria është aventurë e bukur. Cilës kategori i takoni ju? Në përpjekje për të gjetur përgjigjen në këtë pyetje, filloni me këtë test…

1) Ëndërroni se dashuria e juaj është:

a) intrigante dhe senzuale
b) të rrezikshme dhe pasionuese
c) romantike dhe të qëndrueshme
--------------------------------------------------------------------------------

2) Te personat e gjinisë së kundërt, e para që e vëreni është:

a) bukuria
b) siguria
c) sharmi



--------------------------------------------------------------------------------


3) Takoheni me dike që di të komentoj fatin në letra. Si do të veproni?

a) i lejoni t'jua komentoje fatin tuaj në letra
b) jeni të bindur se është sharlatan
c) nuk i lejoni t’ju shikoje fatin në letra


--------------------------------------------------------------------------------


4) Nga partneri pritni t’jua pushtoj zemrën me:

a) seks
b) gjëra praktike
c) ëndërra për dashuri të përjetshme


--------------------------------------------------------------------------------


5) Do të dëshironit që takimin e parë ta përfundoni:

a) me puthje të zjarrtë
b) vetëm duke biseduar
c) në kinema


--------------------------------------------------------------------------------


6) E Ardhmja është:

a) e paparashikueshme
b) më e mire se e tashmja
c) me rreziqe


--------------------------------------------------------------------------------


7) Nuk e duroni:

a) budallekun
b) agresivitetin
c) të folurit e kotë


--------------------------------------------------------------------------------


8) Do të dëshironit të ishit:

a) romantik
b) misterioz
c) ngazëllyes-e


--------------------------------------------------------------------------------


9) Ngjyra që ju më së shumti e adhuroni është:

a) e verdha
b) e kuqe
c) e kaltër e çeltë


--------------------------------------------------------------------------------


10) kur i mbyllni sytë mendoni në:

a) punën tuaj
b) partnerin
c) në një shkretirë të vetmuar


--------------------------------------------------------------------------------




--------------------------------------------------------------------------------


Prej 10-16 pikë:

Ëndërrimtar. Të ëndërruarit për ju është dçka pa të cilën nuk mund të jetoni. Jeni tejet romantike dhe shpesh mbylleni në botën tuaj fantastike. Idetë mbi dashurinë janë shumë large realitetit, dhe e gjithë kjo për arsye se i frikoheni se dashuria juaj nuk do të ket sukses. Kur mendoni për personin e caktuar, e idealizoni atë dhe gjithçka që shihni para syve është në frymën e ndjenjave. Lehtë bëheni rob i ndjenjave duke pritur dashurinë e përhershme. Por koha e përrallave, tashmë e sa kohë ka kaluar!

--------------------------------------------------------------------------------


Prej 17-23 pikë:

Fatalist. Sipas jush dashuria nuk është e përbërë nga idetë e mëdha, por vetëm nga emocionet. Ato ju shpiejnë nëpër jetë, ju udhëzojnë dhe ju japin kënaqësi. Jeta është aventurë e bukur dhe gjithnjë nga ajo merrni anët positive të saj. Ju mire e dini se përmbushja e dëshirave nuk varet vetëm nga ju, por edhe nga rrethanat, takimet dhe fati. Prandaj me shumë durim pritni dashurinë e jetës suaj. Keni mjaftë aftësi dhe imagjinatë për t’i nxitur ëndërrat tuaja.

--------------------------------------------------------------------------------


Prej 24-30 pikë:

Realist. Keni aftësi të analizoni, të kuptoni shumçka dhe të dini se ku i keni kufijtë. Kjo ju bënë person realist. Gjithnjë kacafyteni me probleme, ndërsa ëndrrat ju shërbejnë të i përmbushni disa dëshira të vogla. Për ju dashuria është shumë e rëndësishme, por që ajo është vetëm një pjesë e jetës. Problemet i zgjidhni pa pritje të mëdha. Ju jetoni në të tashmen. Ëndrrat tuaja mund të plotësohen, ngaqe nuk ëndërroni asnjëherë për personat e paarritshme.


2upe268.jpg
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

Dola fataliste /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif Me afrohet pershkrimi... /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif
 

nirvana_m

Primus registratum
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

po une qe smblodha asi pike ca i bie te dal ?
shkoni mer se late nam me keto testet me keq se adoleshentet
 

ere

Primus registratum
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

se kuptova mbledhjen e ketyre pikeve fare une? ma shpjegoni i cik
kam 3a
2 b, e 4 c
tani ca i bie te jem?
 
S

Scorpion

Guest
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

pretty mbledhja e pikeve eshte e thjeshte, nqs ti ke pyetja 1 ke zgjedhur opsionin a, i korispondon 3 pike. Nqs b) 2 pike c) 1 pike. Pra nuk mblidhen a) apo b) e c).

nirvana si mendjendritur qe je, hap ndonje teme me interesante. Meqe s'mblodhe asnje pike do te thote qe ke kopju /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/tonguee.gif
 

nirvana_m

Primus registratum
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

hahaha paskan fshi gjysmat e shkrimeve, lool paskan bo me hile.
 

ere

Primus registratum
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

ku jane postimet e mia ktu mo se ne lidhje me temen kisha shkruajtur /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/booki.gif ...u kta /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/wink.gif
 

lu_lu

Primus registratum
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

Fataliste une...flm per testin
.... pak publicitet ne orare pune me duhej.
 

Singapuras

Primus registratum
Re: Test & Diskutim! "SHIKIMI JUAJ MBI DASHURINË"

pershnetje lulu. Nuk kam lexu prej teje tash sa dit.
shpresoj gjithcka tjet mir me ty.
 
Top