Terry Holdbrooks I konvertuari
Ishte regjistruar në ushtrinë amerikane, sepse dëshironte të shihte botën. Kur punonte në burgun e Guantanamos, zbuloi islamin</p>
Terry Holdbrooks shkoi të punonte si roje burgu në Guantanamo, në verën e vitit 2003. Ishte 19 vjeç, ishte ateist, i pëlqente alkooli, hard rock dhe tatuazhet. Kur u largua nga Kuba, rreth një vit më vonë, nuk shihej me sy të mirë nga miqtë, urrehej nga të burgosurit dhe çështë më e çuditshmja, ishte kthyer në mysliman, me një ceremoni të vogël, në prani të dy të burgosurve.
Sot, Holdbrook, është 26 vjeç dhe ka një emër të ri. Quhet Mustafa Abdullah. Mban një kapele të zezë, mjekër të gjatë dhe një veshje tradicionale me mëngë të gjata, që mbulon pjesërisht tatuazhin në krahun e djathtë: “By demons by driven” (”Të udhëhiqesh nga djajtë”). Terry është rritur në Arizonë dhe është djali i vetëm i një çifti të droguar. Prindërit e tij u ndanë kur ai ishte vetëm shtatë vjeç. U rrit nga gjyshërit, të cilët janë ish-hipi. I hyri ushtrisë, sepse nuk mund ta duronte më varfërinë ku jetonte, nuk dëshironte të bënte të njëjtën jetë si të prindërve dhe ishte shumë kureshtar të shihte botën. Ndërsa kryente shërbimin ushtarak, ku merrej më shumë me punë zyre, i komunikuan se e kishin transferuar në burgun e Guantanamos.
Gjatë një periudhe dyjavore stërvitore, aspirantët për tu bërë roje burgu, improvizonin me radhë rolin e të burgosurit. “Nuk na kanë shpjeguar kurrë gjë nga islami”, thotë Holdbrooks. “Na treguan disa video të sulmit të 11 shtatorit 2001, duke përsëritur vazhdimisht që të burgosurit e Guantanamos ishin llum. Thoshin se mes tyre ishin pilotët dhe kuzhinierët e Osama bin Laden dhe se ishin gati ti vrisnin sapo tu jepej rasti”.
Roja i mirë
Holdbrooks është një lum fjalësh, sikur, në vend që të fliste, parakalon e gjithë biografia e tij Tradhtar? “Isha skeptik që ditën e parë”, thotë ai. “Personi i parë që kam takuar në burg ishte një djalë rreth të 16-ave, nuk e kishte parë kurrë detin dhe nuk e dinte që Toka është e rrumbullakët. Atëherë mendova: çfarë mund të dijë për luftën dhe terrorizmin?”.
Në Guantanamo kisha detyrën që të mblidhja dhe pastroja plehrat, të vëzhgoja të burgosurit që të mos kalonin objekte nga njëra qeli në tjetrën dhe ti shoqëroja në sallën e marrjes në pyetje. Rastet për të komunikuar me ta nuk kanë munguar. Për mënyrën e tij xhentile me të burgosurit e thërrisnin “roja i mirë”. Por kolegët filluan të ishin armiqësorë me të”.
“Nuk bëmë një përshtypje të mirë”, thoshte për rojet e tjera. Shumë prej tyre “ishin fanatikë qesharakë, racistë dhe të alkoolizuar, të rritur me kothere, shumë të aftë për të pirë birra dhe pafundësisht duhan”. Dhe i ekzekutonin vendimet pa marrë frymë fare.
Pak muaj më vonë, Holdbrooks nuk merrej më vesh me fjalë. Shpesh rriheshin. “Një herë, tregon, një prej tyre më tha: ej Holdbrook, e di se çfarë do të bëjmë sot? Do ta thyejmë kafkën, në mënyrë që të largohet dëshira për tu bërë taleban. Nuk duhet të simpatizosh armiqtë. Dhe uli duart herë tjetër”.
Ndërkohë që rojet e tjera i dedikoheshin alkoolit, filmave porno dhe sportit, Holdbrooks ndjeu dëshirën për të kuptuar se si të burgosurit duhet të vazhdonin të qeshnin, pavarësisht abuzimeve. Ndërkohë ai vetë e kishte humorin përtokë. “Nuk dija asgjë për islamin përpara Guantanamos”, thotë. “Për mua ishte një shok kulturor. Doja të mësoja sa më shumë të ishte e mundur, kështu që fillova të flisja me të burgosurit për politikë, për etikë dhe moral, për jetën e tyre dhe diferencat kulturore. Flisnim gjatë gjithë kohës”. Kurioziteti i tij u kthye në një studim metodik dhe i dedikonte të paktën një orë në ditë, thellimit mbi islamin. Kërkonte informacion edhe në chat.
Në periudhën që kaloi në Guantanamo, fliste shpesh për religjionet me “Tre të Triptonit”, myslimanët britanikë, protagonistë të dokumentarit të Winterbottom, “The road to Guantanamo”. Dhe aty njohu edhe të burgosurin që të gjithë e thërrisnin, “gjenerali”: marokeni Ahmed Errachidi, që pasi kishte punuar për 18 vjet si kuzhinier në Britaninë e Madhe, kaloi 5 vjet e gjysmë në Guantanamo me akuzën se kishte marrë pjesë në kampet stërvitore të “Al Qaeda”-s. Më pas ishte lëshuar dhe liruar nga të gjitha akuzat: “Flisnim për orë të tëra”, thotë Holdbrooks. “Diskutonim për librat, muzikën e filozofinë. Rrinim në këmbë gjithë natën dhe flisnim për religjionin”.
Pas gjashtë muajsh në Guantanamo, Holdbrooks ishte gati të bëhej mysliman. Më 29 dhjetor 2003, recitoi në prezencën e Errachidi “shahada”-n, deklaratën e besimit, që është e vetmja kërkesë për tu konvertuar në islamik: “Nuk ekziston asnjë Zot përveç Allahut dhe Muhamedi është profeti i tij”.
Roja i Guantanamos hoqi dorë nga pija dhe muzika e preferuar, që sipas interpretimit të tij islamik, nuk ishte e pranueshme: “Nuk ishte e lehtë të falesha pesë herë në ditë pa e vënë re kolegët”, tregon ai më tej. “Thosha gjithnjë që duhet të shkoja në banjë”.
Pas konvertimit ishte gjithnjë e më shumë i pakënaqur me punën e tij. I dukej se ishte më keq se të burgosurit: “Kënaqeshin më shumë se unë. Tre të Tripton-it talleshin me rojet dhe më të gjithë ata që merreshin në pyetje. Të burgosurit dukeshin si të lirë, edhe pse ishin pas hekurave. Ndërkohë që unë që isha i lirë, ndihesha si një skllav nën urdhrin e ushtrisë”.
Është një konfirmim i vështirë për tu kuptuar. Por Holdbrooks shpjegohet më mirë: i referohet lirisë së mendimit për të burgosurit. Ishte goditur, pasi në ndryshim nga rojet, të burgosurit paraqisnin një sens më të madh pavarësie.
Por ai tregon edhe për skenat e torturës, në të cilat ka asistuar. “Kisha për detyrë të shoqëroja të burgosurit në seancat e pyetjes, kështu që shumë herë më kanë lënë edhe të shikoj”, tregon më tej. “Kam parë të burgosur që ishin të detyruar të qëndronin në pozicione të tmerrshme, për orë me radhë, në një dhomë ku temperatura nuk ishte më e lartë se 10 apo 15 gradë. Pashë një burrë që ishte mbuluar nga sekrecionet e tij: ai që e merrte në pyetje i hidhte ujë pa mëshirë duke e detyruar të fliste. Por ai i përgjigjej se nuk kishte çtë tregonte. Në atë moment mendova: çfarë avantazhi mund të sjellë një mënyrë e tillë? Nuk mund të keqtrajtosh dikë dhe më pas të presësh përgjigje të besueshme”.
Një makth i vazhdueshëm
Në vitin 2004, Holdbrooks u largua nga Guantanamo dhe në vijim u shkarkua nga ushtria për një “shqetësim gjenerues të personalitetit”. Më pas filluan problemet me alkoolin, me të cilin kishte vuajtur edhe më parë. Pas divorcit me bashkëshorten e gjeti ngushëllimin te veset e së shkuarës: muzika, alkooli dhe seksi i pakontrolluar. “Vazhdoja të vuaja makthin e Guantanamos dhe për tre vjet kam pirë pafund për ta harruar”.
Sot është kthyer sërish një mysliman i devotshëm. Por nuk ndihet në paqe me veten. Në shikimin e tij është zbrazëti e madhe, që zbulon të gjitha plagët e fëmijërisë dhe ato të Guantanamos. Përse ky i ri nga Arizona, që nuk ka pasur aspak një jetë të qetë, është konvertuar në islamik? Përgjigjja më rrotullohet në kokë teksa bisedojmë. Në fund, Holdbrooks zbulon fjalët e tij të preferuara, që janë “strukturë”, “rregull” dhe “disiplinë”, e që “vidat” do të kthehen në vendin e tyre. Jeta e tij ka qenë në kërkim të vazhdueshëm të rregullit: ambienti në shërbimin ushtarak dukej sikur i garantonte një strukturë dhe kur u përball me zhgënjimin, devijoi te religjioni.
Terry Holdbrooks mendonte se kishte shumë gjëra të përbashkëta me kolegët e tij në Guantanamo. “Islami është një realitet shumë i disiplinuar, që kërkon shumë disiplinë dhe garanton impenjim dhe bindje. Gjithnjë kam qenë i tërhequr nga ideja e rregullit, strukturës dhe disiplinës. I adhuroj këto tre fjalë”.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25141. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25141