Terrorizmi, Uidhers takon Ina Ramën

Terrorizmi, Uidhers takon Ina Ramën

Dy ditë pas arrestimit të një personi të dyshuar për terrorizëm në Shqipëri, numri një i akuzës, Ina Rama, dhe përfaqësuesi më i lartë diplomatik i SHBA-së në vendin tonë, Xhon Uidhers, kanë zhvilluar një takim larg mediave dhe kamerave televizive, ku tema zyrtare e bisedës është cilësuar “private” dhe “sekrete” nga zyrat respektive të shtypit. Automjeti me targa diplomatike, në pronësi të ambasadës amerikane, është futur në godinën e akuzës qendrore rreth orës 11:00 të ditës së djeshme, duke u parkuar te dera kryesore. Prej tij ka dalë ambasadori, i cili është pritur në hollin e prokurorisë nga zyrtarët më të lartë të prokurorisë. Ai është akomoduar në katin e dytë të prokurorisë, në zyrën e Kryeprokurores Ina Rama, teksa ka qëndruar rreth 30 minuta.

Takimi privat

Zyra e shtypit e Kryeprokurores ka deklaruar se takimi ka qenë privat. Ai është zhvilluar në orarin e punës dhe në zyrën e numrit një të akuzës shqiptare. Burimet zyrtare deklarojnë se takimi ka qenë në vazhdën e takimeve të përditshme të Kryeprokurores me personalitete të larta të vendit dhe diplomacisë, por pa komentuar tematikën e bisedës. Ndërkohë, e njëjta përgjigje ka ardhur edhe nga zyra e shtypit e ambasadës amerikane, teksa takimi është cilësuar si “i zakonshëm për ambasadorin”. Ndërkohë, zëdhënësi tha se për një informacion më të plotë do të pyeste eprorët e tij⦠Përpos deklaratave zyrtare të zyrave respektive të shtypit, takimi ka ardhur dy ditë pasi prokuroria shqiptare, në bashkëpunim me strukturat e antiterrorizmit në polici dhe SHISH, finalizoi me sukses kapjen e një personi të dyshuar për terrorizëm. Nga informacionet e prokurorisë, por edhe të zyrës së Antiterrorit në Policinë e Tiranës, mësohet se për kapjen e shtetasit Artan Kristo kanë ndihmuar edhe shërbimet amerikane që veprojnë në Shqipëri, të cilat kanë kryer një sërë veprimesh teknike në çështje, duke arritur të evidentojnë disa informacione që mbërrinin nga disa vende islamike. Informacionet postoheshin në një faqe interneti nga shtetasi Artan Kristo, i arrestuar nga policia si nxitës për terrorizëm në sajë të postimeve në internet.

Bashkëpunimi

Vizita e ambasadorit Uidhers në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, sipas burimeve nga ambasada, ka qenë e planifikuar, ndërsa nuk ka asnjë informacion në lidhje me zhvillimet e fundit. Megjithatë, bashkëpunimi i shërbimeve amerikane në çështjen “Kristo”, sipas prokurorisë shqiptare, janë evidente, pasi me ndihmën e tyre janë arritur të sekuestrohen rreth katër kompjuterë, pesë laptopë dhe 600 CD me mbishkrime arabe në vendstrehimet në Durrës të shtetasit Artan Kristo. Madje shërbimet amerikane kanë arritur të kapin disa telefonata ndërkombëtare të tij, ku ka përmendur emra politikanësh të huaj që vijnë shpesh në Shqipëri, ndërsa në dosjen e prokurorisë ekziston edhe një përgjim, ku 31-vjeçari me profesion hoxhë kishte përmendur togfjalëshin “do ti zhdukim”. Të gjitha këto të dhëna janë marrë nga strukturat e prokurorisë shqiptare dhe shërbimeve amerikane.(Shqip)

pxV01tIC9lY

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24128. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24128

Top