terrorizem ne shqiperi

crazy

Primus registratum
terrorizem ne shqiperi

sot ne tere boten flitet per terrorizem,qe prej 11.9.2001 qe rane the twin towers.po ne shqiperi a mund te kete nje celule terrorizmi islamik sepse eshte thene para disa kohesh qe osama bin laden ka ardhur ne shqiperi per te hapur edhe aty nje celule te veten.pastaj shqiperia eshte nje nga ato vende qe ka mbeshtetur bushin pert luften ne irak,a rrezikohet edhe shqiperia ashtu si edhe italia e vendet e tjera qe e kane mbeshtetur e nqs po si mendoni se do reagojne politikanet shqiptare e si mund ta mbrojne shqiperine nga ky rrezik duke qene se ne shqiperi njerezit nuk kane buke per te ngrene e jo per ti reziztuar nje situate te tille.sillni mendimet tuaja dhe debati eshte i hapur...
 

koppertoni

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Aha. Po te mos vrasin njerez mire do bejne se nuk po kujtohet asnje qeveri te shemb germadhat ne Shqiperi.
Mundet ne Kosove te veje ''dikush'' bombat NATO's ne emer te ndonje organizate terroriste islamike. Kishat qe u dogjen??!! Kosovaret duhet te hapin syte se mos u ngelet femija ilegal ne preher. Ky ishte mendimi im.
 

kastriot

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga e_vogla:
[qb] sot ne tere boten flitet per terrorizem,qe prej 11.9.2001 qe rane the twin towers.po ne shqiperi a mund te kete nje celule terrorizmi islamik ..... [/qb]
url]


<span style="font-weight: bold">Autori i librit te mesiperm na jep nje tabllo krejt tjeter mbi ngjarjet e 2001. Ne te vertete nuk eshte vetem ky autor qe i cjerr masken Bushismit ne lidhje me te ashtuquajturin &quot;Terrorizem islamik&quot;, por ky autor ka nje rendesi te vecante mbasi ka qene keshilltar per sherbimin sekret dhe Homeland security prane presidentit Bush.

Ps: per kete arsye, por edhe per shume te tjera, do te ishte mire qe njerezit te mos merren me derdellisje te kota mbi gjoja &quot;rrezikun islamik&quot; ne Shqiperi. Familja e Bin Ladenit dhe ai vete jo vetem qe kane udhetuar ne shume vende te perendimit dhe USA por kane akoma edhe sot residencat e tyre ne keto vende. Kush kerkon te simuloje nje rrezik te &quot;terrorizmit islamik&quot; ne Shqiperi vetem per faktin qe nga disa supozohet se Bin Laden paska qene disa dite ne Shqiperi, nuk ben gje tjeter vecse mundohet te beje lojen e Fqinjeve per te kriminalizuar dhe diskretituar shqiptaret, duke u munduar keshtu te justifikojne krimet karshi ketij populli.</span>
 

Fletrrufeja

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Nje sulm eshte mese i mundshem dhe sherbimet tona sekrete (ne bashkpunim me ate te vendeve perendimore) duhet ti mbajne syte hapur, pasi jo shume kohe me pare ndodhi nje akt dhe ne Turqi(vend myslyman).

Tani qe dhe lojrat olimpike po afrojne ne greqi, ne pamundesi te nje akti ne greqi ai mund te kryhet ne Shqiperi per te krijuar panik dhe per tiu kujtuar botes qe akoma nuk i kane lare hesapet me vendet qe mbeshteten luften ne irak dhe ameriken.

Me mire te jemi te kujdesshem se sa te pendohemi me vone.
 

kastriot

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga Fletrrufeja:
[qb] ..............
Me mire te jemi te kujdesshem se sa te pendohemi me vone. [/qb]
<span style="font-weight: bold">Na moj ti cila edukatore te paska tmerruar kaq shume???
Se qe ta dish ti, ketu po diskutohet per te ashtuquajturin &quot;terrorizem islamik&quot; dhe jo per aksione kunder kolonializmit te ringjallur.
Sigurisht qe perderisa ne keto aksione humb jeten popullsi civile, dmth perderisa viktima te ketyre aksioneve jane civiliste atehere edhe natyra e ketyre aksioneve eshte terroriste, por keto nuk kane aspak te bejne me te ashtuquajturin &quot;terrorizem islamik&quot;.
Edhe lufterat pushtuese koloniale te tanishme dmth lufta ne Iraq ose gjenozidi ne Ceceni, por edhe luftera kolonialete te hershme jane nje forme e terrorizmit si te tilla, dhe pikerisht nje forme e terrorizmit shteteror.
Le te mos harrojme se vetem ne tre jave lufte humben jeten gati 20.000 civiliste iraken. Bombardimi i objekteve civiliste eshte ashtu si venia e bombave ne keto objekte, nje akt terrorist.
Mirepo tema qe diskutohet ketu eshte mbi rrezikun e supozuar nga i ashtuquajturi &quot;terrorizem islamik&quot; ne Shqiperi dhe nuk behet fjale per format e tjera te terrorizmit. Prandaj te mos i ngaterrojme gjerat se me sa dij une Shqiperia nuk eshte fuqi koloniale apo...??? </span>
 

crazy

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

o njerez vertete shqiperia nuk eshte fuqi koloniale,por perderisa ne vendin tone thuhet qe shumica jane myslyman atehere c'mund te presim ne,pervec faktit qe edhe kemi mbeshtetur ameriken ne luften ne irak.pastaj ti kastriot thua qe nuk ka lidhje terrorizmi islamik,a nuk me thua perse po behet lufta ne irak e pse vdiqen aq shume njerez civil ne afganistan?
 

koppertoni

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga Fletrrufeja:
[QB] Nje sulm eshte mese i mundshem dhe sherbimet tona sekrete (ne bashkpunim me ate te vendeve perendimore) duhet ti mbajne syte hapur, pasi jo shume kohe me pare ndodhi nje akt dhe ne Turqi(vend myslyman).

Tani qe dhe lojrat olimpike po afrojne ne greqi, ne pamundesi te nje akti ne greqi ai mund te kryhet ne Shqiperi per te krijuar panik dhe per tiu kujtuar botes qe akoma nuk i kane lare hesapet me vendet qe mbeshteten luften ne irak dhe ameriken.

Me mire te jemi te kujdesshem se sa te pendohemi me vone.
Aha. Thua ti. Ke te krishtere 25% te popullates. Ke ateiste gjysmen e popullit. Ke myslymane te lindur te jene antimyslymane. Ke myslymane te lindur te jene antimyslymane te terbuar. Pa llogaritur te krishteret antimyslyman po ose jo te terbuar. Ah sa ne nje pozite te keqe gjendet Shqiperia. Politikisht. Gjeografikisht. Ekonomikisht. Sociologjikisht. Eshte fat qe ka shpetuar deri tani. Isha ne Shqiperi per vitin e ri. Une jam i krishtere nuk e di sa je ne korrent te gjendjes por propaganda eshte e zhurmshme sa komshia im myslyman e quante te prapambetur te vinte ne xhami. Feja eshte nje gje personale. Gjoja familja ime kishte ardhur nga Amerika na shoqeroi ne kishe familja e tij. Nuk ktheva koken e beri ndonjehere kryqin ndonje nga ata apo jo.

Bera shaka me lart por Shqiperia eshte stacioni tjeter i ketyre sulmeve. Po qeshim tani. Koha do ta tregoje. Ndoshta nuk e di me saktesi kush do jete dora. Di 2-3 duar qe mund te veprojne. Se kur. Se qysh. Se kush do jete viktime. Ate nuk e di. Mbase ti e dike me mire per lojrat olimpike.
 

Triumfi

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

oj vocrrake, a je shume ne merak, qe te bombardohesh? apo ke qef, qe shqiperia te behet aleate e botes perendimore, gjasma edhe shqiperia eshte ne rrezik nga terrorizmi ... pffffff cfar idiotizmi!!!!
 

koppertoni

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga Triumfi:
[qb] oj vocrrake, a je shume ne merak, qe te bombardohesh? apo ke qef, qe shqiperia te behet aleate e botes perendimore, gjasma edhe shqiperia eshte ne rrezik nga terrorizmi ... pffffff cfar idiotizmi!!!! [/qb]
Rast me te bukur se ai Kadareja nuk ka. Njerez te lindur me gjen per hakmarrje. Koha po punon per ta. Se kur. Se qysh. Se cfare. Se kush. Njera permendi lorjat olimpike. Shume e goditur. Ka shume mundesi ne kete kohe. Rast perfekt per te diskredituar komplet shqiptaret si terrorista islamike. Shqiptaret po diskreditohen nga vete shteti i tyre. Myslymanet shqiptare thane jo e jo. Shteti shqiptar legalizon partine Islamike me 300 firmash injorantesh. Nga u gjeten xhanem keta 300 injorante. Mbine nga dheu. Per ke punon ky shtet?
 

kastriot

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga e_vogla:
[qb] o njerez vertete shqiperia nuk eshte fuqi koloniale,por perderisa ne vendin tone thuhet qe shumica jane myslyman atehere c'mund te presim ne,pervec faktit qe edhe kemi mbeshtetur ameriken ne luften ne irak.pastaj ti kastriot thua qe nuk ka lidhje terrorizmi islamik,a nuk me thua perse po behet lufta ne irak e pse vdiqen aq shume njerez civil ne afganistan? [/qb]
<span style="font-weight: bold">Perse po behet lufta ne Iraq????
Lufta ne Iraq nuk po behet per arsye fetare. Pushtimi i Iraqut nga USA nuk ka te beje aspak me Islamizmin ose ate qe e quajne &quot;terror islamik&quot;. Sadami dhe partia e tij i perkisnin nje sitemi politik ku shteti identifikohej me partine Bath dhe jo me fene islame. Tolerancen ndaj besimeve te tjera si psh atij kristian, e deshmonte edhe qenia e Tarek Azisit si anetar i komunitetit kristian te Irakut ne postin e zv-Kryeministrit dhe minister i jashtem i Irakut.
Lufta ne Irak po behet per te kenaqur ambiciet koloniale te qeverise se sotme amerikane.
Kunder kesaj politike koloniale dmth kunder luftes ne Irak kane protestuar ne ditet e fundit edhe qindra-mijera qytetare amerikane, megjithe perpjekjet e Bushit per &quot;larjen e trurit&quot; te popullit amerikan.
Persa i perket 11.09.2001 vete National Commission on Terrorist Attacks upon the US http://www.9-11commission.gov deshmon per faktin qe qeveria e Bushit megjithe te dhenat e shumta qe dispononte &quot;neglizhoi&quot; dmth ndihmoi(te pakten indirekt)me qendrimin e saj ne realizimin e drames se 11.9 per te patur keshtu mundesi te justifikoje politiken koloniale te saj dhe per ta interpretuar kete politike si gjoja &quot;lufte kunder Terrorismit&quot;, por edhe per te justifikuar mbi 20 mije viktima te sulmit amerikan kunder Irakut ne rradhet e popullsise irakene.
Dhe nuk duhet harruar fakti qe si Sadami ashtu edhe Talibanet ne Afganistan arriten te ndertojne diktaturat e tyre me ndihmen direkte te USA. Helikopteret iraken qe ndermoren, ndermjet te tjerave edhe sulmin me helme kimike kunder kurdeve ishin eksportuar direkt nga USA. Ndersa mbeshtetja qe USA i dhane Islamisteve ne Afganistan ne luften kunder BS arrin ne dhjetera miliarda dollare pa permendur spezialistet ushtarake dhe sherbime te tjera qe amerikanet vune ne disposicion te islamikeve.
Por te gjitha keto nuk kane lidhje me Shqiperine pervec faktit qe i ashtuquajturi &quot;rrezik islamik&quot; po perdoret per te diskretituar shqiptaret, faji i vetem i te cileve eshte qe ndonje stergjysh i tyre eshte konvertuar ne fene islame per te shpetuar nga taksat(Xhizja ishte taksa qe paguanin te krishteret extra) dhe per ti dhene mundesi femijeve te tyre te shkolloheshin dhe te benin karriere ne perandorine osmane, si edhe per te justifikuar padrejtesite qe i jane bere dhe po i behen ketij populli. </span>
 

crazy

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga Triumfi:
[qb] oj vocrrake, a je shume ne merak, qe te bombardohesh? apo ke qef, qe shqiperia te behet aleate e botes perendimore, gjasma edhe shqiperia eshte ne rrezik nga terrorizmi ... pffffff cfar idiotizmi!!!! [/qb]
jam vocerrake nuk jam eshte pune e imja,ti nqs te duket idjotizem kjo qe po thuhet,mbaj anen tende pa ofenduar ok
 

RobertdeNiro

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Ish-kreu i SHISH, Klosi, reagon pas deklaratës së Tenet, se në vitin 1998 është shmangur një sulm terrorist

Klosi: S’ka rrezik real për akte terroriste në Shqipëri


Shekulli

TIRANË- Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, ka reaguar gjatë ditës së djeshme për deklaratën e shefit të CIA-s, Tenet, sipas së cilit në vitin 1998 është frenuar një sulm i Al-Kaeda-s në Tiranë. Klosi thotë në një intervistë për “Shekullin” se është sinjalizuar nga shërbimi amerikan për rrezik të mundshëm terrorist në Ambasadën Amerikane, e për këtë gjë është arrestuar edhe një person. E megjithë alarmin që ekziston, Klosi shton se nuk ka asnjë rrezik real për terrorizmin në Shqipëri, pasi Al-Kaeda godet gjithnjë në një vend ku mund të bëhet bujë.
Z. Klosi, kreu i CIA-s, Tenet ka deklaruar para Komisionit Amerikan për terrorizmin se në vitin 1998 është frenuar një sulm i AL KAEDA-s për të shpërthyer Ambasadën Amerikane në Tiranë, a kujtoni ndonjë detaj nga ky operacion?
Po mbaj mend që kemi pasur sinjale nga shërbimi amerikan se mund të kishte një rrezik për Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ne i morëm të gjitha masat, aq sa u çrregullua e gjithë lëvizja në rrugën ku ndodhet Ambasada Amerikane. Arrestuam edhe një person, të quajtur Maks Çiçiku, i cili dyshohej se mund të kishte lidhje me një akt të mundshëm terrorist.
Ju mendoni se kishte një rrezik të tillë real që terrorizmi të sulmonte Ambasadën Amerikane në Tiranë?
Nuk mendoj se ka pasur një rrezik të tillë. Ne ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë që në Shqipëri nuk mund të kishte rreziqe të tilla, por ata na u përgjigjën që standardet e tyre të sigurisë ishin të atilla që të merrnin masa për çdo lloj sinjali. Madje, mbaj mend që Ambasada qëndroi pathuajse e mbyllur për gati një vit, aq sa ne kishim edhe një problem politik për shkak të masave të tyre të sigurisë. Unë them që as atëherë as tani nuk ka rrezik për akte terroriste në Shqipëri.
Pse mendoni kështu, ndërsa drejtuesit e Rendit paralajmërojnë vazhdimisht për të kundërtën?
Atyre iu duhet të deklarojnë kështu për arsye që dihen, por terrorizmi godet në vende ku mund të bëhet bujë, siç ndodhi në Madrid.
Pra, ju insistoni që as në në ’98 as tani nuk ka rrezik për akte terroriste në Shqipëri?
Absolutisht, po. Por mesa duket, gjendja aktuale në SHBA i ngjan situatës politike në Shqipëri, ku drejtuesve të shërbimeve u duhet të tregojnë raste kur kanë parandaluar terrorizmin.
 

crazy

Primus registratum
Re: terrorizem ne shqiperi

Fillimisht postuar nga Isaac Newton:
[qb] Ish-kreu i SHISH, Klosi, reagon pas deklaratës së Tenet, se në vitin 1998 është shmangur një sulm terrorist

Klosi: S’ka rrezik real për akte terroriste në Shqipëri


Shekulli

TIRANË- Ish-kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Fatos Klosi, ka reaguar gjatë ditës së djeshme për deklaratën e shefit të CIA-s, Tenet, sipas së cilit në vitin 1998 është frenuar një sulm i Al-Kaeda-s në Tiranë. Klosi thotë në një intervistë për “Shekullin” se është sinjalizuar nga shërbimi amerikan për rrezik të mundshëm terrorist në Ambasadën Amerikane, e për këtë gjë është arrestuar edhe një person. E megjithë alarmin që ekziston, Klosi shton se nuk ka asnjë rrezik real për terrorizmin në Shqipëri, pasi Al-Kaeda godet gjithnjë në një vend ku mund të bëhet bujë.
Z. Klosi, kreu i CIA-s, Tenet ka deklaruar para Komisionit Amerikan për terrorizmin se në vitin 1998 është frenuar një sulm i AL KAEDA-s për të shpërthyer Ambasadën Amerikane në Tiranë, a kujtoni ndonjë detaj nga ky operacion?
Po mbaj mend që kemi pasur sinjale nga shërbimi amerikan se mund të kishte një rrezik për Ambasadën Amerikane në Tiranë. Ne i morëm të gjitha masat, aq sa u çrregullua e gjithë lëvizja në rrugën ku ndodhet Ambasada Amerikane. Arrestuam edhe një person, të quajtur Maks Çiçiku, i cili dyshohej se mund të kishte lidhje me një akt të mundshëm terrorist.
Ju mendoni se kishte një rrezik të tillë real që terrorizmi të sulmonte Ambasadën Amerikane në Tiranë?
Nuk mendoj se ka pasur një rrezik të tillë. Ne ua kemi bërë të qartë partnerëve tanë që në Shqipëri nuk mund të kishte rreziqe të tilla, por ata na u përgjigjën që standardet e tyre të sigurisë ishin të atilla që të merrnin masa për çdo lloj sinjali. Madje, mbaj mend që Ambasada qëndroi pathuajse e mbyllur për gati një vit, aq sa ne kishim edhe një problem politik për shkak të masave të tyre të sigurisë. Unë them që as atëherë as tani nuk ka rrezik për akte terroriste në Shqipëri.
Pse mendoni kështu, ndërsa drejtuesit e Rendit paralajmërojnë vazhdimisht për të kundërtën?
Atyre iu duhet të deklarojnë kështu për arsye që dihen, por terrorizmi godet në vende ku mund të bëhet bujë, siç ndodhi në Madrid.
Pra, ju insistoni që as në në ’98 as tani nuk ka rrezik për akte terroriste në Shqipëri?
Absolutisht, po. Por mesa duket, gjendja aktuale në SHBA i ngjan situatës politike në Shqipëri, ku drejtuesve të shërbimeve u duhet të tregojnë raste kur kanë parandaluar terrorizmin. [/qb]
shpresojme,por ende nuk i dihet.
 
Top