Re: TERRORISTET SERBE dhe Ballkani
Ky lloj mentaliteti eshte mjerimi yne i vertete.
Ne e mallkojme serbin pse i sherben interesit te vet dhe mbijeton, se lufton e sakrifikon per kombin e vet me vetmohim. Ne shajme si skllever sepse ne jemi mbushur me njerez koti e hici, me spurdhiake e frikacake qe na cajne by*** me fjale te zjarrta per kombin por fshihen si minj sa here qe ai kerkon sakrifice prej tyre. Serbet nuk e bejne kete, dhe ne i quajme terroriste. Shume kombe teper te fuqishem e te civilizuar ne kete bote si Gjermania, Franca Japonia, etj etj kane kaluar faza te tilla egersie, kjo sdo te thote se ata jane kafshe.
Vuajtjet tona vijne pikerisht nga tipat e llafeve dhe te denglave si keta "nacionalistet" tane te flakte qe per kombin e per Kosoven kurre dhe asnjehere nuk arriten asgje. Jane njerezit me te pavlere dhe me te paafte per ate komb, dhe gjeja e fundit qe japin eshte.... zgjidhja. Per te luftuar nuk luftojne, per te bere diplomaci nuk bejne, vetem llapin, shajne e mallkojne sa me shume shqiptare te jete e mundur, dhe perpiqen qe si e si ti kthejne ata ne serbe a greke.
Keta jane tipa qe vetem te shesin mend e te thone "Jo po e bere mire, apo e bere keq", kur vete nuk jane te gatshem dhe nuk marrin asnje lloj pergjegjesie dhe sakrifice per te gjetur zgjidhje.
Serbi nuk eshte i keq se na terrorizon ne. Kjo eshte detyr per serbin qe shoqeron vete ekzistencen e tyre. A mund ti thuhet luanit ne xhungel, se ai eshte terrorist sepse ha zebren? Si mund te ekzistoje ai pa e bere kete? Ne vend qe ne te qajme e qurravitemi si spurdhiake duhet qe te reagojme me te njejten force per te siguruar mbijetesen tone. Pra ne nuk duhet te pranojme te qenit "zeber".
Kur kundershtari te sfidon me lufte, ne nuk mund ti themi "Opo qenke shume terrorist ti" por duhet ti pershtatemi rregullave te lojes dhe te kthehemi ne qenie te ashpra nese duam te mbijetojme. Por ngaqe kemi qene te paafte te fitojme ne fushen e betejes tani fillojme i mallkojme ata si imorale.
Kjo eshte ne esence vetvrasje per ne, se serbit nuk i kercet fare se cfare i quajme ne. Por me e keqja eshte se cdo ndermarje qe ne mund te bejme per tiu perjigjur ashpersise serbe me te njejten monedhe frenohet nga morali prej skllavi qe helmatis shpirtin dhe vullnetin tone nga degjeneratat nacionaliste. Qe te besh lufte me serbin duhet ta vrasesh ate ashtu si ai te vret ty, por kete ne nuk e bejme dot sepse jemi korruptuar nga morali inferior qe kete sjellje e konsideron "terroriste". Pra kaq keq jemi kalbezuar nga nacionalistet e llafeve, saqe as vetes nuk i dalim dot zot. Vet Kosova sot ekziston vetem ne saje te miresise apo simpatise se tjereve se po te ishte per ne sot serbi do bente plazh ne adriatik.
Sot kur disa lidera e shikojne se ne nuk jemi nga ata qe dime te luftojme e te fitojme, kerkojne te bejne diplomaci e ti fitojne gjerat me finokeri sic ben gjithe bota e civilizuar. Por prape nxjerrin koken perverset e shoqerise shqiptare, nacionalistet e llafeve, dhe fillojne te akuzojne si tradhetar. Kudo qe dikush kerkon apo perpiqet te gjeje zgjidhje keta tipa do ti gjesh kunder. Keta jane pak si zorra qorre qe nuk i hyn ne pune askujt.