Terror ne Oslo / Vrasësi i Norvegjisë do dënohet 21 vjet… e madje mund të dalë më shpejt

Po lexoj me tmerr keto ngjarjet ne Oslo.
Eshte me te vertete e frikshme kjo qe po ndodh atje dhe rritja e terrorizmit global.

Përditësuar-Në një konferencë për shtyp, kryeministri Jens Stoltenberg u shpreh se fajtorët për këtë ngjarje do të mbajnë përgjegjësitë. Stoltenberg theksoi se “ju nuk do mund të na shkatërroni dot. Ju nuk do mund të shkatërroni demokracinë dhe idealet tona për një jetë më të mirë”. Nga ana tjetër ministri i Drejtësisë tha se për të mësuar më shumë mbi arsyet e këtyre sulmeve do të merret në pyetje i arrestuari, për të cilin tha se ishte vendas.​
Zyrtarisht numri i viktimave ka shkuar në 17-të. Shtatë viktima nga shpërthimi me bombë dhe 10 të tjerë nga sulmi me armë në kampin veror. Një dëshmitarë nga ishulli ku ndodhi sulmi me armë tha për televizionin norvegjez NRK se ka evidentuar rreth 20-25 viktima ndërsa policia ka konfirmuar deri tani 10 të vdekur.​
Gazeta Nju Jork Tajms raporton se agresori ishte punonjës sigurie kurse policia bën me dije se ai ka lidhje me shpërthimin në qendër të Oslos. Gjithashtu po kjo gazetë raporton se grupi “Ansar al-Jihad al-Alami” ka marrë përgjegjësitë për këtë sulm por sipas BBC ky grup nuk ka të bëjë me këtë sulm. Ndërkohë i arrestuari nga policia si agresori që ka qëlluar mbi të rinjtë është me racë kaukaziane që do të thotë se është evropian.​
Së fundmi Norvegjia ishte kritikuar për mos marrje të masave mbrojtëse për parandalimin e terrorizmit. Këtë treguan disa dokumente të publikuara nga Uikiliks. Presidenti i SHBA-së Barak Obama ka bërë thirrje për bashkëpunim global në luftën kundër terrorizmit. Ngjarja tha Obama na kujton se kemi për të detyrë të parandalojmë që të tilla ngjarje të mos ndodhin.
Sulmi me armë ku një person i armatosur dhe i veshur me uniformë policie ka qëlluar mbi disa persona ndodhi një orë pas shpërthimit në qendër të kryeqytetit. Ngjarja ka ndodhur në periferi të Oslos në ishullin Utoya ku po zhvillohej një kamp veror me mbështetëstit e rinj të partisë laburiste. Të pranishëm në këtë takim ishin rreth 500 persona nga mosha 15 deri në 25. Në këtë takim pritej të merrte pjesë dhe kryeministri i Norvegjisë dhe besohet se shpërthimi dhe sulmi janë të lidhura bashkë.
Ndërkohë ushtria ka marrë pozicion përreth Oslos ndërsa në ambientet e takimit të të rinjve të partisë laburiste mendohet se mund të jetë vendosur eksploziv dhe kjo është arsye që policia nuk mund të konfirmojë numrin e të vrarëve.
SHPËRTHIMI - Gazeta norvegjeze Dagbladet raporton se shpërthimi pranë ndërtesës së qeverisë është shkaktuar nga plasja në seri dhe në mënyrë të sinkronizuar të makinave-bombë. Si pasojë qendra e kryeqytetit ngjan me një zonë lufte. Shpërthimin me bombë e ka pranuar dhe policia ndërkohë që nuk bëhen të ditura detajet.
Pas shpërthimit ajo ka urdhëruar largimin e qytetarëve nga qendra e kryeqytetit. Kryeministri Jens Stoltenberg në reagimin e parë është shprehur se sulmi është “shumë serioz” por ka shtuar se është herët për të thënë nëse ishte një sulm terrorist.
Sulmi ende nuk ka asnjë përgjegjës por Norvegjia ka qenë pjesë e kërcënimeve pasi si anëtare e NATO-s ajo është e përfshirë në konfliktin në Afganistan dhe së fundmi në Libi.
Dhuna politike është një gjë jo e zakonshme në vendin e njohur për çmimin nobel dhe ndërmjetësimin e konflikteve përfshirë Lindjen e Mesme dhe Sri Lanka dhe ende nuk ka konkluzione se nga mund të ketë ardhur ky sulm.
Mediat norvegjeze sqarojnë se kryeministri nuk ishte në zyrë në kohën kur ndodhi shpërthimi por janë dëmtuar zyrat e kryeministrit dhe të disa ministrave të tjerë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:30 me orën lokale.
 

Hank

Valoris scriptorum
v6ZqD.jpg
 

hareid

Papirus rex
Duke degjuar lajmet e djeshme te tmerrshme qe vinin nga Osllo, dash e padash me shkoi menjehere mendja te ndonje grup, sic kane merak mediat te i quajne "terroristet islamike". Mediat gjermane, ende pa u marre vesh mire se kush qendronte pas ketij krimi monstruoz, filluan te hamendesojne se e gjeten fajtorin te "terroristet islamike". Por, kur nga Norvegjia erdhi lajmi se personi qe akuzohet per kete krim eshte bjond, norvegjez dhe jo musliman, mediat gjermane nuk e pane as te arsyeshme qe se paku te kerkojne falje formale per gjithe paragjykimet dhe hamendesimet e tyre ne adres te muslimaneve!!! Si per cudi mediat gjermane harruan te emertojne edhe kete person si "terrorist i krishtere"....
Gjithsesi jam kunder cdo lloj emertimi si "terrorist islamik" terrorist i krishtere" terrorist budist" etj. etj. sepse terrori i cdo lloji nuk njeh fe. Fete jane kunder terrorit, shprehin paqe, dashuri, mirekuptim, tolerance...Terroristet jane personat qe per te i arritur qellimet e tyre i keqperdorin fete , i keqperdorin dhe i manipulojne injorantet fetare, duke u premtuar atyre shperblime ne jeten pas vdekjes.
Terroristet, pa marre parasysh se ne emer te se ciles fe bejne akte terrori, duhet emertuar si terroriste dhe jo me prapashtesa fetare, sepse ne keto raste, dash e padash behen pergjithesime, paushalizime...Njerezit e thjeshte qe nuk kane njohuri te mjaftueshme per mesimet e feve tjera, fillojne dhe krijojne urrejtje, fobi. I paragjykojne njerezit nga pamja e tyre, nga veshjet e tyre, nga perkatesia kombetare dhe fetare.
Se fundi: JO Terrorit dhe JO tentimeve per te ja mveshur terrorit ngjyrat te cfaredo lloj feje
 

Al-Punk

Still here
I dyshuari per vendosjen e bombave dhe sulmet me arme ne Norwegji eshte nje 32 vjecar me emrin Anders Behring Breivik, i cili besohet te kete lidhje me grupet politike ekstremiste te djathta dhe anti-emigracion (read: anti-Muslim). (burimi: Sky News). Inormacion mbi te mund te gjendet tek faqja e tij ne Wikipedia page. Ndersa Daily Mail ka foto te tijen.
Mediat Norvegjeze njoftojne per keto llogari te tija ne rrjetet shoqerore Facebook page, dhe Llogaria Twitter .
Aftenposten tregon qe personi ne fjale eshte Kristian konservative dhe Mason, i dhene pas gjuetise dhe bodybuilding. Ai kishte nje kompani te vogel fermere dhe thuhet qe mund te kete pasur kimikate te nevojshme per te ndertuar bomben..
Sipas komenteve te atribuara Breivik ne forume te ndryshme ekstremiste te djathte/anti-emigrante , duket se ai ishte nje simpatizant i supremacise se bardhe
(Teksti me siper eshte perkthyer nga: http://www.boingboing.net/2011/07/22/oslo-terror-suspect.html)
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
Spo u ecen kete rradhe me duket me ja ngjit muslimonve! Ne momentin kur atentatori nuk konsiderohet terrorist muslimon kalon edhe ne plan te dyte dhe nuk konsiderohet me ngjarja as e rendesishme sepse nuk ben me buje! Thjesht nje shperthim si gjith te tjeret! Knej italionet akoma vazhdojn te thone qe eshte terrorizem islamik...u mberrijn llafet me vonese ktyne!
 

hareid

Papirus rex
Ketu shihet shume qarte se mediat perendimore bejne loje me standarde te dyfishta. Sikur ky person te e kishte emrin musliman, pa marre parasysh qellimeve te tij, me siguri te gjitha mediat perendimore do te flisnin panderprere per nje terrorist islamik, mirepo ne kete rast flitet me ndryshe. Gazetat ditore gjermane me tirazh te madhe si: "Bild", "Tageszeitung" kete person e quajne "i cmendur", "Atentator", "Bandit". Rralle ndonje gazete e permend lajmin qe vjen nga Norvegjia se ky person njihet si fundamentalist i krishtere i cili ka urrejtje te madhe ndaj muslimaneve.
Gjermanet dje, deri pak para mesnate kur nga Norvegjia erdhi lajmi se terroristi nuk ishte musliman por i krishtere, na shurdhuan me akuza, gjykime, paragjykime ne adrese te muslimaneve. Neper emisione te ndryshme ftoheshin urgjentisht te ashtuquajtur "eksperte te terrorit", te cilet derdellisnin si radiot e prishura gjoja se ato e dinin se terrori i Norvegjise kishte te bej me "terrorin islamik". Po keta "eksperte te llafeve te kota" sot u bene aq te vegjel saqe nuk jane ne gjendje te e marrin guximin dhe te kerkojne flaje formale per te gjitha akuzat e shpifura.
 

Al-Punk

Still here
Vrasësi i Norvegjisë do dënohet 21 vjet… e madje mund të dalë më shpejt

Edhe pse akuzohet për vrasje masive, njeriu që ka tronditur Norvegjinë e mbarë botën, do të dënohet vetëm 21 vjet. Për çudi, ky është dënimi më i gjatë që ofron sistemi i drejtësisë në Norvegji.
Shumë pak vrasës në Norvegji kalojnë në burg më shumë se 14 vite.
Madje edhe ata që janë dënuar me maksimumin e lejuar, mund të lirohen pasi kanë kryer 2/3 e dënimit, e shumë prej tyre përfitojnë liri pa mbikëqyrje në fundjavë që pasi kanë kryer 1/3 e dënimit.
Numri i të burgosurve në Norvegji është ndër më të ulëtit në Europë, me vetëm 66 persona pas hekurave për 100 mijë banorë.
 

Wii

Grupi i të moçmëve!
21 vjet per 90 viktima! Nje fitore e madhe per ata qe jane kunder denimit me vdekje!
Per kete, edhe denimi me vdekje do te ishte shpetim!
Per mendimin tim duhet ti behej nje torture e gjate fare (edhe duke i care mishin me thike dhe ti hedhesh kripe brenda dhe tia mbyllesh serish) dhe sa here te jete ne pike te vdekjes ta kthesh serish ne vete dhe ne fund te vdiste nga hemorragjite dhe jo vdekje te menjehershme! Ajo do te ishte shpetim per te!
Nje nder gabimet me te medha qe ka bere Europa ka qene heqja e denimit me vdekje! Nuk ka drejtesi per ate qe i merret jeta pervecse me jeten e vrasesit!
Nejse, besoj se ky i norvegjise e ka kuptuar gabimin dhe nuk do ta perserisi me! do behet cun i mire qe tani e tutje! besoj se do tu dergoje ngushellime edhe familjeve te viktimave dhe do solidarizohet me to ne dhimbjen e tyre!
E ndersa shkruaj kete shkrim me kujtohen ata 3 persona qe u varen ne 1994 ne mes te sheshit ne Fier ne mos gabohem sepse i keputen koken nje femije dhe i vrane prinderit! Per 1 vit nuk pati me vrasje ne Shqiperi!
 

hareid

Papirus rex
Gjeja edhe me e keqe eshte se ky terrorist as qe e ndjen vetvehten fajtor. Ai thot sikur ky veprim ka qene i domosdoshem. Edhe une ne shume raste, sidomos atehere kur fajesia e nje personi nuk eshte vertetuar 100%, jam kunder denimit me vdekje, mirepo ne keso raste jam pro denimit me vdekje. Norvegjia ben mire qe te bej disa ndryshime ne ligjet e ndeshkimeve, se pakti ben mire te e fus denimin me burg te perjetshem. Eshte mekat i pafalur nese ky person pas 10-15 viteve del perseri ne liri.
 

Hank

Valoris scriptorum
Gjeja edhe me e keqe eshte se ky terrorist as qe e ndjen vetvehten fajtor. Ai thot sikur ky veprim ka qene i domosdoshem. Edhe une ne shume raste, sidomos atehere kur fajesia e nje personi nuk eshte vertetuar 100%, jam kunder denimit me vdekje, mirepo ne keso raste jam pro denimit me vdekje. Norvegjia ben mire qe te bej disa ndryshime ne ligjet e ndeshkimeve, se pakti ben mire te e fus denimin me burg te perjetshem. Eshte mekat i pafalur nese ky person pas 10-15 viteve del perseri ne liri.
Nuk mund te leviz asnje presje nga kjo qe ka shkruar hareidi. Kundra denimit me vdekje, por jo ne raste te tilla terrori dhe psikopatie ekstreme
 

pikolo diavolo

Primus registratum
shume dakord edhe une,si kam mundesi si nje vrases gjakftohte ,i pameshirshem,qe ka marre jete te pafajshme mund te lirohet sikur asgje nuk ka ndodhur
 

Sweety el

Locus omnem
Kjo foto tregon momentin e një lutje të dëshpëruar. Një viktimë e vrasjes masive në një ishull në Norvegji, i lutet i ulur në gjunjë e me duart lart vrasësit, që të mos qëllojë mbi të. Mes tyre ndodhet një pirg me trupa njerëzish. Deri tani mendohet se Anders Breivik, 32 vjeç, veproi i vetëm, por policia po vijon hetimet. Mediat thonë se Breivik ishte pjesë e një forumi neonazist.


 

Sweety el

Locus omnem
Shpërthim në afërsi të qeverisë norvegjeze, dy të vdekur (video)

_54219939_jex_1115648_de27-1.jpg


22-oslo-1_2207111750_1.jpg



Oslo, 22 korrik – Rreth orës 15 e 30 minuta kryeqyteti i Norvegjisë, Oslo është dridhur nga një shpërthim që ndodhi në qendër. Sipas raporteve të para të agjencive të huaja, nga shpërthimi kanë vdekur të paktën dy persona, kurse edhe tetë të tjerë janë plagosur. Policia paralajmëron qytetarët për mundësinë edhe të ndonjë bombe tjetër në kryeqytet.
Sipas BBC-së, shpërthimi ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha në ndërtesën prej 17 kateve, ku gjendet edhe zyra e kryeministrit Jensa Stoltenberg. Agjencia gazetare norvegjeze NTB raportoi se kryeministri gjendet në të sigurt.
Për shkak të shpërthimit të fuqishëm janë bërë copë e grimë edhe dritaret në disa ministri përreth, ndër të cilat edhe të Ministrisë së Naftës, të cilën e ka përfshi zjarri, dhe në Ministrinë e Energjetikës. Dëm i madh material është shkaktuar edhe në lokalet e tabloidit më të madh norvegjez VG. “Në ndërtesën e VG dhe të qeverisë janë shkatërruar dritaret. Në rrugë qëndrojnë të shtrirë personat e përgjakur”, raportoi nga vendi i ngjarjes gazetari i radios norvegjeze NRK.
Ushtria ka bllokuar kuartin, kurse policia tërheqë vërejtjen se aty mund të ketë edhe bomba të tjera.
Shkaku i shpërthimit ende nuk dihet, mirëpo agjencia britanike Reuters raporton se ka mundësi që është shkaktuar nga një automobil bombë, pasi para ndërtesës është gjetur një automobil i shkatërruar. Tabloidi Dag Bladet, ndërkaq, raporton se njëherësh kanë shpërthyer disa automobila bombë. Policia ende nuk ka lëshuar asnjë deklaratë.
Për arsye të pjesëmarrjes ushtarake të Norvegjisë në Afganistan, në të kaluarën ka pasur disa herë raste të kërcënimeve drejtuar Norvegjisë nga ana e rrjetit ndërkombëtar terrorist al-Qaeda, ndërsa që pati kërcënime dhe për shkak të pjesëmarrjes së avionëve luftarakë të Norvegjisë në bombardimet kundër regjimit të Muamar Gadafit.
“Është e vështirë të shpjegohet se për ç’arsye ka ndodhur kjo. Këtu nuk ka kurrfarë grupesh terroriste vendore, megjithëse autoritetet norvegjeze disa herë kanë bërë nga ndonjë arrestim të personave të lidhur me al-Qaedan”, deklaroi David Lea nga organizata Control Risks.
“Norvegjesët gjenden në Afganistan dhe Libi, por e gjithë kjo nuk mjafton për të nxjerrë farë përfundimesh të sakta”, shtoi ai.


http://www.youtube.com/watch?v=XaGU6...layer_embedded
 
Top