Teoria e multi-inteligjencave

durrsakja

Primus registratum
Teoria e multi-inteligjencave

Inteligjenca gjuhesore

Aftesia e zhvilluar e te folurit (gjuheve), tregimit, krijmit poetik, arsyetimit abstrakt!
Njerez me kete zhvillim te caktuar jane dhe debatues te afte!

Inteligjenca llogjike

...ose e quajtur ndryshe "te menduarit shkencor", ka te beje me arsyetimin, analiza, zgjidhje problemash ne shkencat ekzakte.

Inteligjenca intrapersonale

Njohja e aspekteve te brendshme te vetes; ndjenjat, intuita, realiteti shpirteror, reflektimi...

Inteligjenca interpersonale

Aftesia per te bashkpunuar me te tjere, komunikimi (jo vetem ai gjuhesor).

Inteligjenca vizuale

Aftesia te krijosh imazhe te brendshme mendore. Arkitektura, perpilimi hartave, eksplorimi etj.

Inteligjenca ritmike

Dallimi dhe ndjesia ndaj tingujve e ritmeve. Pasioni dhe zoterimi i renies se instrumenteve.

Inteligjenca kinestetike

Aftesia e shprehjes se emocioneve me levizje te trupit ne kercim, sportet etj.
Te mesuarit duke vepruar.

Inteligjenca natyrore

Te njohurit e botes bimore, shtazore dhe elemente te tjere te natyres, si guret apo reshjet.
Aftesia e dallimit te vjetersise se bimeve etj.

Dr. Howard Gardner udhehoqi nje grup shkencetaresh ne universitetin e Harvardit ne kerkimin, zhvillimin dhe prezantimin e kesaj teorie.
Duke kategorizuar aspektet e inteligjences humane, nje individ mund te kete zhvillim te theksuar ne disa prej tyre..e dikush tjeter ne disa te tjera.
Argumentet kundershtuese vazhdojne, ndersa shkencetare te tjere mbeshtesin idene e inteligjences se pergjithshme. Njeriu me nje aftesi intelekti te lindur, kur arrin fazen e zhvillimit te plote eshte i zoti ne shume fusha veprimi ne te njejtin nivel.( Sigurisht duhen pasur parasysh rrethanat e zhvillimit mendor e shoqeror te cdokujt.)

Po e le me kaq fillimisht qe te shtojne te tjeret, e shpresoj qe jo vetem ata qe kane shfletuar e studiuar psikologjine te marrin pjese /pf/images/graemlins/smile.gif

Na thoni pak, cilat kategori mendoni se jane me te zhvilluara tek ju? Vete-vleresim! /pf/images/graemlins/wink.gif
 

olti

Neo
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Nje qe do t'i kishte te tera keto do te ishte vertet gjeni dhe jane shume te rralle njerezit qe kane nje zhvillim intelektual te gjithanshem.
I tille per mua mund te merret vete Leonardo Da Vinci, nuk kam lexuar per ndonje individ tjeter ne historine njerezore te kete nje inteligjence te tille shumeplaneshe.
Inteligjenca superiore apo dhe e mesme mund te jete e lindur por ne pergjigjesi ajo kultivohet tek nje individ.
Por perseri kultivimi i dijeve pergjithesisht behet ne baza te lindura: Nje individ mund te marre nje kulture te pergjithshme ne nivele te kenaqshme por per te arritur ne nivele shkencore duhet te kete baza gjenetike te lindura dhe pikerisht keto baza jane te kufizuara vetem ne nje apo disa drejtime dhe gati asnjehere shumeplaneshe.

Veten nuk e kategorizoj ne asnje prej tyre, ne disa kam me shume ne disa te tjera me pak dhe disa kategori jam zero fare /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Kjo teori eshte bere efektive ne programet shkollore, akoma ne faza eksperimentale.
Nxenesit grupohen sipas aftesive te caktuara, dhe kerkesat akademike ndaj tyre jane te bazuar ne zhvillimin e caktuar te intelektit.

Mbani mend kur ishim ne shkolle ne Shqiperi? Kush dallohej per nxenes i mire duhet te shkelqente ne cdo lende. Pa konsideruar qe dikush i forte ne matematike nuk eshte e thene se ka aftesi te shprehuri ne letersi.

Olti ta them une ty se cilen ke te zhvilluar ! /pf/images/graemlins/smile.gif

Akoma nuk kam vendosur nese e mbeshtes kete teori plotesisht.
 

moonlight

Primus registratum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Fillimisht postuar nga Serenity:
[qb]Akoma nuk kam vendosur nese e mbeshtes kete teori plotesisht.[/qb]
Te keshilloj te mos e mbeshtesesh kete teori plotesisht; mund te kete mjaft pozitive ne te, mund te le dhe mjaft per te deshiruar, por nje gje dihet qe eshte e diskutueshme.
Se pari nuk eshte shume shkencore dhe mendoj se cfare konsiderohet si 'inteligjence' ne nje kategorizim te tille mund te quhen fare mire dhe 'aftesi' apo dhe 'talent' e aq me teper me zhvillimin e sotem e pritjet per tejkalim ne te ardhmen te len te mendosh se kjo liste mund te ndryshoje apo e shumta te zgjerohet. Mendoj se eshte mire qe cdo nxenesi t'i vihen ne dukje 'pikat e forta' ku mund te avancoje me tej e te jape me shume si individ, por ne te njejten kohe mund te vere ne dukje 'pikat e dobeta' dhe ku duhet pune me teper.
Sidoqofte, kategorizimet ne pergjithesi ne teme te tille nuk i preferoj pasi inteligjenca eshte aq e komplikuar 'per se' dhe aq e nderthurur sa prerjet me thike nuk jane te preferueshme.
 

olti

Neo
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Fillimisht postuar nga Serenity:
[QB]

Olti ta them une ty se cilen ke te zhvilluar ! /pf/images/graemlins/smile.gif

QB]
He nje her me ndriço /pf/images/graemlins/smile.gif

Ku? :smash:
 

durrsakja

Primus registratum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Interpersonal /pf/images/graemlins/wink.gif /pf/images/graemlins/tongue.gif
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Inteligjenca, kam folur edhe here te tjera per kete teme, por sot po paraqes nje plan tjeter (grishes) se si e shoh nganjehere ate.

Te jesh inteligjent (sic shihet edhe me lart) nuk do te thote te kesh gjithcka, pasi mjafton nje cilesim nga ata te mesipermit per t'u konsideruar i tille.Inteligjenca eshte shume planeshe (prape e cilesuar me siper) dhe natyrisht ka shkalle te ndryshme vleresimi.
Mendimi im
- ka inteligjence gjenetike, kete e kemi term te njohur........dhe shumicen e rasteve eshte garanci per vazhdimesi.
-ka inteligjence te edukuar, kjo si rezultat i vullnetit( ose mabicjes) qe tregon nje ndivid per te kultivuar (gjeneruar) tek vetja aspekte qe atij/ asaj i ngjallin interes.Vullneti ben individin te evoloje sikunder edhe ambicja, panvaresisht se kjo e dyta shpesh paragjykohet.
-ka inteligjence te lindur nje here te vetme, ketu hyn nje individ, i ashtuquajtur gjeni, qe eshte nje rezultat i kombinimit te perkryer te ADN-se qe ndodh vetem nje here nder vite dhe ia vlen per tu shenuar.

Koncepti individual (jasht psikologjise) per inteligjencen eshte i cunguar.Ne konsiderojme (shpesh) inteligjent nje person te shumeanshem, nderkohe qe inteligjent eshte nje person qe reagon ndaj realitetit te cilin ai e percepton ne nje forme te zgjuar/mencur.Keta tipa (qe zoterojne keto cilesi) te befasojne me origjinalitetin dhe shkathtesine qe tregojne ne reagim dhe nuk kalojne pa u vene re, ngjallin admirim ose deshire per t'i vleresuar.E them qe ky koncept eshte i cunguar pasi nese ne nuk e konstatojme kete individ ne nje ambjent ku ai mund te reagoje ne menyre te mencur nuk mund te bejme konstatimin e duhur per te dhe keshtu gabojme ne vleresim.
Ne gjuhen e perditshme te qenit inteligjent eshte nje kompleks gjerash dhe kjo na con nganjehere ne vleresime te gabuara.

.....vazhdon........
 

Prozator

Primus registratum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Në fakt, çështja e inteligjencave të shumëfishta ka kohë që ka dalë si mendim shkencor. Por nuk mendoj që ka zbatime të mëdha në praktikë. Më vonë ndoshta do të bëhet e mundur një gjë e tillë. Ndoshta zbatimi më kryesor do të ishte përfshirja e këtij parimi dhe gjërave të tjera që rrjedhin prej tij në planprogramet mësimore. Nga ana tjetër, nuk do të kishte asnjë gjë të keqe nëse një mësimdhënës të kishte informacion mbi këtë temë dhe të zbatonte pjesë të veçanta të kësaj teorie në praktikën e tij. Po kështu edhe për të tjerët që janë të interesuar.

Gjithashtu, desha të përmend edhe një tip tjetër inteligjence. Bëhet fjalë për inteligjencën emocionale. Ky është në term i cili ka hyrë në psikologji nga viti 90 dhe po bëhet gjithnjë dhe më aktual. Nëse ndonjëri është i interesuar të dijë më shumë për këtë lloj inteligjence, natyrisht që mund ti jap disa burime interesante literature.
 

Psikologu

Primus registratum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Cfare eshte Inteligjenca?

Askush nuk mund te jape nje perkufizim te sakte. Problemi qendron tek mendja ('mind' in English).

Ku eshte mendja?

Pershendetje
 

Odea

Primus registratum
Re: Teoria e multi-inteligjencave

Te gjitha inteligjencat e permendura mesiper, i perkasin cdo njeriu por tek disa, nje ose me shume inteligjenca jane te zhvilluara shume kurse te tjerat jo edhe aq.
Charles Spearman, psikolog qe qe nxori idene e g factor tek inteligjenca e njeriut, thoshte qe zakonisht nje njeri qe eshte shume i zgjuar tek nje fushe, eshte gjithashtu edhe ne fusha te tjera. Une personalisht mendoj qe cdo njeri ka mundesi ti arrije te gjitha llojet e zgjuarsise ne shkalle te larte por per kete duhet pune tek secila dhe kjo eshte e pamundur pasi ne jeten e perditshme nuk kemi as mundesi dhe as kohe per ti kushtuar vemendje te gjithave fushave. Kjo eshte edhe arsyeja pse ska me njerez qe jane te zgjuar ne shume fusha pasi sot shumicat e njerezve shikojne vetem specializimin tek nje fushe dhe kaq. Nuk na le menyra e jetes se sotme...skemi cti bejme.... /pf/images/graemlins/frown.gif

Odea :wave:
 

gangsterja

Primus registratum
Teoria e multi-inteligjencave

Inteligjenca gjuhesore

Aftesia e zhvilluar e te folurit (gjuheve), tregimit, krijmit poetik, arsyetimit abstrakt!
Njerez me kete zhvillim te caktuar jane dhe debatues te afte!

Inteligjenca llogjike

...ose e quajtur ndryshe "te menduarit shkencor", ka te beje me arsyetimin, analiza, zgjidhje problemash ne shkencat ekzakte.

Inteligjenca intrapersonale

Njohja e aspekteve te brendshme te vetes; ndjenjat, intuita, realiteti shpirteror, reflektimi...

Inteligjenca interpersonale

Aftesia per te bashkpunuar me te tjere, komunikimi (jo vetem ai gjuhesor).

Inteligjenca vizuale

Aftesia te krijosh imazhe te brendshme mendore. Arkitektura, perpilimi hartave, eksplorimi etj.

Inteligjenca ritmike

Dallimi dhe ndjesia ndaj tingujve e ritmeve. Pasioni dhe zoterimi i renies se instrumenteve.

Inteligjenca kinestetike

Aftesia e shprehjes se emocioneve me levizje te trupit ne kercim, sportet etj.
Te mesuarit duke vepruar.

Inteligjenca natyrore

Te njohurit e botes bimore, shtazore dhe elemente te tjere te natyres, si guret apo reshjet.
Aftesia e dallimit te vjetersise se bimeve etj.

Dr. Howard Gardner udhehoqi nje grup shkencetaresh ne universitetin e Harvardit ne kerkimin, zhvillimin dhe prezantimin e kesaj teorie.
Duke kategorizuar aspektet e inteligjences humane, nje individ mund te kete zhvillim te theksuar ne disa prej tyre..e dikush tjeter ne disa te tjera.
Argumentet kundershtuese vazhdojne, ndersa shkencetare te tjere mbeshtesin idene e inteligjences se pergjithshme. Njeriu me nje aftesi intelekti te lindur, kur arrin fazen e zhvillimit te plote eshte i zoti ne shume fusha veprimi ne te njejtin nivel.( Sigurisht duhen pasur parasysh rrethanat e zhvillimit mendor e shoqeror te cdokujt.)

Po e le me kaq fillimisht qe te shtojne te tjeret, e shpresoj qe jo vetem ata qe kane shfletuar e studiuar psikologjine te marrin pjese /pf/images/graemlins/smile.gif

Na thoni pak, cilat kategori mendoni se jane me te zhvilluara tek ju? Vete-vleresim! /pf/images/graemlins/wink.gif
une mendoj se vetem inteligjenca bimore nuk eshte e zhvilluar tek une ndersa te tjerat po.
 
Top