Tenton të përdhunojë mësuesen, vihet në pranga

Tenton të përdhunojë mësuesen, vihet në pranga

Për pesë orë rresht, Xhevahir Dema ka mbajtur peng një mësuese 26-vjeçare, të cilën e kish kërcënuar dhe më parë

TEPELENË- Tenton të përdhunojë një mësuese, nën kërcënimin e thikës, ndërsa më pas përleshet edhe me uniformat blu.

Është dashur ndërhyrja e specializuar për gjetjen dhe më tej arrestimin e autorit, i cili vetëm pak muaj më parë ka tentuar të kryejë një akt të tillë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Fshat Memaliaj në rrethin e Tepelenës. Ka qenë ora 07:15 e mëngjesit të së premtes kur 27-vjeçari Xhevahir Dema i ka zënë rrugën shtetases me iniciale M.K, 26 vjeçe, që punon si mësuese në shkollën e fshatit Izvor. Mësohet se nën kërcënimin e një thike, e ka marrë atë në një zonë të pyllëzuar pranë Fshat Memaliaj.

Për rreth 5 orë ky shtetas është përpjekur të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë, duke e plagosur me thikë në dorë dhe në trup shtetasen e lartpërmendur, por nuk ka mundur dot të kryejë marrëdhënie seksuale.

Rreth orës 12:55 shtetësja M.K i ka shpëtuar dhunuesit dhe është larguar me shpejtësi në drejtim të banesës dhe ka lajmëruar menjëherë policinë e Tepelenës.

Ndërkaq, mësohet se 26- vjeçarja është transportuar menjëherë për në spital ku ka marrë ndihmë mjekësore për plagët që i kishte shkaktuar shtetasi Xhevahir Dema, ndërsa pas marrjes së kallëzimit, policia është vënë menjëherë në kërkim të autorit.

“Fobi e dështuar” ishte operacioni i organizuar për arrestimin e tij, duke qenë se autori ishte fshehur në zonën e pyllëzuar, çka e ka bërë të vështirë kapjen e tij, pasi zona ishte me terren të thepisur, shumë e vështirë dhe me shkurre.

Në ndihmë të Komisariatit të Policisë Tepelenë, kanë shkuar rreth 20 forca policie nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër së bashku me qenin e gjurmës, ku në krye të operacionit ishin drejtuesit më të lartë të kësaj drejtorie.

Rreth orës 16:20 policia ka mundur të përcaktojë vendndodhjen e 27-vjeçarit, i cili i ka kundërshtuar dhe ka plagosur edhe një punonjës policie të komisaraitit të Tepelenës, që ndodhet aktualisht i shtruar në spital, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Pas deklaratave të marra, policia ka deklaruar se Xhevahir Dema kishte 4 ditë që e kishte bërë plan dhe e ruante mësuesen 26-vjeçare, ndërsa mëngjesin e djeshëm ka tentuar ta realizonte.

Kjo nuk është hera e parë që 27-vjeçari tenton të kryejë akte të tilla me të njëjtin person. Në muajin mars të këtij viti ka tentuar të kryejë marrëdhënie me dhunë me këtë shtetase, por ka mbetur në tentativë dhe për këtë vepër penale ky shtetas ndiqej në gjendje të lirë nga ana e prokurorisë.

“Heqja e paligjshme e lirisë në rrethana rënduese”, “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura ngelur në tentative”, “kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë për shkak të detyrës”, janë veprat penale që rëndojnë mbi Xhevahir Demën.(Shekulli)

O89EX2ovlEo

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22544. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22544

Top