Tendosje e lëkurës pa ndërhyrje kirugjike - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Rrudhat janë kryesisht gjurmë të moshës. Njerëz do të dëshironin të mos i kishin. Operacioni plastik është një alternativë për heqjen e tyre, por shumë njerëz nuk duan - për arsye të ndryshme etike a financiare, por edhe sepse i druhen thikës. Por tani një trajtim i ri me ndërhyrje fare të vogël duket premtues. Procedura përfshin doza shumë të sakta nxehtësie mes shtresave të lëkurës. Dhe mjekët thonë se dëmi që kjo lloj nxehtësie mendohet se mund të shkaktojë. në fakt prodhon një efekt të shëndetshëm duke tendosur lëkurën
Në klinikën e tij në Palo Alto të Kalifornisë, doktor James Newman përdor këtë procedurë nëpërmjet një teknologjie të quajtur Evolastin. Pasi ka kryer mpirjen e lëkurës, Doktor Newman përdor një pajisje dore që përmban një radhë gjilpërash të cilat dërgojnë mes shtresave të lëkurës nxehtësi të krijuar me frekuenca radiofonike.
Doktor Newman thotë se kjo lloj nxehtësie përmirëson indet dhe shton vëllimin e tyre, duke nxitur lëkurën të regjenerojë kollagenin – proteinë që mban të lidhura indet.
Qëllimi i trajtimit me Evolastin është për të zbutur efektin e rrudhave në pjesët më me probleme, si për shembull përgjatë vijës së nofullave. Doktor Newman paralajmëron tendosja e lëkurës me Evolastin mund të arrijë vetëm deri 20 – 25 për qind të asaj që realizohet me operacion plastik siç është “face lift”. Procedura Evolastin kushton rreth 3 mijë e 500 dollarë dhe nuk mbulohet nga sigurimet shëndetësore. Doktor Newman thotë se shumica e pacientëve janë në gjendje të kthehen në punë dy ditë pas procedurës.

b.gif
 
Top