Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e punë

Daniel H

Primus registratum
Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e punë

Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e punë
Olsi Kolami

Punëtorët që kanë ftohtë në ambientin ku punojnë, nuk arrijnë të përqendrohen dhe bëjnë më shumë gabime. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Alan Hedge, drejtor i “Human Factors and Ergonomics Research Laboratory” pranë Universitetit “Cornell”. Sipas studiuesit, temperatura ideale për të qenë sa më efektiv në punë, duhet të jetë rreth 25 gradë. “Studimi është kryer në një zyrë ku punonin rreth 260 persona, e çdo ditë temperatura është ulur gradualisht, nga 25 në 18 gradë, me një interval prej 5 gradësh çdo 15 minuta. Në temperatura më të ulta se 25 gradë, përqindja e gabimeve gjatë shtypjes në kompjuter kaloi nga 24 në 56 për qind. Përveç kësaj, janë shtuar shqetësimet dhe rastet e bronshiteve te punëtorët. Kjo do të thotë se punonjësit do t’u kushtojnë sigurimeve, mesatarisht rreth 2 dollarë më tepër në ditë”, përfundon Hedge. Vërejtja e fundit nuk është banale, sepse në fakt studimi është monitoruar nga një shoqëri sigurimesh, pikërisht nga “Insurance Office of America”, për të përcaktuar se cilat janë kushtet e ambientit të punës që influencojnë negativisht mbi produktivitetin dhe shëndetin e punonjësve. Por përveç përmirësimit të kusheteve të punës, ndikon dhe në uljen e rasteve të sëmundjeve, që shpesh herë i detyojnë shoqëritë e sigurimeve të dëmshpërblejë punëtorët, me shifra që shkojnë në disa miliona dollarë.
 

policia

Forumium maestatis
Re: Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e punë

ne fakt kjo eshte shume e vertete, une nuk filloj pune ne zyre nese nuk ngrohet aq sa une dua ambjenti...
 

pippo

Primus registratum
Re: Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e *DELETED*

Shkrimi u fshi nga Triny
 

Diddy19

Su@mi
Re: Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e

S'me duket e nevojshme te besh nje studim te arrish ne nje perfundim te tille.Une mbaj mend qe ne shkolle te mesme kete na e mesonin ne oren e sociologjise(para 5-6 vitesh ).Thoshte qe temperatura, ngjyrat e mureve, muzika, zhurmat ndikojne ne perqendrimin ne pune ( ne studim etj etj)
Po ndonje studim qe tregon se temperatura ne dhome ndikon ne numrin e rrobave qe veshim , s'eshte ba akoma?
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Temperatura e zyrës ndikon në efektivitetin e

Sarkazma jote eshte shume therrese /pf/images/graemlins/wink.gif

Puna eshte se keto studime financohen nga kompani te medha si ne rastin konkret "Insurance Office of America” dhe jo se pritet te dal prej tyre ndonje teori e re, por duke nxjerr ca shifra ai lakon emrin e tij ne media. E gjitha eshte pjese e PR-it (Public Relations) te ketyre kompanive dhe pjese e politikave te tyre diferencuese nga konkurentet.

Dikush e ben dhe per perfitime direkte.
Nje shembull banal: Dikush mund te jete eksportues i madh kafeje dhe financon nje Organizate mjekesh per te bere nje studim, i cili nxjerr ca konkluzione mbase dhe te manipuluara, sipas te cilit pirja e 3 kafeve ne dite ndihmon ne rregullimin ritmit kardiak a ku ta di une. Eksportuesi mendon qe nepermjet ketij studimi do nxis me teper konsumin e pirjes se kafese nga publiku anembane rruzullit deri ne nje % te caktuar, e zeme 10%.
Tashme konsumi i pergjithshem i kafese mund te jete 500 miljon ton ne vit,(ia futa kot) nga te cilat c'ka eksporton financuesi i studimit eshte 100 miljon ton. Ai llogarit sikur me 10% te rritet konsumi i pirjes se kafese, i bie qe pjesa e tij nga ky pazar eshte 10 miljon ton ne vit. Sikur me 100$/ton te jete cmimi, beheni llogarite vet sa i rritet turnover-i kompanise.
Keshtu funksionon ne me te shumten e rasteve puna e studimeve, prandaj lereni sarkazmen menjane dhe diskutoni nese keni per te diskutuar, sepse para se ta kuptojme ne ku qendron filmi, ka shkruar titrat kompania. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

Daniel H

Primus registratum
Re: Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Edhe me llaf ta kisha bere, nuk do me vinte nje shembull kaq konkret ne ndihme. /pf/images/graemlins/laugh.gif
Gazeta Shqip boton sot nje studim te kryer nga kerkues gjerman dhe amerikan.

Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Ekspertët gjermanë dhe ata amerikanë rikonfirmojnë edhe një herë efektet pozitive të saj

Vetëm pak kohë më parë ishte vërtetuar pjesërisht nga kërkuesit italianë se procesi ndaj kafesë kishte "mbaruar". Pija më e konsumuar dhe më e dashur në botë ishte çliruar përfundimisht nga akuzat. Tani nuk ka më asnjë dyshim, studimi i institutit italian për ushqyerjen dhe ushqimin mbështetet plotësisht edhe nga studiuesit e Universitetit gjerman të Barennit të Mynihut, si dhe kolegët e tyre në "Harvard School of Public Health", Wolfgang Winkelmayer e Rob van Dam.

Përfundimi është i njëjtë: nëse nuk kalohet limiti i katër filxhanëve kafe ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku për aritmi kardiake dhe hipertension nuk ekziston. Po ashtu, përveçse është një rit special, kafeja ndihmon tretjen, mban zemrën në formë të mirë dhe nga aroma e saj çlirohen substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Kështu, pija e zezë, "mbreti" pas çdo pauze në punë dhe daljeje me miqtë, duket se po jeton në shkallë ndërkombëtare një imazh tjetër nga ajo që të gjithë kishin menduar më parë. Askush nuk mund ta mohojë se për vite e vite me radhë pija më e dashur në botë është parë me një sy tjetër, çka i ka detyruar specialistët e kësaj fushe të zhvillojnë studime të detajuara. Ideja se konsumimi i disa filxhanëve në ditë rrit tensionin e gjakut dhe shkakton dëme kardiovaskulare tani nuk ekziston më.

"Kjo është zyrtare. Studimet që tregonin në të kaluarën se kafeja është e dëmshme për organizmin, tani nuk mund të mbrohen më", ka deklaruar Thomas Hofman, docent i kimisë ushqimore në Universitetin gjerman të Munster. Gjithashtu, ai tregon se kafeja është një përzierje e më shumë se njëmijë substancash, shumë prej të cilave akoma nuk janë studiuar për efektin e tyre mbi shëndetin njerëzor. "Është e vërtetë që shumë nuk janë studiuar, por ato më të rëndësishmet për të dalë në një përfundim, janë studiuar", tregon ai. Në fakt, deri tani ishte menduar se rreziku shkaktohej i gjithi nga kafeina, e cila vepronte mbi zemrën dhe sistemin nervor qendror, duke bllokuar proteinat që vepronin në qelizat nervore si receptorë të adenozinës, veprim kimik që kryhej nga sheqeri dhe një bazë e zotuar me strukturë të njëjtë me kafeinën, në gjendje për të shkaktuar përgjumje dhe për të ngadalësuar aktivitetin natyral. Në këtë mënyrë, duke bllokuar veprimin e adenozinës, kafeina shkaktonte efektin e njohur të mungesës së përqendrimit dhe nxiste lodhjen, por që kurrsesi nuk mund të thuhet se është e dëmshme për shëndetin. Ashtu si të gjithë përbërësit e tjerë ushqimorë, studimi aktual tregon problemet që mund të shkaktohen vetëm nga mënyra se si kafeja konsumohet. "Kush pi rregullisht kafe, nuk ka asnjë rrezik që kafeina të veprojë negativisht mbi të, por ata që nuk janë mësuar me kafenë dhe papritur fillojnë të pijnë shumë filxhanë, duket të përballen me sindromat e një doze të tepruar, me pak fjalë: nga nervozizmi e deri te rrahjet jo të rregullta të zemrës" , ka nënvizuar Veronica Somoza, docente e shkencave të ushqimit në Universitetin e Bajernit të Munihut në Gjermani. Kjo do të thotë se nëse nuk kalohet kufiri i katër kafeve ekspres në ditë, domethënë rreth 300 miligramë kafeinë, rreziku i aritmive kardiake dhe hipertensionit largohet, ku përjashtim bëjnë vetëm personat me tension të lartë dhe shumë të ndjeshëm ndaj kafeinës, të cilëve nuk u rekomandohet absolutisht konsumi i kaq shumë filxhanëve në ditë. Por, përveç ekspertëve evropianë, lajme të mira për "pijen më të dashur në botë" vijnë nga dy kërkuesit e "Harvard School of Public Health", Wolfgang Winkelmayer dhe Rob van Dam. I pari ka zhvilluar një studim për një periudhë të gjatë kohe duke vëzhguar më shumë se 150 mijë gra, në përfundim të së cilit arriti në konkluzionin: "Konsumi i kafesë nuk ndikon fare në rritjen e tensionit të gjakut". E ndërsa studime të ngjashme u zhvilluan edhe te burrat, Van Dam nënvizon: "Kjo ndodh sepse kafeja me sa duket përmban edhe substanca që neutralizojnë të ashtuquajtura efektet negative të kafeinës". Një pije "inteligjente" dhe e domosdoshme, megjithatë, gjëja ku duhet treguar më shumë kujdes ka të bëjë me konsumin e saj. Mes të tjerash, kjo "ftesë" vjen dhe nga prezantimi i fundit për temën "kafeja dhe shëndeti", zhvilluar nën kujdesin e INRAN, instituti kombëtar i kërkimit për ushqimet dhe ushqyerjen, me kontributin e enteve të tillë si "Fondacioni për studimet mi ushqimet" , i cili që nga viti 1986 është pikë referimi shkencor, kombëtar dhe ndërkombëtar për kërkimet në këtë sektor; instituti farmakologjik "Mario Negri" në Milano dhe instituti britanik "Coffee Science Information Centre", që përmbledh studimet më të fundit të kësaj fushe të publikuara në revistat më të mira shkencore. Por abuzimi me kafenë mund të shkaktojnë intaksikacion, të njohur ndryshe me emrin kafeinizëm, që shkakton irritim dhe shqetësime të gjumit e që mund të bëhet vdekjeprurës vetëm në rastin teorik, nëse konsumohen rreth 120 ekspres brenda harkut kohor prej 30 minutash, e barabartë kjo me asimilimin e dhjetë gramëve kafeinë. Kush nuk ka ndërmend të bëjë çmenduri të tilla dhe nuk i kalon më shumë se katër filxhanë në ditë, nuk ka asnjë arsye përse të trembet. Kjo sepse edhe kafeina nuk mund të konsiderohet në asnjë mënyrë si një substancë që jep varësi si drogat e vërteta. Nga këtej del se kafeja është edhe një mike e mirë e sportistëve. Falë veprimit të saj kardiotonik dhe brono-zgjerues, kafeina mund të japë një ndihmë për një performancë të mirë artistike, pa iu trembur aspak testit anti-doping, që mund të tregojë diçka të çuditshme vetëm nëse kalohet kufiri i 12 miligramë kafeine për një litër urinë, sasi që korrespondon jo më shumë se 12 kafe ekspres përnjëherësh. Por, për të kuptuar sa kafeinë ka konsumuar një njeri, është e rëndësishme të mos lësh pas dore diferencën mes ekspresit të pirë në bar dhe kafesë së përgatitur në shtëpi, që mesatarisht përmban nga 40 deri në 80 mg, apo edhe krahasimin e bërë me kafenë e quajtur ndryshe "amerikane". Megjithatë, kjo nuk është një e vërtetë absolute. Shpesh herë mund të arrihet e kundërta në varësi të mënyrës së përgatitjes. Zakoni për të pirë kafe menjëherë pas vakteve të ngrënies është pozitiv, për faktin se ndihmon tretjen, duke stimuluar sekrecionet acide të stomakut. Ndërkaq, kush vuan nga një sekretim i tepruar gastrik, duhet patjetër të kufizojë përdorimin e kësaj pijeje. Nuk duhet harruar kurrsesi se nga aroma e kafesë lëshohen rreth 900 substanca kimike me një fuqi të madhe antioksiduese. Bëhet fjalë për substanca kimike që shpërbëhen shpejt në ajër, ndaj për këtë arsye specialistët tregojnë se kafeja duhet pirë menjëherë pas përgatitjes, pa e lënë të ftohet. Nëse nuk është vërtet një "ilaç që të zgjat jetën", padyshim që është diçka që i ngjan shumë. Është provuar se antioksiduesit që përmban çdo kokërr e saj parandalojnë shumë sëmundje, mes të cilave shumë lloje kancerash, si ata të pankreasit dhe zorrës së trashë, vonon procesin e plakjes duke bllokuar aksionin dëmtues që zhvillohet në qelizat e tyre. Me pak fjalë, një "mikeshë" nga e cila nuk duhet hequr dorë kurrë.
 

cacol

Forumium maestatis
Re: Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Qe para 3 vjetesh, ne Australi zbuluan qe kafeja ndihmonte ne mirembajtjen e muskulit te pavullnetshem me te rendesishem tek njeriu : zemres.

Une pi mesatarisht 3 kafe ne dite, por duke patur parasysh qe mbush nje tas me kafe ekspres, i bie qe te jene nja 6 filxhane normalë /pf/images/graemlins/laugh.gif


S'ka si kafeja...
 

olololol

Primus registratum
Re: Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Kafja /pf/images/graemlins/wink.gif
Jam keq po se piva sa te zgjohem.
<font color="red">Kujdes : nje kafe e keqe ne mengjes ka te bej shume me humorin tuaj , gjndjen emocionale tuajen gjate gjithe dites pijeni te mire se ka shume rendesi. </font>
E keni vene re kur thone : Kom pi i kafes ne mjes zeherr me ka bo gojen..

5 kafe ne dite te bejne shume mire , perjashtuar femrat shtatzane jo ne kete mase.

<font color="blue"> Lori cafe per pasione ! </font>
 

KoDoShi

Primus registratum
Re: Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Hajde reklamë hajde që i bonke Lorit ti Lymo.

Unë për vete 2 n'ditë pij, ka raste dhe 3, më shumë jo, sepse nuk i pij dot, m'lejn një shije t'keqe dhe m'grryejn stomakun. Shkenctarët thojn që sa më shumë kafe t'pijsh aq më mir për shnetin tënd ësht...
Pastaj ajo kafja mjesit që thu ti, s'ka t'boj fare...është e thjesht, pij 1tjetër, leje atë që ke përpara, atë që ty t'duket e keqe.

Ke par ti t'pish 2 kafe për 1orë prej hallit, bohesh helm fare...pastaj kafja t'shijo ta shtysh dhe më 1cigare, unë për vete vdes ta pij ashtu, s'mshijo pa 1 cigare ajo kafe shkret.
 

cufi_bardhit

Primus registratum
Re: Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Un i thaj nja 6 cop ne dite. jo per gje, por duke qen personalitet na marrin shpesh me zor ne kafe /pf/images/graemlins/smile.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: Kafeja, aleatja jonë për një shëndet të mirë

Coffee addicted myself .....edhe nick e kam coffee kur kam arritur norma tejkalimi /pf/images/graemlins/smile.gif....
me esht ber aq pjese e imja saqe se kuptoj dot diten pa patur nje kafe perpara sdm kur jam ne pune .......
ktu na kan zgjidh ......drive through qe ne mengjes per ato gotat extra large dhe ekspresin nga darka per te shmangur gjumin /pf/images/graemlins/smile.gif...mbetet akoma aleat....dyshoj /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

gangsterja

Primus registratum
e vertete pasi kur shkoj ne shkolle po qe ambienti i ftohte,e mbaj mendjen tek i ftohti dhe jo tek shkolla.
 
Top