Re: Telefonat celulare ne Shqiperi!!!
Sigurisht qe kuptohet se nje celular mund te jete shume praktik per disa rrethana dhe mund te na jape avantazhe, sikunder ne te njejten kohe fillon e te privon pa e kuptuar nga shume gjera. Ne shumicen e rasteve ja qe celulari te krijoka varesi. Kemi shembull tipik rastin e nje takimi kur dalim me miqte. Njeri prej tyre nuk vjen. I bejme thirrje dhe rezulton se e ka te mbyllur. Fillojme te diskutojme se perse ai e ka mbyllur celularin, nderkohe qe ideja e takimit tone ka qene krejt ndryshe. Pastaj, kur vazhdojme takimin me miqte, pa pranine e mikut tone qe e kishte te mbyllur celularin, nje mesazh i pabindur, i derguar nga te tjere, na prish humorin, kinemane…, restorantin... Pastaj vazhdojme te prishim qejfin e miqve duke thene: “Me falni, por me duhet te bej nje telefonate… te rendesishme…”. Pyes, ne te vertete eshte kaq e rendesishme? Them se sikur kjo telefonate do te na duhej ta benim tre apo kater vjet me pare, kur ketu tek ne nuk kishte kaq shume celulare, valle çfare do te kishte ndodhur? Do te kishte humbur ndonje mik apo biznes? Sigurisht qe ne shumicen e rasteve pergjigjja do te ishte “Jo”. Atehere, perse nevojiten? Kompanite e telefonise celulare kembengulin te edukojne njerezit qe nuk mund te jetohet pa telefonuar dhe pa qene ne komunikim nga çdo lloj vendi, ne çdo lloj momenti dhe ne te gjitha menyrat e mundshme. Telefona, internet, celulare, sekretari, e-mail, mesazhe te shkurtra… videokonferenca, videomesazhe... Besoj se ne radhe te pare ajo qe duhet te kuptojme eshte se a eshte i nevojshem kaq shume ky komunikim. Nje telefon ne shtepi tani te gjithe e kane. Pastaj jane edhe mundesite e tjera te komunikimit, si e-mail dhe internet, qe nuk perbejne ndonje shpenzim aq te madh sa kushtezon celulari, i cili gjithsesi ka vendin e tij per te marre dhe per te dhene informacion. Kur mberrin ne shtepi apo ne zyre, e ke edhe kohen per te hapur posten tende elektronike, ke edhe kohen per te kerkuar ne internet, per te mesuar te rejat qe ti ke nevoje qe te dish. Mos te kujtojme ketu televizionin… Pra, ne nje fare menyre, ti serish, ne oret e dites tende, gjithje do apo nuk do, je i skllaveruar nga komunikimi.
Duket sikur njerezit kane harruar ç’do te thote te jesh i lire dhe jo gjithnje ne trysnine e te komunikuarit. Nese ti do te dalesh me te dashurin apo te dashuren tende, me miqte, apo thjesht kur ti ben nje shetitje me veten tende, perse qenka kaq i nevojshem celulari per ta pasur me vete? Perse kushtezim kur çdonjeri eshte i lire te beje ate qe do dhe pa i thene kurrkush kurrgje? Kurrsesi nuk dua te jap pershtypjen se jam kunder celulareve. Aspak nuk eshte keshtu. Telefoni celular i takon nje industrie moderne, qe ndihmon qe te zgjidhin problemet e shume njerezve, por qe, ne njejten kohe, na kushtezon dhe krijon iluzione te gabuara duke e ngaterruar jeten me koti. Per te mbaruar doja te shkruaja edhe rastin kur marrim ndonje thirrje te panjohur. Fillojme e bluajme se cili apo cila do te jete valle? A ta marr ne telefon. Ne shumicen e rasteve misteri zgjidhet: jane ngaterruar e nderkaq kompanite e telefonise celulare fitojne edhe ndonje pare me shume. Askush nuk mund te mohoje rendesine qe ka komunikimi, por te gjithe ju qe keni celulare: “Duhet te dini te mesoni te perdorni celularet”.