admin
Administrator
Kompania spanjolle, Geeksphone, po punon në një pajisje të re që mund të ekzekutojë Boot2Gecko, bazën e Firefox OS. Ndryshe nga modelet e mëparshme me këtë sistem, ky pritet të vijë me specifika më të larta. Telefoni quhet Revolution dhe deri tani ndodhet vetëm në faqen e Geeksphone. Gjithsesi, kompania është duke përhapur fjalën për të nëpër forume dhe ata madje kanë postuar edhe një video që tregon superioritetin e Intel:
Në fakt, as nuk është nevoja për krahasim. Procesori i deritanishëm, Keon nga Qualcomm dhe që ishte i modelit Snapdragon me 1 GHz, është goxha më mbrapa se procesori i ri nga Intel. Përvec procesorit, Geeksphone ka deklaruar që vjen edhe një e re tjetër, madhësia e ekranit, që tani është 4.8 inch, madhësia më e madhe deri tani për një telefon Firefox OS. Edhe pse ende nuk ka të dhëna për cmimin, një hamendësim është rreth 200$, duke iu referuar modeleve të mëparshme.
Geeksphone duket se ka premisa dhe Firefox OS mund të arrijë një numër më të madh fansash me Revolution. Duke marrë në konsideratë që ka procesor nga Intel, çmimi duket goxha i arsyeshëm. Gjithsesi, do të na duhet të presim datën e lançimit.
Burimi: http://www.geek.com/mobile/geeksphone-developing-200-4-8-inch-firefox-os-phone-with-intel-chip-1578766/
Artikulli i plote...