Teksti i Historisë së gjimnazit: Në 2005 Sali Berisha çeli një epokë të re për vendin

Teksti i Historisë së gjimnazit: Në 2005 Sali Berisha çeli një epokë të re për vendin

Teksti i historisë i klasës së 12, pëmban frymë dhe paragrafë ku glorifikohet figura e Sali Berishës me tone që të kujtojnë tekstet e dikurshme historike të para 90-s.
Autorët i kane lejuar vetes interpretime shume politike per ngjarjet e renda te vitit 1997, ndersa perdorin fraza te tilla si “në 2005 Sali Berisha çeli një epokë të re për vendin” etj.
Teksti ka shkaktuar nje deklarate te revoltuar sot te Partise Socialiste ne te cilen thuhet se libri i Historisë së gjimnazit këtë vit dëfton “sesi studiuesit karagjozë e puthadorë të këtij diktatori po u vjedhin shqiptarëve historinë, duke i sajuar faktet e tranzicionit ashtu siç i do oreksi i sulltanit më të ri të Shqipërisë, të Nëntëdhjeteshtatës dhe Nëntëdhjetetetës, i shpërthyesit të korrupsionit vrastar të Gërdecit dhe i dhunuesit tashmë të përhershëm të lirisë zgjedhore”.</p>


Ne krye te autoreve te tekstit ne fjale, eshte Beqir Meta, nëndrejtor i Qendrës së Studimeve Albanologjike.</p>


“Shkrimi i historisë ka kaluar nga diktati i Enver Hoxhës në diktatin e Sali Berishës, pa ndërruar shkrues, duke marrë edhe aprovimin e Ministrisë së Arsimit për të helmuar mendjet e gjimnazistëve me shpifje dhe urrejtje.Çfarë treguesish duhet të presim më?!
Çfarë duhme ka tjetër diktatura, përveçse si kjo që po na mbulon?! Partia Socialiste kërkon sot tërheqjen e menjëhershme të këtij teksti të turpshëm nga tregu dhe nga të gjitha shkollat e vendit” – thuhet ne deklaraten e PS, te bere sot ne Tirane ku kerkohet gjithashtu qe “autorët e kësaj paçavureje të shkarkohen nga funksionet drejtuese e të kërkojnë falje publike – sikundër ndodh në botën e qytetëruar në raste të tilla flagrante, dhe këta pseudostudiues karagjozë mos lejohen më të përgatisin tekste shkollore…”</p>


Ja pra, pse Partia Socialiste nuk mund të hyjë në Kuvend! Nuk mund të hyjë sepse shoqëria shqiptare duhet mbrojtur nga thonjtë e këtij diktatori në instalim, që pasi u vodhi shqiptarëve votat, tash po orvatet t’u vjedhë edhe historinë.(Shekulli)</p>
8qNWv3xB2qk

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22786. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22786
 
Top