Tech.al : Pse dështojnë shumica e faqeve Shqiptare?

Al-Punk

Still here
Së pari desha të them se ky postim reflekton vetëm opinionin tim, dhe jo atë të faqes Tech.Al
Unë jam 21 vjec, dhe jetoj në SHBA. Kam qënë 13 vjec kur kam emigruar me familjen time. Që nga mosha 14 vjecare kam filluar të merrem me website të ndryshme. Si fillim kam qënë moderator në faqen të atëhershme shumë të populluar, jeshil.com (E njoh shumë mirë pronarin e asaj faqeje, sepse edhe ai jeton këtu diku afër meje).
Më pas, me ndihmën e Jeshil.com, kam filluar të ndërtoj një blog të vogël në BlogSpot, nga prej kujt fitova 15$, me të cilat më pas bleva një domain name, hosting, etj.
Nejse, mjaft për mua. Le të flasim për temën; Pse vallë shumë faqe Shqiptare dështojnë pas një viti, disa muajve, apo edhe pas disa ditëve? Ja pse, sipas mendimit tim.
Në radhë të parë, është durimi. Duhet të kesh durim tej mase për të mirëmbajtur një faqe apo një blog. Shumë persona duan që të fitojnë që ditën e dytë. Por realiteti është i hidhur, dhe nuk fitohet aq shpejt. Kush ju ka thënë që është lehtë për të bërë pare online, ju ka gënjyer. Po nuk pate durim, nuk fiton dot gjë. Dhe shumë Shqiptarëve, si gjakftohtë që jemi, na mungon durimi.
Së dyti është dorëzimi. Ky shpesh vjen nga mos patja e durimit. Kur njerëzit nuk shikojnë fitime brënda javës, ata thjesht dorëzohen.
Së treti është nxitimi. Si shumë njerëz, edhe unë vetë e kam bërë këtë gabim. Të vjen një ide në kokë, dhe thua shpejt e shpejt të ble domainin, dhe instalon WordPress. Por para se të nxitoheni, duhen bërë planet; cfarë do të shkruaj në këtë blog/faqe, për kë do të shërbejë ky informacion, nga do e marr trafikun, a ka faqe të tjera si kjo, pra a ka kompeticion, etj. Bëjuni vetes këto pyetje para se të vazhdoni. Bëjini planet mirë.
Së katërti është pasioni. Për të filluar një faqe duhet të kesh pasion të madh për temën e faqes. Pa pasionin, je zero.
Një nga faqet me një potencial të shkëlqyeshëm është Feniksi.com. Kjo faqe, që e kisha me të vërtetë zili, është lënë pas dore që nga Dhjetori i 2011-s. Unë i di vetë kostet e faqeve, kështu që e di që ata që e kanë këtë faqe kanë shpenzuar shumë në këtë faqe. dhe tani, asgjë! Kjo është një ndodhi që edhe unë vetë nuk arrij t’a kuptoj. Pse? Përse kjo faqe, me kaq potencial të madh, është lënë pas dore?
Po e lë këtë temë të hapur për diskutime. Nga se mendoni ju vjen dështimi i shumë faqeve Shqiptare?

Lexo te plote tek ...
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
per mendimin ne shqiptaret nuk jemi te modernizuar dhe aq shume sepse une e kam vene re ne shume faqe shqiptare ne facebook dhe ne internet qe njerzit kacafyten me njerin-tjetrin kurse faqet e huaja,njerzit sillen me njerin tjetrin kurse tek ne jemi akoma ne luften civile te 1997 ku njeri shan dhe tjetri pellet si gomar dhe kshu me rradhe.
Kjo do te thote se shqiptaret jane te percare dhe te kafshe te eger.
Nejse jo te gjithe jane keshtu por shumica jane.
Por ne faqet shqiptare nuk ka edhe rregulla te rrepta por kusheriri im ka qene nje nder 5 administratoret e pare te faqes CUDIRA NGA BOTA ne facebook ne vitin 2009 dhe atehere ka pas rregulla por jo dhe aq shume te rrepta por ne rritjen e numrit te fansave rregullat sa vinin e behen me te rrepta.Si per shembull kush shante dhe bente trimin ne ate faqe,ate e hiqni direkt nga faqja si dhe me ka thene kusheriri se ka pasur edhe disa raste ku i kemi bllokuar edhe facebook disave qe shanin dhe benin karagjozin por kjo gje vazhdon akoma ta bejne edhe sot por kjo nuk ka te sosur.
Nejse kusheriri im iku pastaj ne vitin 2010 ne prill dhe iku nga administratoret sepse donte te mbyllte facebook.
Dua tju pyes juve zotit administrator a eshte e veshtire me e mbajt nje faqe ne internet dhe cfare duhet te bej per shembull per te hapur nje faqe ne internet?
Edhe dicka tjeter se kete faqe feniksi.com e kam pare disa here muaj me pare por pse e kane lene pas dore ,,d.m.th pse nuk punojne me ate faqe me?
po kjo faqja jeshil.com thote qe eshte ne punime por vazhdoni te jeni moderator akoma i asaj faqeje ose administrator?
Tani ju kuptova te gjitheve ju qe keni qene anetare te vjeter te albforumit dhe cuditesha pse vetem kta anetare beheshin moderatore dhe administratore por kuptova qe d.m.th ju qe keni kete faqe albforumi ,ju te gjithe administratoret dhe moderatoret jeni miq ose shoke te vjeter te ngushte dhe kusherinj apo jo?
 
Artikulli me siper eshte terhequr automatikisht nga Blog.al.

Ndersa Administratore e Moderator te Albforumit kane qene shpeshhere te panjohur, por jane njohur ketu e jane miqesuar pasi jane bere Moderatore e Administratore.
 
Klajdi Hëna

Forumium praecox
Ne fakt artikulli eshte terhequr automatikisht nga Tech.Al, jo Blog.Al!

Dhe 'The decatur', nuk jam admin/ose moderator ne Jeshil.com, por kur ka qene forum, behet fjale per ktu e kater-pese vjet, atehere kam qene moderator.
 
The decatur

Perjashtuar nga Albforumi
Ne fakt artikulli eshte terhequr automatikisht nga Tech.Al, jo Blog.Al!

Dhe 'The decatur', nuk jam admin/ose moderator ne Jeshil.com, por kur ka qene forum, behet fjale per ktu e kater-pese vjet, atehere kam qene moderator.
tani pse nuk jeni me?
 
Top