Al-Punk
Still here
Së pari desha të them se ky postim reflekton vetëm opinionin tim, dhe jo atë të faqes Tech.Al
Unë jam 21 vjec, dhe jetoj në SHBA. Kam qënë 13 vjec kur kam emigruar me familjen time. Që nga mosha 14 vjecare kam filluar të merrem me website të ndryshme. Si fillim kam qënë moderator në faqen të atëhershme shumë të populluar, jeshil.com (E njoh shumë mirë pronarin e asaj faqeje, sepse edhe ai jeton këtu diku afër meje).
Më pas, me ndihmën e Jeshil.com, kam filluar të ndërtoj një blog të vogël në BlogSpot, nga prej kujt fitova 15$, me të cilat më pas bleva një domain name, hosting, etj.
Nejse, mjaft për mua. Le të flasim për temën; Pse vallë shumë faqe Shqiptare dështojnë pas një viti, disa muajve, apo edhe pas disa ditëve? Ja pse, sipas mendimit tim.
Në radhë të parë, është durimi. Duhet të kesh durim tej mase për të mirëmbajtur një faqe apo një blog. Shumë persona duan që të fitojnë që ditën e dytë. Por realiteti është i hidhur, dhe nuk fitohet aq shpejt. Kush ju ka thënë që është lehtë për të bërë pare online, ju ka gënjyer. Po nuk pate durim, nuk fiton dot gjë. Dhe shumë Shqiptarëve, si gjakftohtë që jemi, na mungon durimi.
Së dyti është dorëzimi. Ky shpesh vjen nga mos patja e durimit. Kur njerëzit nuk shikojnë fitime brënda javës, ata thjesht dorëzohen.
Së treti është nxitimi. Si shumë njerëz, edhe unë vetë e kam bërë këtë gabim. Të vjen një ide në kokë, dhe thua shpejt e shpejt të ble domainin, dhe instalon WordPress. Por para se të nxitoheni, duhen bërë planet; cfarë do të shkruaj në këtë blog/faqe, për kë do të shërbejë ky informacion, nga do e marr trafikun, a ka faqe të tjera si kjo, pra a ka kompeticion, etj. Bëjuni vetes këto pyetje para se të vazhdoni. Bëjini planet mirë.
Së katërti është pasioni. Për të filluar një faqe duhet të kesh pasion të madh për temën e faqes. Pa pasionin, je zero.
Një nga faqet me një potencial të shkëlqyeshëm është Feniksi.com. Kjo faqe, që e kisha me të vërtetë zili, është lënë pas dore që nga Dhjetori i 2011-s. Unë i di vetë kostet e faqeve, kështu që e di që ata që e kanë këtë faqe kanë shpenzuar shumë në këtë faqe. dhe tani, asgjë! Kjo është një ndodhi që edhe unë vetë nuk arrij t’a kuptoj. Pse? Përse kjo faqe, me kaq potencial të madh, është lënë pas dore?
Po e lë këtë temë të hapur për diskutime. Nga se mendoni ju vjen dështimi i shumë faqeve Shqiptare?
Lexo te plote tek ...