Klajdi Hëna
Forumium praecox
Vini Re: Ky postim përmban vetëm opinionet e postuesit, Klajdi Hëna, dhe jo pikërisht ato të anëtarëve, përdoruesave, apo vizitorëve të faqes Tech.Al.
Të gjithë e dimë se Samsung është detyruar nga gjykatat Amerikane t’i kthejë kompanisë Apple afro $1 Miliardë. Një shumë kjo shumë e madhe. Dhe pas kësaj, Samsung do të ketë $1 Miliardë më pak në xhep. Por kjo mund të mos jetë një problem shumë i madh, sepse Samsung ka një numër të konsiderueshëm patentash në lidhje me shërbimin LTE, ose 4G, një shërbim ky që dalë ngadalë po përhapet në të gjithë Amerikën, dhe më vonë do të vijë në Evropë.
Mënyra e vetme e Apple të prodhojë celularë që mbështetin 4G LTE është të marrë lejë nga Samsung, për të përdorur patentat e këtij të fundit. Por për shkak të asaj që ndodhi, Samsung fare thjeshtë mund t’i thotë Apple-s jo, dhe mbaron muhabeti. Kjo hakmarrje mund të mos jetë e drejtë, por Samsung mendon se edhe vendimi i gjykatës ndaj saj nuk është i drejtë.
Pra në këtë mes, kompania e humbur është pikërisht Apple, dhe jo Samsung. Sepse për mua dhe ty 1 Miliardë Dollarë janë të pa imagjinueshme, por për kompania të tilla, nuk hynë në sy. Pra Apple ka fituar në kohën afat-shkurtër, kurse Samsung-u e ka atë ‘në xhep’ kur Apple të përpiqet të prodhojë celularë 4G LTE.
Lexo te plote tek ...